BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Bixhozxhinjtë politikë

Bixhozxhinjtë politikë

Në jetën tonë të përditshme jetojnë në një simbiozë perfekte bixhozi real, kumari i kazinove dhe ai online, llotot e dhjetra forma ku hidhen kuturu paratë e shqiptarëve, duke lënë prapa borxhe pa fund, sherre varfëri ekstreme, shkatërrim familjesh, divorce deri edhe humbje jete e vrasje. Dhe bixhoz politika! Është ndërtuar një perandori e fuqishme e lojërave të fatit, që e ka shtrirjen që nga skajet deri në qendër të atdheut tonë në “Bllokun” e famshëm të Tiranës dhe jo vetëm. I gjemë lojërat e fatit atje ku serviret një kafe 50 lekëshe, më tutje ku shiten makarona apo presh, domate a patate. Ata që janë në kërkim të “fatit” lënë perimet pa i blerë në tezga dhe drejtohen te makineritë e bixhozit, ku nisin të lëvizin levat, të hedhin zaret, blejnë skedina. Të tjerët, pasionantë të zjarrtë që u zien bixhozi në shpirt, shkojnë nëpër lëndina, qosheve pas pallateve, nëpër rrugët me baltë, jo për të kënaqur syrin dhe të thithin ajër të pastër po të shfryjnë pasionin në garat me kafshët e pafajshme. Dhe vënë përballë qentë e pëllumbat deri tek gjelat në duele jete. Jeshilja e barit mbulohet me njolla gjaku, nga përleshjet e kafshëve paqësore. Sa më i varfër një i sëmurë nga pasioni për të luajtur, kumarxhiu i etur për të shtënë fall në rulota dhe për të lënë peng qindarkat e fundit të xhepit të grisur. Edhe pse ato pak të holla janë për bukën e përditshme, apo është vetëm ndihma ekonomike.

Po para ruletave nuk përulen vetëm varfanjakët që u është futur në gjak bixhozi. Mes tyre janë të shumtë ata që në mbrëmje nga ekranet e televizioneve na bëjnë moral kundër kumarit dhe në mëngjes para se të pijnë kafen zbresin rëndë- rëndë, drejtë kazinove të që janë fare pranë dhe aq të dendura sa do t`i kishin zili edhe kafet për të provuar fatin. Klientët VIP nuk janë të paktë që i kanë kthyer kazinotë në shtëpinë e tyre, po ata le të harxhojnë sa të duan miliona se nuk i ndjejnë pasi thesi nga i marrin, mbushet përditë. Fatkeqë mbeten si gjithnjë ata që nuk kanë asgjë dhe provojnë fatin për të fituar duke ëndërruar si në fëmijërinë tonë, kur shikonim ëndrra natën po në mëngjes sapo hapnim sytë, kur prisnim të gjenim nën jastëk monedhat me të cilat do visheshim apo do blinim karamele, gjenim vetëm dyshekun. Paratë e ëndrrave kishin avulluar si vetë ëndrrat tona. Po ishin vetëm para në ëndrra gjatë natës. Kumarxhinjtë i shikojnë këto ëndrra në çdo sekondë në njëzet e katër orë të ditës. Po vesi i bixhozit del vetëm me shpirtin dhe zor të gjejë kumarxhiu rrugën e kthimit, pasi është zhytur në baste e kazino në kërkim të parasë që bie nga qielli.

