BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Bishtpërdredhura Evropë!

Bishtpërdredhura Evropë!

Loja politike e Evropës me qëllim që të ruajë ekuilibrat, në interes të vet dhe në kurriz të popujve ende vazhdon. Më fatkeqi dhe më të ndëshkuarit në këtë mes dolën shqiptarët, e sidomos ata të trevave tona në Dardani e gjetkë. Po pse vepron kështu Evropa me ne?

Le të hidhemi për një moment në kohë mbrapa duke analizuar qëndrimet e saj dhe së fundi të mbërrijmë në përfundime të sakta se Evropa kjo bishtpërdredhur historike, asnjëherë nuk ua ka dashur dhe nuk ua do të mirën shqiptarëve.

Ish kancelari gjerman Otto Bismark, njeriu i egër i nacionalizmit gjerman pat deklaruar me kohë se për të «Albanien sei für ihn ein bloßer geographischer Begriff». ( Shqipëria nuk ish veçse një shprehje gjeografike). Dhe sikur të mos mjaftonte kjo deklaratë individuale e tij, në Londër, Konferenca e Ambasadorëve të vitit 1913, e cila do të vendoste për fatin e saj duke i copëtuar trojet tona dhe plotësuar orekset e fqinjëve të cilët aso kohe ishin të lidhur me perandoritë e mëdha, kush me Austro Hungarinë, kush me Francën e kush me Rusinë.

Por mos vallë do të mjaftonte kjo?

Në vitin 1915 po këto fuqi së bashku me Rusinë do të hartonin Traktatin e fshehtë po në Londër, por tashmë ky nuk ish vetëm një traktat skllavërie, por në thelb kish planifikuar zhdukjen tërësore të Shqipërisë e cila ish e dënuar të mos jetonte më duke e ndarë krejt vendin tonë Italisë Greqisë dhe Serbisë me Malin e zi. Ky ishte plani më i egër në përmasat e zhdukjes së identitetit kombëtar dhe një genocidi me përmasa apokaliptike ndaj një populli. Ishte fat i madh që nuk u realizua dhe ngeli vetëm në letër. Megjithatë, kalvari i vuajtjeve nuk na u nda gjatë gjithë kohës duke futur këtu dhe dy pushtimet si gjatë Luftës së Madhe nga Italia imperialiste, ashtu dhe asaj të dytë botërore nga fashizmi italian “ tradicionali” i pushtimeve i shek. Të XX-të dhe nazizmit gjerman.

Lufta Nacionalçlirimtare dhe pjesëmarrja e popullit shqiptar deri në fitoren e saj, do të ish një nga evenimentet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë. Falë partizanëve tanë legjendarë, Shtabit të përgjithshëm me Komandant Enver Hoxhën dhe pjesëmarrjen masive të popullit; që Shqipëria radhitet edhe sot në podiumin e nderit të vendeve fituese. Po të ish se tonin e luftës do ta jepnin kolaboracionistët ballisto- zogistë, Shqipëria do të ish e copëtuar e gjymtuar në kufijtë më të ngushtë të saj. Por kishte perënduar koha e pazareve në kurriz të këtij populli.

Kosova dhe viset e tjera si Çamëria, Hoti-Gruda, etj për ne ngelën plaga e dhimbshme sepse fuqitë e mëdha përsëri kishin vendosur që të gjitha vendet mbas fitores mbi fashizmin do të ruanin pozitat e kufijve të para luftës dhe u ndaloheshin rivendikime tokësore. Në këto kushte, përfitoi vetëm Titoja, i cili jo vetëm që nuk e lëshoi Kosovën, por ëndërronte si republikë të shtatë të federatës dhe gjithë Shqipërinë.

Shpërbërja e Jugosllavisë mbas viteve 90-të të shekullit të kaluar, si rezultat i luftërave për pavarësi i popujve të kësaj federate dhe fitorja e lirisë së popujve të ish këtij grupimi, i dha një goditje të rëndë nacional shovinizmit serb. Nëse popujt vetëvendosën për fatin e tyre... po shqiptarët a vendosin, apo për të përsëri do të vendosin të tjerët? Ne qenkëshim të dënuar. Edhe pse luftën e fituam, Evropa na vendosi në të njejtën bankë me pushtuesit serbë, në një bankë me ata që na vranë, na dogjën duke shkrumbuar e shkretuar çdo gjë.

