BREAKING NEWS

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora
x

Opinion / Editorial

Bllok "koronës" por akoma më shumë idiotëve të "vdekjes" nga frika!

Bllok "koronës" por akoma më shumë idiotëve

Në përgjithësi në qytetet ku u aplikua një "ndalim qarkullimi" i tillë, qytetarët u përgjigjën! Absolutisht me disa përjashtime tip "alla shqiptarçe" por u përgjigjën dhe kjo është një e mirë e madhe shoqërore, e cila vërteton se ka pjesë të gjëra të shoqërisë shqiptare që ndërgjegjësohen dhe marrin vesh! Ashtu sikundër  ka idiotë që nuk duan të binden apo përvidhen në ekstremet e tyre folklorike të pa përgjegjëshmërisë dhe mos bindjes në bazë karakterin primitiv që kanë. Kur në përgjithësi u bindën në Shkodër e cila "nuk bindet kurrë" do të thotë se Shqipëria ka një pjesë të madhe qytetarie që merr vesh! Sigurisht dola dhe filmova e fotografova, sepse ishte dhe ditë e bukur dhe padyshim njerzit zbatuan në një masë të madhe kushtet që ju imponon korona virus dhe për pasojë masat esktreme të qeverisë! Kjo është koha dhe kështu duhet bërë! Dua të them se modeli i përballjes së koronës ka dy segmente dhe ai ekonomik akoma duket jo mirë i qartë dhe si qeverisje dhe si privat! Ç'do bëhet me bisnesin e vogël, me qeratë e tyre kur nuk punojnë dhe nuk fitojnë, me kushtet e  pagesës pa punuar në qoftëse vjen dita që zgjatet dhe papunësia si rezultat i mbylljes së punës! Me mbylljen e prodhimit të rëndësishëm dhe nga ku varet dhe jeta normale e qytetarëve.  Të tilla elemente ekonomike dhe financiare duan përgjigje! E prandaj vlen dhe "mbyllja" jonë në një auto karantinë për të shkurtuar sa të mundemi dhe efektin e një gripi të tillë, që nuk është se vret më shumë se gripi normal, por është tinzar dhe i shpejtë në përhapje duke shkaktuar panik dhe tmerr po të gjeti të pa përgatitur! Por dhe duke vrarë më të pa përgatiturit me sistemin imunitar të trupit të tyre!

Në këtë koncept, duhen zbatuar urdhërat dhe vendimet e qeverisë për ti bërë "bllok Koronës"! Po absolutisht bllok!  Kjo është detyrë e të gjtihëve dhe duhet që të sillemi të bindur në këtë drejtim!

Por një "bllok" të madh ju duhet bërë dhe dy kategorive idiote që sot kanë marrë në dorë rrjetet sociale apo social network-un me marrëzitë, tinzarllekun dhe alarmizmin akut kriminal! Këtyre dy kategorive sa idiote dhe të poshtra, ju duhet bërë bllok akoma më shumë, sepse kanë si qëllim të bëjnë një ketagori njerzish të "vdesin nga frika"! Të parët janë ato të lajmeve të rreme apo fake news të cilët shpikin mënyra dhe metoda alarmi dhe marrëzie në histerinë kolektive që një pjesë e njerzve të bëhen të sëmurët e frikës, pa pasur asgjë! Të dytët janë idiotët që përfitojnë politikisht! Të dy duan që frika të jetë "vdekja" reale dhe jo korona,  por pikërisht "koronën" duan të bëjnë armën e cila vret kaq shumë sa ne "duhet të vdesim nga frika e saj"! Kur faktet nuk janë kështu!  Janë njerzit që mbushin rrjetet me  parrullat e pafuqisë tonë administrative spitalore dhe qeveritare, me fuqinë e madhe të koronës që nuk pyet as për mjek dhe as për shërbim dhe as për izolim! Flasin dhe shkruajnë marrëzitë më të madha në FB dhe rrjete apo komunikim sa janë bërë të neveritshëm! Për fat të keq dhe televizionet e lajmet e tyre po bombardojnë orë çast duke mos lejuar momente relaksi dhe sidomos duke mos thirrur njerëz optimistë dhe të qartë të cilët të largojnë jo thjesht frikën, por të largojnë presionin mediatik të krijimit të panikut dhe mbajtjes së mendjes vetëm të "vdekja" nga korona!  Të tillë idiotë, japin receta akoma më idiote dhe merren me marrëzinë më të madhe të shkencës së mjeksisë! Japin kura që mund të bëjnë dhe dëme të mëdha dhe japin dhe këshilla që ngrejnë në alarm akut pleq dhe familjarë për fatin e zi që i pret nga korona dhe pafuqia jonë për ta luftuar atë! Po ti shtosh dhe politikanët idiotë ose njerzve kot kundër qeverisë dhe kundër vetes së tyre, atëhere frika bëhet dhe momenti kryesor për tu mbrojtur! Ajo që thonë në Itali dhe ajo që thonë sot në Europë dhe ajo që demostronin dje në Kinë është se - nuk duhet "vdekur" nga frika dhe se shteti, shoqëria, por dhe mjeksia duhet përballur me këtë të keqe, por pa qënë e nevojshme të "vdiset" nga frika! Kurse idiotëve që propogandojnë vdekjen nga frika, ju duhet bërë bllok! Absolutisht bllok për të qënë të sigurtë në luftën e të gjithëve kundër korona virusit!  Kjo e keqe, do të kalojë dhe atëhere shumica do kuptojë se më të këqinj se "korona" ishin propoganduesit e vdekjes nga ajo! Kurse në fakt të tillë propogandues janë dhe individët më të qelbur të shoqërisë sonë të cilëve më e pakta është ti bëjmë bllok!