Këto ditë, vendimi qeverisë për mbylljen e basteve dhe spostimi i kazinove në hotele me pesë yje, larg qendrave të banuara apo mbyllja e llotove dhe lejimi i tyre vetëm nga interneti, si dhe nisma për ta kaluar këtë ligj me procedurë të përshpejtuar, ka ngritur një stuhi të fuqishme në politikën tonë. Edhe këtë nismë e ka marrë si aksion të vet politika. Dhe lojtarë janë politikanët. Nëse bastexhinjtë janë cënuar në pasionin e tyre dhe i qajnë hallin fatit që nuk po u ecën në roleta, bixhozxhinjtë e politikës, janë më të shqetësuarit në këtë betejën anti bixhoz. Në ndihmë të aksionit të tyre tanimë jo në rolin e kumarxhiut profesionistë apo të drejtpërdrejtë, janë rreshtuar kundër edhe pse njihen efektet e thella sociale dhe është mirëpritur nga opinioni i gjerë i shoqërisë e mbështetur fuqimisht nga komunitetet fetare, të cilët evidentojnë problematikat e shumta që sjellin lojrat e fatit në jetën e qytetarëve dhe shkatërrimin e moralit të shoqërisë, duke ushqyer veset deri edhe krimet e rënda. Politikanët që duhet të ishin sot bashkë për të hequr nga qafa e shqiptarëve një lak që të vdes, janë përqendruar në një front kundër nismës së qeverisë. Për këtë janë mobilizuar, jo vetëm politikanët në opozitë e ndonjëri në mazhorancë, pasi ligji bie ndesh me vesin e kumarxhiut, por edhe forca të nëndheshme, shumë prej tyre në akord me politikën deri nga qelitë e burgut në mesazhe të forta, kërcënime e ultimatume për të penguar inisiativën edhe pse e vonuar është nga lëvizjet me interes të shoqërisë dhe vendit tonë. Në këtë nismë mund të kritikohet gjithçka. Të analizohet përse u lejua shtimi i lojërave të fatit në një periudhë të shkurtër dhe pse nuk u frenua hap pas hapi nga organet ligjzbatuese. Mund të analizohet fakti që duhej një diskutim i gjerë me grupet e interesit, si dhe publikimi i masave që do merren për të shëruar plagët sociale të atyre që e kanë lidhur jetën jo me kumarin, po kanë vënë në dispozicion të kompanive dhe individëve që mbështesin me logjistikë këtë industri që, edhe pse me probleme të rënda në shkatërrimin e ekonomisë familjare e dëmtimit të moralit shoqëror dhe shtimit të vesit si dhe humbjeve me pasoja shkatërruese për familjet shqiptare duhen trajtuar e ndihmuar për të rimarrë veten. Është i pafajshëm një i punësuar në lojërat e fatit. Është pa faj një sipërmarrës që ka vënë në dispozicion një mjedis për kumarin e kazinotë. Ndaj tyre nuk mund të mbahet i njejti qëndrim me ata që vënë në veprim vesin dhe etjen për fitim apo zgjedhin të vënë në provë fatin në roletë. Në këtë drejtim mund të bëhet më shumë edhe për periudhën tampon tetor - dhjetori me synimin që një problem social të mos shoqërohet më problematika të tjera të mbetjes pa punë të atyre që ushqejnë familjet, jo duke luajtur fatin, po që vihen në shërbim të lojtarëve. Pra prapavija e bixhozit, të cilët edhe pse tërë ditën para shkëlqimit të ruletave asnjëherë nuk kanë provuar të vendosin edhe një lek të vetëm për ta provuar. Kjo kategori kërkon mbrojtje dhe trajtim nga shteti, Ministria e Financave, Shëndetësisë, etj. I duhet dalë në krah kësaj kategorie e cila është e pafajshme dhe nuk mund të trajtohet njësh me pacientin edhe “infermieri” që kuron të sëmurin. Ata nuk duhen parë si viktima të bixhozit.

Po ç`ndodhi në spektrin tonë politik sapo qeveria ndërmori këtë nismë? Të parët që u deklaruan kundër ishin liderët e PD-së. Ish kryeministri Sali Berisha e kundërshtoi si gjithë inisiativat qeveritare, reformat, investimet publike. Për të nuk është halli te kazinotë, po tek zhurma dhe minimi i një nisme të tillë e cila prej tij përdoret për të goditur, jo thjeshtë nismën, po nismëtarët. Pikërisht për këtë zgjodhi të akuzojë se lojërat e fatit do bëhen monopol i qeverisë dhe kjo lëvizje nuk është luftë kundër bixhozit, po përqendrim i lojërave të fatit tek klientët qeveritarë. Te oligarkët bixhozxhinj. Edhe kur sqarohet mekanizmi si do veprohet, edhe kur bëhet transparente tërë nisma dhe masat që do merren, ai qëndron në pozicionin agresiv për të demaskuar, jo lojërat e fatit, po “lojën” e qeverisë. Po nuk është i vetmi. Nga pjesa tjetër e opozitës, deklarohet se kjo është vetëm një lojë, e cila nuk ka për të ndodhur. Nënkryetari i LSI, si kurdoherë nuk mund të lërë ti iki një shans kaq i madh nga dora, tha se: - LSI e ka pasur këtë ide që dy vjet më parë dhe nuk është e vërtetë se kemi qenë bllokues të kësaj nisme. Kjo është një manovër e Ramës. Dhe do ta shikoni se nuk ka për tu realizuar. Bixhozpolitika shqiptare, shumë prej të cilëve e kanë shndërruar politikën në bixhoz që shtrihet në njëzetë e tetë mijë kilometër katrorë, edhe pse këto ditë flasin për bixhozin real, ata mendjen e kanë te bixhoz politika. Në skedina e kazino, apo lloto ndiqet fati dhe një në një milion mund të fitojë, politikanët tanë kërkojnë nga bixhozpolitika të fitojnë në çdo lojë. Politika luan në errësirë pa ndriçim, pa perspektivë, pa rreze drite në fund të tunelit të rrëmujshëm që po jetojmë. Dhe ky bixhozi politikë është ku e ku më i ndërlikuar, i frikshëm e i amoralshëm me atë klasik. Kur luan bixhoz politika e pëson jo një individ, po një komb. Ky bixhoz i politikanëve është ku e ku më shkatërrues nga ai i kazinove e skedinave. Kështu bixhozxhinjtë tanë politikë kanë vënë një bast të rëndë, ku luajnë jo fatin individual, po tërë Shqipërisë. Sa kanë futur këmbët në politikë dhe kanë marrë mandatet e deputetit apo emërime në pozicione kyçe i janë futur roletës politike. Këta lojtarë të kalitur në bixhozin politikë, ruletë kanë kthyer një Shqipëri të tërë dhe në vend të parasë, përdorin si monedhë jetën e njerëzve, të cilët i kanë hedhur në baste kombëtare dhe i kanë nxjerrë në pazarin e gjësë së gjallë. Shihni bixhozin që luhet me deputetët. Si hidhen në kumar për t’i blerë. Si kalojnë nga një ruletë tek tjetra. Shikoni si e luajtën ruletën deputetët tanë të nderuar në Bruksel, ku vunë mbi syprinë, jo dollarë e euro, po vet Shqipërinë. Dhe përfundimi dihet.