Por hilja e bishtpërdredhurës filloi që para lufte me “këshillat e saj të urta” që të hiqnim dorë nga irredentizmi, separatizmi me qëllim që të mos bëheshim ne shkaktarët e një lufte ballkanike, duke na udhëzuar të vet përmbaheshim- por ja që qejfëvllovën Evropë, nuk e pyetëm dhe nuk mundëm më që të përmbaheshim. Dihet dhe është postulat i padiskutueshëm që kur popujt ngrihen e luftojnë për vet, nuk ka forcë më që ti ndali deri në fitoren përfundimtare. Por si na qenkësh e mundur kur deri dje ish kundër luftës tonë për çlirim, sot na u bë”aleat”? Aleat i thënçin, sepse teksa Kosova bombardohej nga forcat militare serbe me egërsinë më të madhe avionët e NATO-s hidhnin shashka tymuese, sepse edhe të ashtuquajturat bomba i hidhnin në ujrat e Adriatikut larg shumë larg brigjeve

Nuk është e rastësishme! Evropa donte ta kish mirë me Rusinë e cila është aleate tradicionale e Serbisë. Acarimi i konfliktit dhe futja serioze e Evropës do të zemëronte “Ariun e Rusisë” dhe dihet se putanat mund të lozin me veten, por ama jo me zjarrin se me zjarrin s’bëhet shaka dhe Evropa këtë e di mirë!
Natyrisht që mbas çdo lufte ka një paqe dhe qetësisht gjykohen shkaktarët e tragjedive të popujve. Të gjykosh qetësisht do të thotë të gjykosh kriminelët dhe shkaktarët kryesorë të këtyre tragjedive. Nuk mund të vendosësh në një bankë okupatorin, i cili vrau, masakroi në mënyrën më barbare që do të rrënqethej dhe opinioni mbarë botëror, me çlirimtarët e vendit. (Në të gjitha ish republikat gati gjysmë milion banorë të vrarë dhe masakruar nga forcat ushtarake serbe) Sepse të bësh një veprim të tillë duke i gjykuar dhe viktimën dhe agresorin në pamje duket paanshmëri, por jo është padrejtësi dhe ku?! Pikërisht atje ku shpresohet drejtësia.

Mbas Hagës na u ngrit një e ashtuquajtur “Gjykatë speciale” e cila do të thërriste nën akuzë për “krime lufte” komandantët e formacioneve çlirimtare si F. Limaj R. Haredinaj A. Syla, Lahi. Ibrahimaj, S. Lushtaku e të tjerë.

Natyrisht që trimat nuk frikësohen në asnjë situatë, po përse duhej kjo? Cili ishte qëllimi i Evropës? Mos vallë Evropa i bën lëshime të një pas njëshme Serbisë me qëllim që ta marrë me të mirë e ta përkëdheli? Apo kërkon t’i japë mesazhe Putinit, i cili shkoi në Beograd se ja... ne nuk kemi për t’i bërë lëshime Kosovës? Për çfarë lëshimesh bëhet fjalë, sepse në se ka gabime, ishin ato që bëmë ne shqiptarët që dëgjuam Evropën duke mos u bashkuar me Shqipërinë e duke tjetërsuar flamurin. Të dy këta elementë të betimit ushtarak të UÇK-së, nuk u realizuan dhe sa të ketë interesa Rusia dhe t’u shkeli njërin sy Franca, bashkimi me Shqipërinë do të ngelet një ëndërr e shkruar nëpër dokumentet e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Dhe si për ironi një ditë para se Presidenti A. Vuçiç të nisej për në Bruksel, Putini i Rusisë së madhe me urgjencë shkon në Beograd duke e dekoruar atë (Aleksandrin) me “Urdhërin e shën Aleksandrit”.

Evropa dridhet dhe kërkon të gjykojë fitimtarët S. Lishaku e L. Ibrahimaj. Paradokse të gjykatës speciale ashtu sikurse e lejuan kriminelin boshnjako-kroat Sllobodan Praljak të pinte helmin para tyre duke e kthyer në të kundërt gjithë procesin. Krimineli do të bënte një akt heroik!

Por Evropa ka dhe një hall tjetër, i cili duket i parëndësishëm, por në fakt në kushtet e sotme ka vlera të mëdha. Duke goditur udhëheqësit ushtarakë të këtyre lëvizjeve për çlirim, Evropa direkt me këto akte kërkon që të tulasë e të ulë hovin revolucionar të popujve dhe dëshirën e tyre për të qenë sovranë të lirë e të pavarur. Shkurt thirrja për t’u gjykuar çlirimtarët është një turp i madh për këtë institucion i cili me të vërtetë i ka mbyllë sytë me shami dhe nuk shikon se kush është fajtori i vërtetë!

Dhe presim ne që nën shembullin e Evropës... të kemi një drejtësi të paanshme! (E vërtetë që do të kemi por ama... me peshore të anuar)!

Nga Ylli MEÇE