BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Boboshtica, bukuria që “psherëtin” e shpreson...

Boboshtica, bukuria që “psherëtin” e shpreson...

... “Psherëtin” edhe çdo kalimtar sapo futet në hyrje të tij, por sjell edhe shpresë për këtë fshat jo më shumë se shtatë km larg qytetit të Korçës, tek sheh një bllok ndërtesash të bukura që nuk i gjen askund tjetër me rrugë të gjëra që shkojnë nga perëndimi në lindje dhe nga jugu në veri, të gjitha të ndërtuara në këto tre dekadat e fundit. Boboshticë, O Bobo shticë është prejardhja e emrit të saj. Që do të thotë O bo bo dërrasë! Në fillimet e vendosjes së boboshtarëve në mal, vendosën atje edhe një sharrë të madhe për të prerë dru e për t’i bërë dërrasa për ndërtimin e kasolleve. Një shi i rrëmbyer që rra ja morri sharrën dhe nuk u pa nga e çoi rrëkeja. Qysh atëherë i mbeti emri “O Bo bo, sharra” e përkthyer në “Boboshticë”! “O bo bo –ja” e shoqëron atë edhe në ditët e sotme, por jo vetëm për sharrën, por edhe për rrugën për të hyrë në fshat që ka mbetur ajo që ishte para shumë dekadave. Të gjitha vilat e bukura të ndërtuara në të dy anët e rrugës së bukur që shkon në drejtim të Dardhës, e cila krijon një kontrast me rrugën që vjen në Boboshticë. Ndërtesat e bukura, “i buzëqeshin” çdo të huaji apo vendas. “Fjala” e parë e tyre, tek i afrohesh, është: “Mirë se erdhët”, por nuk kemi me çfarë t’ju shërbejmë, nuk ka njeri brënda”! Shkon pranë çdo vile të ndërtuar me aq mjeshtëri dhe të gjitha janë të kyçura. Ato, i gëzohen të vetmit ndryshim që e kanë në mes tyre, rrugës që i ka i sjellë afër simotrën e saj Dardhën e në të ardhmen, nuk dihet se cilin fshat tjetër do të sjellin pranë. Banorët e parë të fshatit janë sllavët, maqedonasit, bullgarët. Të tjerë kanë ardhur nga zona të ndryshme të Greqisë, nga Filati, Morea etj. Kanë emigruar boboshtarët qysh herët në vende të tjera, në Greqi, Rumani e sidomos në vendet Skandinave, për një jetë më të mirë. Vendimi më i fundit i qeverisë shqiptare që edhe Boboshticën e ka futur në listën e 100 fshatrave turistikë, nuk ka sjellë ndonjë gëzim të veçantë, mbasi politika e viteve të fundit si kudo edhe boboshtarët i ka zhgënjyer sidomos përsa u përket investimeve. Ka mundësi të mëdha turistike Boboshtica, por turizmi, është ende larg jo vetëm në këtë periudhë pandemie, por edhe në vitet që lamë pas. Pesimistë, ata shprehen edhe për të ardhmen. E kanë patur në gjak boboshtarët qysh kur ata u vendosën në këtë zonë qindra vite më parë që ashtu si drenovarët, të kontribojnë për fshatin e tyre. “Le të jenë, thotë njëri prej tyre, sa të jemi ne gjallë, të vijmë një apo dy muaj e më pas të vijnë fëmijët për të mos e harruar vendlindjen e prindërve dhe të të parëve të tyre”. Fusha e bukur e Boboshticës në kohën e romakëve shërbente si vend fushimi për ushtritë e tyre. Mbas dyndjeve sllave u krijua edhe fshati. Në arkiva gjenden edhe dokumentat e 135 familjeve boboshtare që kanë blerë me 2600 lira pronat e tyre (imlaqin) nga Sulltani, sikurse edhe komshinjtë e tyre të Drenovës. Boboshtarët janë arsimdashës dhe trima. Familja Guna, për të cilin do të flasim pak më poshtë e kanë prejardhjen e tyre nga Filati i Greqisë. Gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre kanë marrë pjesë në luftën për pavarësi të Greqisë në vitin 1821 me Marko Boçarin dhe Kollokotronin. E kanë në gjak boboshtarët trimërinë dhe arsimimin. Në Revolucionin e Tetorit në Rusi mbi tetëmbëdhjetë luftëtarë ishin nga Boboshtica që