Dëgjoni si i trajton situatat politike dhe bën bixhozxhiun, kryetarja e LSI, zonja Monika Kryemadhi, e cila edhe pse jam i bindur që është kundër kumarit arrin të parashikojë si në lloto fatin se si do t’i vejë jeta Ramës, nëse do pësojë tronditje mendore nga presioni i popullit opozitar, apo do dorëzohet para fuqisë së LSI!

Njihuni me deklaratën, jo për here të parë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Si në ruletë kërkon të provojë fatin e së ardhmes së tij politike, duke analizuar situatën e sotme dhe duke u betuar se zgjedhjet nuk do bëhen me Edi Ramën kryeministër! Se strategjia opozitare nuk janë fitorja në zgjedhje, po përmbysja me dhunë e kryeministrit. Do ta përmbysim atë, -thotë ai dhe pastaj do ketë zgjedhje. Dhe lojtari i politikkumarit Basha, lë pas çdo kumarxhi profesionist, pasi ai luan me detyrim- përcaktim dhe nuk lë radhë.- Unë pasi dëgjova deklaratën “Basha”, menjëherë gjykova si ai. – Mirë pa Ramën që është kuçedra e demokracisë, po përse duhet të hyjmë në zgjedhje me Lulzim Bashën?! Dhe arsyetoj me logjikën e tij. Mua dhe shumë të tjerëve, ai nuk na pëlqen fare. Nuk e duam të jetë kryeministri ynë nesër! Na pengon përparimin. Është kundër rotacionit me votë. Është i kapur nga krimi. Është i akuzuar për vrasje. Ka bërë aleancë me djallin. Ka fabrikuar shpifje. Na ka bombarduar me Babale. Ka marrë në gojë tërë dynjanë, ka akuzuar pa asnjë provë e fakt. Na ka sjellë në dhomat e pritjes, në kuzhina, në menunë e drekës dhe darkës sherrnajat, Rexhepët e Niklës, Stresët, Nuhët, Zaganët dhe qindra ngjarje që nuk i ka provuar kurrë. Na ka shfaqur video, ku ka anatemuar tërë shoqërinë e politikën pa sjell fakte. Po jo vetëm kaq. Nuk dua të shkoj me të në zgjedhje se largoi themeluesit e PD-së, i hoqi nga listat e deputetëve. Nuk pranoj të marr pjesë në zgjedhje se vodhi fitoren në Bashkinë së Tiranës. Se akuzohet për një shumë marramendëse në “Rrugën e Kombit”. Se thonë që ka gisht në vrasjet e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Thonë, se unë nuk kam asgjë të provuar, po flas me gjuhën e supozimeve, bëj rolin e bixhozxhiut si të isha edhe unë bastexhi. Atëherë, përse të futemi në zgjedhje me një lider që ka mbi shpinë tërë këto mëkate? Si ta pranojmë një kryeministër të nesërm me tërë këto mëkate?! Përballë nismës qeveritare për mbylljen e bixhozit dhe vendosjen e rregullave drastike të kontrollit të tij si në gjithë botën, ka nisur një përplasje e madhe. Edhe të dënuarit nga burgu janë bërë pjesë e garës. Në këtë lojën me bixhozin dhe ligjin për mbylljen dhe vendosjen e tij mbi baza ligjore, sillen si profesionistë llotosh e kazinosh politikanët tanë që e kanë shndërruar politikën në një kazino të stërmadhe. Janë vënë në sprint bixhozxhinjtë klasikë me politikanbixhozxhinjtë. Bixhozxhinjtë politikë kërkojnë fatin në fatkeqësinë tonë, duke vënë peng, jo dollarë po Shqipërinë e shqiptarë.

Nga Bardhyl BEJKO