BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Opinion / Editorial

Biometria, elektronika, administrata zgjedhore, por demokracia është sistem i hapur!

Biometria, elektronika, administrata zgjedhore, por demokracia është

Sigurisht që zvarritja në dakordësinë mbi reformën zgjedhore është e njëjtë me ngutjen. E para tenton sabotimin, kurse e dyta, ka si produkt "të keqen" dhe absolutisht krijimin e një marrëzie politike ku Shqipëria ka hyrë që në 26 maj të vitit 1996-të, ku Sali Berisha pa asnjë nevojë konkrete me arrogancë, vodhi dhe përdhunoi zgjedhjet e lira dhe të drejta përfundimisht në Shqipëri!. Jam i qartë se sot kanë shtyrë për zbatim afatesh të huajt, por as ata nuk kanë për të zgjidhur asgjë sepse në politikën shqiptare si afatet dhe burrnia apo dhe parimet janë diçka që jo vetëm nuk respektohen, por as që njihen fare. Të prodhosh nga ana tjetër një reformë të ngutshme apo të bësh një rregullim pa vlerë është si të shkosh me zor në parukeri kur flokët t’i ka marrë zjarri. Duke luajtur me të, do të thotë të bësh veprime të gabuara. E në fakt, ja kanë me hile zgjedhjeve të gjitha palët atje në tryezë dhe zonja Hajdari dhe pse ka pasion dhe më tepër të drejtë, me ngutjen dhe artikulimin e saj gramatiko-narrativor akoma jo të qartë dhe të qetë, nuk është e zonja t’i mbushë mendjen, ose t’i bëjë që ta besojnë dhe atyre të tronditurve për rëndësinë e madhe që ka ideja e saj. PS nuk do gjënë më të qartë, e cila kërkohet nga opozita me të drejtë dhe që është sëpaku "njohja biometrike e individëve apo shtetasve shqiptarë" jo me firmat dhe shkrimet-vula në komisionin (sepse ato manipulojnë gjithmonë) e një qendre votimi, por nga sistemi për të cilin ne kemi dhënë shenjat e gishtave. Ka sa të duash mënyra për të aplikuar këtë sistem fare të thjeshtë për të cilin Gjiknuri nuk duhet të bëjë kaq shumë të diturin kur komandanti i tij Rama, administroi një shoqëri të tërë në pandemi me anën e e-Albania - ti dil, ti jo, ti ke leje dhe ti jo! Shumë më i thjeshtë është sistemi i kartës apo numrit të pasaportë që futet dhe sistemi biometrik njeh personin, i cili merr një fletë duke vendosur dhe gishtin, pastaj voton dhe printin e hedh në kuti të votimit duke qenë dhe rezultati i qartë. Asgjë nuk duhet përveç provave gjashtë muajt e fundit (para zgjedhjeve për ta kolauduar sistemin rreptësisht) dhe një kontroll ligjor mbi administratorët që duhet të përgjigjem për ruajtjen dhe mos manipulimin si nga jashtë dhe nga brenda. Kjo bën të mundur dhe në një farë mënyre, nxjerrjen jashtë loje të partizanëve komisionerë të PS, PD dhe LSI. Sepse ata nuk është se janë kaq shumë politikanë se sa nuk janë burra dhe gra realisht (e kam fjalën për një pakicë militanteske aspak të ndershme) të ndershëm që nuk zbatojnë ligjin. Nuk duan të jenë të ndershëm dhe makina nuk i lejon apo sistemi nuk i lejon, përndryshe do vjedhin dhe manipulojnë si gjithmonë. E këtu nuk pikon asgjë që PS haptas dhe ndoshta të tjerët fshehtas nuk e duan këtë sistem. Nuk duan të shkojnë rilindasit në zgjedhje pa "aftësitë" e tyre "kreative" në zgjedhje. Sot ka sisteme të lira dhe shumë të mira që për një trupë zgjedhore që nuk do t’i kalojë kaq shumë në votim (do mungojnë shumë) 1 milion vetat të mos përhapet dhe provohet në të gjithë territorin. Me propozimin e opozitës për njohjen biometrike të votuesve dhe votimin elektronik, opozita ka të drejtë dhe kjo punë ka marrë fund. Nuk duan socialistët (rilindja) kjo do të thotë se nuk duan të lëshojnë kontrollin e tyre mbi zgjedhjet ku bazohet dhe manipulimi i tyre. Po të jenë dhe PD LSI që luajnë pjesën akoma më keq për ta dhe për të gjithë. Kurse PD-ja e Bashës duhet të bëhet një herë të vetme e sinqertë mbi sistemin dhe listat e hapura. Nuk mund të arsyetojë zoti Basha humbjen e mbi 230.000 votave në 2017-ën vetëm me grabitjet e mundshme të Ramës dhe Rilindjes. As nuk duhet të vazhdojë t’i konsiderojë ata të shitur te Rama se është turp. Kthimi i PD-së në patri demokratike bëhet duke pranuar dhe mos lëshuar asnjë centimetër hapësirë për ndryshimin e sistemit apo studimit të atij propozimi nga ambasada e USA dhe hapjen e listave, të cilat do të bënin të mundur dhe shtimin progresiv të votave që një parti opozitare duhet të marrë nga shoqëria në sajë të hapjes dhe paraqitjes së saj në demokraci të vërtetë. Kjo duhet të ishte dhe ajo e padiskutueshmja që PD duhet të kishte dhënë si opsion në tryezë. Kjo do t’i jepte me siguri të madhe dhe fitoren. Me lista të mbyllura PS sigurisht është më e fortë dhe më e qartë si strategji dhe përfitim. Mirëpo me sa duket akoma Lulzim Basha nuk është i qartë nëse e do pushtetin (maxhorancën qeverisëse) apo do Ramën më tepër se sa pushtetin që thotë - do të jem kryeministri juaj. Pushteti nuk është dhuratë, por arritje alternative dhe ide racionale në fitoren e mazhorancave në demokraci. Në këtë rast, ti në opozitë, duhet të jesh disa hapa para në pikërisht demokraci se sa tashmë plutokracia në neveritje e sipër për të gjithë - e një njeriu që doli krejtësisht në delir në kohë pandemie. Një individi (KM-ja) që shfrytëzoi pandeminë për të bërë shumë të këqija dhe arrogantin me të gjithë popullin që ka si administrim në anën ekonomike dhe financiare, por dhe atë politike dhe sociale. E ka tepruar kaq shumë dhe përditë kalon nga gabimi në faj, me anën e një policie tashmë të diskretituar dhe arrogante në cepat (periferitë) e veprimit demokratik. Janë drejt sistemit thellësisht hibrid që po rrëshqet në tirani "demokratike" ose më mirë një tiranie të vogël, që bashkëjeton deri sa ta lejojnë dhe ata jashtë - me demokracinë dhe me sisteme të tilla si NATO dhe BE. Si përfundim: nuk do të bëjnë asgjë për administratën zgjedhore, sepse as që bëhet fjalë se kanë njerëz jashtë partisë dhe urdhrave të saj dhe kjo është e sigurtë që ata nuk dinë asgjë tjetër, përveç bërjes pis dhe manipulimit të procesit. Çfarë mbetet? Mbetet që të krijojnë mundësinë e votës së administruar nga makina dhe njohjes biometrike të qytetarëve, të cilët fyhen duke ju nxirë gishti në Qendrat Zonale të Votës si të dyshuar të pafaj për dyshimin e votimit më shumë se sa njëherë. Po dhe që është një marrëzi demokracie në votim. Pra duhet njohja biometrike dhe votimi elektronik. Kurse më kryesorja është ndryshimin sistemit dhe hapja e listave me ligj. Kaq, të tjerat gjithmonë kanë për të qenë makiazh i kotë i reformës zgjedhore.