morën pjesë. Në Liceun e Korçës, shumë nxënës ishin nga Boboshtica. Në Luftën Nacionalçlirimtare ishin të shumtë partizanët nga Boboshtica, mbi gjashtëdhjetë. Luftuan për një jetë më të mirë, emigruan për një jetë më të mirë mbas luftës si në Tiranë e gjetkë, por këtë jetë që kërkuan nuk e gjetën brenda vendit. Emigrimi i tyre fillon qysh herët në kohën e Mbretit Zog. Emigronin, sidomos në Rumani dhe një pjesë të të ardhurave të tyre e investonin në fshatin e tyre. Sot, ata i gjen kudo në Europë. Me punë, me zotësi i kanë bërë vend vetes. Në Boboshticë, në Janarin e vitit 1889, lindi Viktor Eftimiu, shkrimtar arumun dhe dramaturg i përmasave të mëdha, si poet me 60.000 vargje, si prozator. Për shtatë dekada ai u mor me krijimtari letrare dhe me të drejtë është quajtur “Titani” i letërsisë rumune. Ja si shprehet ai në një nga përvjetorët e ditëlindjes së tij: “Më lejoni, të shpreh ndjenjat e mija të dashurisë së thellë duke e përshëndetur me plot respekt popullin fisnik shqiptar, qytetërimi i të cilit është kartëvizita më e vjetër e Europës. Shqipëria, ka luftuar gjithmonë për mbrojtjen e paqes lirisë dhe qytetërimit botëror ”! Jo vetëm për Boboshticën, por edhe për krejt zonën janë të njohura familjet Manco, Kuneshka, Verdho, Canco etj. E kush nuk e njeh sot Todo Mancon dhe kontributin e tij në minierat e Shqipërisë. Edhe djemtë e tij edhe vetë Todo kontribuan, por edhe u persekutuan nga regjimi. Tre djemtë e Mihallaq Kuneshkës dhe vetë ai, ishin kuadro që kanë kontribut të madh në ndërtimin e vendit. Ata, nuk u morën me politikë si familja Manco që siç shprehej Mihallaqi, “Politika të degradon”! Djali i madh i tij ishte pedagog për fizikën bërthamore. Djali i dytë Ilo Kuneshka dhe më i vogli Kicoja, ishin inxhinierë. Tregon një kolegu i tij që e kishte njohur nga afër Ilon. Jepte mësim në inxhinierinë mekanike. Mbeti në klasë shumë studentë. E thërret atëherë Manush Myftiu si ministër i Arsimit dhe i kërkon llogari. Aty për aty, Iloja ju përgjigj: “Kërkoni juve të dalin dijetarë apo druvarë”. Qysh në atë moment, e flaku regjistrin dhe hoqi dorë edhe si pedagog. Ishte viti 1960, kur në Çeki, bëheshin gati makinat e tipit “Praga” për të ardhur në Shqipëri sipas metodës “Bonno për Shqipëri”! Të gjitha vjetërsirat i kishin lyer me bojë dhe dukeshin fringo të reja. Shteti shqiptar, dërgon Ilon për t’i sjellë ato në Shqipëri, sepse Iloja e njihte edhe gjuhën, por edhe hiletë e çekëve sepse kishte studiuar atje. Me vete merr një daltë e një çekic. Pak sa i godiste ato, u dilte edhe boja dhe u dilnin llamarinat e vjetra. Frika e ndoqi tërë kohës derisa nëpërmjet ambasadës tonë erdhi në Shqipëri. Në vitin 1917, Mihal Kuneshka, një emigrant i shkolluar në Rumani dhe i kthyer në vendlindje hapi për herë të parë shkollën e Boboshticës. Boboshtarët, gjithmonë kanë qenë njerëz të dijes e të punës, njerëz që siç thonë vetë ata, e kanë “nxjerrë bukën edhe nga guri, por... Ah, kjo “por...”! Fshati, dikur krenohej me traditat e spikatura arsimdashëse. Në nderim të një prej bijve të vet më të shquar, akademikut, poetit dhe shkrimtarit Viktor Eftimiu, u ngrit në një nga ambientet e shkollës edhe një muze kujtese për jetën dhe veprën e tij. Si shkolla edhe dhoma muze brenda saj tregojnë një realitet të hidhur. Së pari u la pas dore muzeu, për mirëmbajtjen ndaj tij nuk kujdesej më njeri dhe materialet e dëshmitë historike nisën të humbasin. Erdhi koha që kultura dhe figurat historike, nuk duheshin më. Pastaj u