Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bllokimi i lëvizjes së mjeteve në autostradë, sinjal alarmi për shtetin

Postuar: 12/01/2019 - 07:18

Reshjet e dëborës ia arritën të bllokojnë lëvizjen e mjeteve në autostradën e Kombit në mbrëmjen e së mërkurës. Ishte një bllokim disi i papritur për drejtuesit e mjeteve dhe qindra udhëtarë që lëviznin. Aq më tepër që ishte dita e parë e reshjeve. Kur ndodh kështu në ditën e parë, çfarë mund të ndodhë në ditët e tjera kur reshjet dëborës janë në kohën e tyre? Të mos harrojmë, të gjithë duhet të jemi të përgatitur, pasi siç na thonë të vjetrit “jemi në ditët e dimrit të egër”.

Tashmë, e rëndësishme është rihapja dhe normalizimi i lëvizjes së mjeteve në këtë aks rrugor, në kushtet kur reshjet e dëborës vazhdojnë pa ndërprerje. Po njëherësh çfarë ndodhi, është një sinjal alarmi se çfarë mund të ndodhë nesër, pasnesër në këtë aks rrugor që lidh Kosovën me bregdetin shqiptar. Nuk po themi për rajonin verilindor të vendit, për të cilin tashmë jemi të bindur të gjithë se nuk pyet kush. Bllokimi me lehtësi i autostradës së Kombit është një sinjal alarmi për të gjithë. Nuk kanë kaluar as 4 muaj që kur mori jetë dhënia me koncesion e kësaj autostrade, menjëherë u shfaqën dobësitë e para me një ashpërsi marramendëse. Pasi, kur bllokohet lëvizja normale, kur reshjet e dëborës nuk janë me ndonjë intensitet të lartë, çfarë mund të ndodhë nesër? Janë muajt e parë, po çfarë mund të ndodhë gatë 30 viteve sa është afati koncesionar, nëse do të vazhdohet të punohet me ritme të tilla siç po ndodh këto ditë?

Dhënia me koncesion e mirëmbajtjes së autostradës, tashmë ka nisur të japë frytet e para. Çmimi i biletës për banorët e rajonit verilindor janë rritur, dëbora edhe pse e imët ka mundur të bllokojë lëvizjen e të gjitha mjeteve duke krijuar rradhë të gjata automjetesh dhe nervozizëm te udhëtarët, të cilët shajnë me libër shtëpie kë u zë goja.

Mirë u dha me koncesion, mirë që çdo vit do t’i jepet koncesionarit edhe një fond prej 4,5 milionë eurosh nga taksapaguesi shqiptar, pasi nuk do të realizohet numri i domosdoshëm i lëvizjes së mjeteve. Kaq gjë e dimë të gjithë, pasi në Shqipëri çdo koncesionar, apo çdo biznes privat punon me dy palë dokumente. Mirë, kjo u arrit, po këta koncensionarë i kontrollon kush se çfarë punë bëjnë? Pasi bllokimi i autostradës që ditën e parë të fillimit të reshjeve të dëborës është një sinjal alarmi se çfarë mund të ndodhë nesër, përderisa reshjet e dëborës vazhdojnë pa ndërprerje. Të paktën shqiptarëve të shkretë, që ende kanë mbetur në trojet e veta, ende kanë mbetur pa u larguar në emigracion t’u tregohet e vërteta. Fitojnë vetëm koncesionarët, apo edhe batakçinjtë që prej afro 30 viteve kanë zënë karrigen e pushtetit dhe e trashëgojnë për dekada brenda familjes, duke ngritur një gjysmë shtet, apo një pseudo shtet me një pushtet krejtësisht nepotiko-familjar që tashmë ka çuditur dynjanë, pasi nuk e gjen kund tjetër.

Kjo PPP për shqiptarët po rezulton në jo pak raste vetëm një mundësi plaçkitjeje të pasurisë kombëtare, vetëm shfrytëzim i shqiptarëve të varfër. Pasi nuk po shohim ndonjë ndryshim pozitiv, nuk po shohim ndonjë përmirësim të jetesës së shumicës së shqiptarëve, përkundrazi më shumë varfëri. Dhe për çfarë po ndodh, hesht kjo klasë politike që tashmë të gjithë e dimë po e çon Shqipërinë nga humbje në humbje. Aq sa edhe studentët na e treguan këto ditë me thirrjen “E duam Shqipërinë si Evropa”. Një thirrje që udhëhoqi studentët e dhjetorit të vitit 1990. Një thirrje që po u tregon shqiptarëve, se kjo klasë politike nga i pari te i fundit, duhet larguar sa më shpejt. Si një ndëshkim që për afro 30 vite na ka lënë në vend numëro, na lënë në dhjetorin e vitit 1990.

