BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Biodiversiteti dhe rëndësia e tij në jetën tonë

Biodiversiteti dhe rëndësia e tij në jetën tonë

Aktiviteti i përditshëm i çdo njeriu është i lidhur me biodiversitetin dhe në këtë aspekt lind natyrshëm pyetja, çfarë dimë ne për biodiversitetin dhe a kemi ndikim të drejtpërdrejtë në të?

Në një raport special të publikuar në tetor të vitit 2015 nga Eurobarometër “Qëndrimet e Europianëve kundrejt Biodiversitetit” për të kuptuar se sa të familjarizuar janë qytetarët europianë me termin “biodiversitet” ata u pyetën “Keni dëgjuar ndonjëherë për biodiversitetin”?

Nga përgjigjet rezultoi që pjesa më e madhe e kishin dëgjuar termin “biodiversitet” por më pak se 1/3 e tyre e kuptonin së çfarë donte të thoshte ky term. Dhe rreth 2/3 e qytetarëve europianë të anketuar nuk e dinin kuptimin e termit biodiversitet.

Biodiversiteti është tipari më kompleks dhe më thelbësor i planetit tonë, ai është shumëllojshmëria e jetës në tokë në të gjitha format dhe ndërveprimet. “Diversiteti biologjik” nënkupton shumëllojshmërinë midis organizmave të gjallë nga të gjitha burimet tokësore, detare apo ekosisteme të tjera ujore, në tërësinë ekologjike të së cilës ato janë pjesë, kjo përshin diversitetin brenda specieve si dhe diversitetin ndërmjet specieve dhe ekosistemeve[1].

Meqenëse ne jemi duke parë gjithnjë e më shumë drejt objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, ai që duhet të kemi në konsideratë është biodiversiteti i cili është një element jetik për mirëqenien e planetit tonë dhe për cilësinë e jetës së njeriut. Njerëzit janë të varur nga funksionimi i ekosistemeve për disa arsye: ekosistemet prodhojnë oksigjen, pastrojnë ujin dhe ajrin, krijojnë rezerva ujore dhe i qarkullojnë ato, rregullojnë klimën, krijojnë shtresat e punueshme të tokës, parandalojnë erozionin dhe dëmtimet nga përmbytjet, ofrojnë lëndë të parë si dhe japin ushqim dhe bimë për mjekësinë. Shumica e këtyre shërbimeve që ne marrim nga ekosistemt nuk mund të zëvendësohet nga teknologjia njerëzore kundrejt asnjë kostoje.

Vendi ynë dhe mbrojtja e biodiversitetit.

Shqipëria, edhe pse një vend i vogël, shquhet për larmi të peizazheve biologjike dhe radhitet ndër vendet me biodiversitet të lartë në Europë. Larmia e ekosistemeve dhe habitateve, ofrojnë një shumëllojshmëri të lartë të llojeve të bimëve dhe kafshëve. Rreth 32% e të gjithë florës evropiane ndodhet në Shqipëri. Flora shqiptare është e lidhur ngushtë me florën e rajonit të Mesdheut, si dhe me florën e Alpeve Evropiane Jugore dhe më gjerë. Diversiteti i peizazhit brenda vendit rrjedh nga karakteristikat natyrore dhe origjina e lashtë e Shqipërisë, si dhe aktiviteti i shoqërisë njerëzore. Gjithashtu Shqipëria shquhet për një diversitet të lartë të burimeve gjenetike, llojeve dhe ekosistemeve. Në vendin tonë rriten rreth 400 lloje bimore të cilat janë ballkanike, kjo tregon që Shqipëria ka një larmi të pasur të florës dhe faunës.

Për të mbrojtur këtë larmishmëri të peizazheve si dhe larmishmërinë e florës dhe faunës në vitin 2000 është miratuar Strategjia e parë për Biodiversitetin në Shqipëri dhe që nga ajo periudhë janë bërë përpjekje lidhur me çështjet e mjedisit apo dhe drejtpërdrejtë me biodiversitetin. Janë ngritur struktura siç është Ministra e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura si dhe është miratuar një legjislacion mbi çështjet e mjedisit, mbrojtjes së natyrës dhe ndërgjegjësimit të publikut. Në janar të vitit 2016 është miratuar Dokumenti i Politikave Strategjike për Mbrojtjen e Biodiversitetit që identifikon qartë fushat kryesore të punës, përkatësisht: rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura, hartimin e planeve të menaxhimit dhe zbatimin e tyre; plotësimin e kuadrit ligjor në përputhje me BE-në për natyrën dhe mjedisin; eliminimin e prerjeve të pyjeve dhe gjuetisë së paligjshme, si dhe aktivitetet e ndërtimit të kapaciteteve dhe të zbatimit të planeve të veprimit për llojet dhe habitatet e rrezikuara. Republika e Shqipërisë ka aderuar në dy protokollet e Konventave të Diversitetit Biologjik:

- Protokolli i Nagojës për akses në burimet gjenetike dhe ndarjen e përfitimit, aderuar me ligjin nr. 113/2012, datë 22.11.2012; - Protokolli Nagoya-Kuala Lumpur, shtesë në Protokollin e Kartagjenës për Biosigurinë, aderuar me ligjin nr. 112/2013, datë 22.11.2012; si dhe ka miratuar Ligjin Nr. 9587, datë 20.7.2006 për “Mbrojtjen e Biodiversitetit” i cili është azhurnuar me: - Ligjin Nr. 37/2013 datë 14.2.2013 dhe - Ligjin Nr. 68/2014 datë 3.7.2014

Po lind pyetja çfarë mund të bëjnë dhe duhet të bëjnë strukturat përgjegjëse lidhur me mbrojtjen e biodiversitetit?

Hapi i parë që duhet të ndërmerret për mbrojtjen e biodiversitetit ka të bëjë me informimin e qytetarëve për rëndësinë që ka biodiversiteti në jetën e tyre. Gjithashtu duhet të ofrohet siguri që çështjet lidhur me biodiversitetin merren në konsideratë kur bëhet fjalë për planifikimet e investimeve të reja në infrastrukturë. Duhet të bëhet e mundur një implementim më i mirë i legjislacionit në fuqi për biodiversitetin. Të punohet për rigjenerimin e natyrës dhe biodiversitetit në rastet ku është dëmtuar nga njerëzit. Strukturat përkatëse të sigurohen që subvencionet për bujqësinë dhe peshkimin nuk dëmtojnë biodiversitetin. Me krijimin e AKZM duhet të punohet për zgjerimin e zonave të mbrojtura të cilat kanë ndikim direkt në përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe biodiversitetit. Duhet të promovohen kërkimet që kanë të bëjnë me humbjen e biodiversitetit si dhe të miratohen ligje më të forta për mbrojtjen e natyrës dhe të biodiversitetit.

Në përmbushje të detyrimeve të tij kushtetuese, Kontrolli i Lartë i Shtetit përkatësisht Departamenti i Auditimit të Performancës ka në fokusin e tematikave për auditim edhe çështjet e mjedisit dhe nëpërmjet kryerjes së këtyre auditimeve ai ka kontribuar dhe do të vazhdojë të kontribuojë nëpërmjet dhënies së rekomandimeve për përmirësimin e të gjitha çështjeve të lidhura me mjedisin përfshirë këtu edhe biodiversitetin. Auditime të tilla si: “Implementimi i Politikave Qeveritare për Mbrojtjen e Mjedisit”, “Menaxhimi i Parqeve Kombëtare”, “Ruajtja e Ekosistemit të Parkut Kombëtar të Prespës”, “Cilësia e Ajrit”, që janë kryer nga KLSH apo auditimet që po kryhen aktualisht me në fokus mjedisin janë një përpjekje e KLSH për të dhënë kontributin e saj si një Institucion Suprem Auditimi bashkëkohor i cili ashtu si dhe SAI-t e tjera ka kuptuar vlerën dhe rëndësinë e mjedisit dhe biodiversitetit në jetën e qytetarëve dhe nëpërmjet rekomandimeve të tij përpiqet të kontribuojë në përmirësimin e situatës.

Zvogëlimi i numrit të specieve të kafshëve dhe të bimëve, i habitateve natyrale dhe i ekosistemeve apo më keq akoma mundësia e zhdukjes së tyre, është një problem serioz në nivel global. Sipas raportit special të Komisionit Europian ka një numër faktorësh që kërcënojnë biodiversitetin siç janë: ndotja; fatkeqësitë e shkaktuara nga njerëzit si dëmtimet e shkaktuara nga industria apo shkarkimi i vajrave në mjedis; ndryshimet klimaterike; mbishfrytëzimi i burimeve natyrore si peshkimi mbi normat e lejuara, gjuetia pa kriter, shfrytëzimi i tokës bujqësore mbi kapacitetet e saj; shpyllëzimi dhe humbja e habitateve dhe llojet invazive.

Ruajtja e biodiversitetit jo vetëm që siguron mbrojtjen e organizmave që na rrethojnë si dhe burimet që këto organizma kanë nevojë për të mbijetuar por gjithashtu mbështet pritshmëritë tona për një cilësi më të lartë të jetës në të ardhmen.

Duke pasur në konsideratë se sa pak njohuri ne kemi rreth mënyrës se si funksionon natyra, ruajtja e biodiversitetit si një investim i rëndësishëm për të ardhmen është dhurata më e çmuar që ne mund t’u lëmë brezave të ardhshëm.

Audituese, KLSH / Nga Ermira VOJKA*