mbyll shkolla 9-vjeçare. Kur ndodhi kjo, tre vite më parë, lajmi u përcoll e pati jehonë si një “gjëmë”. Në mungesë të fëmijëve, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse shkolla të mbyllej. Ata 3-4 vogëlushë nga familjet e mbetura në Boboshticë dërgohen të mësojnë në shkollën greke që funksionon në periferi të Korçës. Boboshtarët, u kthyen kështu në “origjinë” tre shekuj prapa. Në shkollën greke, ka edhe kopsht edhe shkollë fillore edhe të mesme. Ndërsa ndërtesa dykatëshe e ish-shkollës shërben për çdo lloj emergjence e problemi që i krijohet fshatit, e destinuar të humbasë njëherë e përgjithmonë funksionin për të cilin u ngrit. Edhe Pallati i Kulturës është projektuar edhe fusha e sportit. Por, nuk dihet kur do t’i vijë radha, ndoshta asnjëherë. E përse duhen ato? Si kudo, të rinjtë janë larguar, të moshuarit, ashtu si në qytetin e Korçës, deri në orët e vona të natës luajnë domino. Edhe vitet e fundit fshati gumëzhinte nga të huajt sidomos në orët e pasditeve. Kanë çfarë mbresash të marrin me vete të huajt. Manat e zeza shekullore janë monumentet natyrore autoktone të fshatit. Nëpër shtëpi, të moshuarat që ziejnë vetë rakinë e manit të mirëpresin sipas traditës. Kishat e Boboshticës janë një trashëgimi më vete, që tërheqin më së shumti qytetarët korçarë. Mes gjelbërimit e natyrës së qetë të fshatit janë tavernat, gjashtë të tilla që ashtu si manat identifikojnë në këto dy dekadat e fundit Boboshticën. Për një fshat që shpresat i ka te turizmi tavernat janë mëse të domosdoshme të cilat sidomos në fundjavë janë të mbushura plot e përplot.

Të vetmit që takojmë në Boboshticë, janë Kosta Guna dhe Vangjel Koroveshi, të cilët kanë ardhur në fshatin e lindjes për t’u kujdesur për prodhimet e ekonomisë së tyre të vogël. Kosta, ka njohuri të thella për fshatin e tij të lindjes dhe për gjithçka flet me kompetencë. Është specializuar për topograf dhe kontributi i tij, për fshatin e kudo ka punuar, është i madh. “E sheh këtë ti- më thotë Vangjeli për Kostën: Është ideatori, projektuesi dhe realizuesi i kësaj mrekullie në fshatit që në pamje të parë të mahnit, por ja, shihe vetë, kudo mbretëron qetësia”! Kosta Guna, ka vite që nuk i është ndarë fshatit të tij si një kujdestar i mirë. Qysh në vitin 1992, fill mbas rënies së komunizmit, me iniciativën e tij u bë planimetria për ndërtimin e fshatit të ri. Familjeve që kishin fëmijë, iu dha secilës nga një parcelë prej 500 m2. Të tjerat, që kishin vetëm nga dy pleq, qëndruan në shtëpitë e vjetra, mbasi nuk kishin perspektivë për të ardhmen. Më shumë se dyqind nga këto familje, morën nga një parcelë 20X25 m dhe shumë prej tyre me ndihmën e fëmijëve që i kanë në emigracion ndërtuan këto banesa të bukura. “Deri në vitin 1992, shprehet Kosta, Boboshtica kishte afro dy mijë e katërqind banorë. Isha unë që regjistroja 1200 votues vetëm në Boboshticë, kurse sot, nuk janë më shumë se 100 apo 150 të tillë”. Hallet janë të shumta, por edhe mundësitë janë të mëdha. Buka dhe djathi, nuk do të mungojnë, ajrin e pastër e ka dhënë natyra, manat japin raki dhe sikur të gjitha të tjerat të mungojnë, këto janë të mjaftueshme për ata që do të vijnë e të relaksohen një apo dy ditë në javë. Janë të gjitha mundësitë që vizitorët, vendas apo të huaj, të shfrytëzohen të gjitha bukuritë që ofron natyra dhe njeriu që të vizitojnë e të “hanë” dhe jo vetëm të thonë: “Të shkojmë ta hamë një mish të pjekur në Boboshticë”.

Boboshtica, bukuria që “psherëtin” e shpreson...