Në realitet dhënia me PPP e autostradës së Kombit, po shënon nga dita në ditë vetëm treguar mashtrimi ndaj të interesuarve për këtë rrugë. Kështu kuksianëve iu tha se nuk do të ketë asnjë rritje të çmimit të biletës, po nga 1 janari çmimi i biletës së autobusit është rritur me 100 lekë. Për këtë rritje të menjëhershme nga strukturat shtetërore u hesht, edhe pse çmimi i karburantit pësoi ulje.

Kjo është më e pakta që po i varfëron banorët e rajonit verilindor. Automjetet e rënda që transportojnë mallin duke nisur nga preshi e gjithçka tjetër tashmë paguajnë për çdo lëvizje në autostradë jo pak, por fiks 22,5 euro. Një gjë e tillë ka sjellë edhe rritjen e të gjitha çmimeve për banorët më të varfër të këtij gjysmë shteti më të varfër të kontinentit plak. Edhe pse është një gjysmë shtet me pasuri të panumërta mbi e nëntokësore. Çmimi edhe i preshit, apo i qepës sot po shkon në rajonin verilindor rreth 200 lekëshit. Sa banorët thonë duke qeshur: Qepa është me mish, ndaj i ka shkuar çmimi 200 lekë. Ndërsa tregtarët thonë se, “çmimi i mallrave po rritet, pasi pagesa për çdo rrugë në autostradë është e madhe. Ne furnizohemi në tregun lushnjar, apo sarandjot. Ndaj dhe çmimi i mallrave është rritur”.

Dhe gjithçka mbetet në kurriz të blerësit, që po varfërohet gjithnjë e më shumë. Edhe pse jetojmë në një shtet me pasuri të shumta. Po tashmë e dimë se e gjithë kjo pasuri po shkon vetëm në shërbim të një klase politike dhe një grupi oligarkësh, që as duan t’ia dinë për ndonjë shqiptar tjetër, veç vetes. Është bash kjo arsyeja që ky vend me vetëm 28 mijë kilometra katrorë, pritet që pas pak vitesh të zbrazet krejtësisht. Edhe për këtë të gjithë heshtin, ndërsa na e ka bërë të ditur OKB. Ndërsa bllokimi i menjëhershëm i autostradës, duhet të jetë në sinjal alarmi për strukturat shtetërore që deri tani pak janë ndjerë në shërbim të shqiptarëve, të cilët si zgjidhje për problemet e tyre kanë gjetur largimin nga trojet stërgjyshore.

Bllokimi i menjëhershëm i autostradës është një sinjal alarmi për çfarë po ndodh në këtë Shqipërinë tonë. Një sinjal alarmi për të ushtruar një kontroll efikas mbi të gjitha PPP-të e deritanishme, PPP që u kanë sjellë shqiptarëve më shumë varfëri e pak ndryshime në jetën e tyre. Të paktën deri tani, pak i kemi vënë re ndryshimet pozitive. Për të mos thënë açik, kemi vënë re vetëm ndryshime negative. Këtë sot na e tregoi bllokimi i lëvizjes nëpër autostradë. Është kjo arsyeja që heshtja është e tepërt. Duke heshtur, të paktën shqiptarët që ende kanë mbetur në këto troje, janë vetëm humbës.

Nga Riza HOXHA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/01/2019 - 07:27

Unë jam njeriu i fundit që mund t’i jap këshilla kryeministrit të vendit tim si duhet të bëjë me ministrat. Të emërojë, të heqi apo t’i mbajë monumente të pandryshueshme deri në fund të mandatit.

Postuar: 18/01/2019 - 07:19

Eurozona, tërësia e ekonomive të 19 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me një monedhë të përba

Postuar: 18/01/2019 - 07:17

Ndarja nga jeta e një njeriu, është një gjë që i ndodh gjithkujt sot e mot, por lindja e një njer

Postuar: 18/01/2019 - 07:16

Nuk besoj se ka kaluar kaq shumë kohë nga momenti kur u rrëzua, u këput dhe u falimentua "pe

Postuar: 17/01/2019 - 07:19

Në cilën demokraci të botës është parë që një Drejtor i Përgjithshëm policie merr nën mbrojtje, g

Postuar: 17/01/2019 - 07:15

Dje studentët bllokues të mësimit në një fakultet të Universitetit Shtetëror të Tiranës perifrazo

Postuar: 17/01/2019 - 07:12

“Doktoresha e shkencave” në Konventën e LRI-së, me shpjegimet shkencore që bëri për l