Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Opinion / Editorial

"Boshti i të rriturve" ndaloi Trump të nxirrte SHBA jashtë NATO, por rreziku nuk ka ikur

"Boshti i të rriturve" ndaloi Trump të nxirrte SHBA

Gjatë intervistës ekskluzive të ambasadorit Xhon Bolton, ajo që më bëri përshtypje ishte se Trump nuk është as i djathtë as i majtë. “Është asgjë". Por Bolton nuk është ofendues as sharës ndaj presidentit, por kritik dhe realist. Kur e pyeta se a e ka idenë Trump për Ballkanin, krimet serbe në Kosovë dhe a është ai pro serb apo pro-shqiptar, Bolton do përgjigjej se Ballkani nuk është në vëmendjen e Trump. Ai ka një ide se nuk mund të hyjë në luftë me Rusinë për një vend si Mali Zi (apo Shqipëria), pra nuk e kupton rëndësinë e artikullit 5 të vendeve të NATO-s. Trump ka dashur që SHBA të dalë jashtë NATO-s. Trump kontrollohej nga "boshti i të rriturve", ndër ta gjeneralët Matis dhe Kelly. Në librin e tij, Bolton shkruan se si SHBA ishte shumë afër daljes nga NATO dhe ai, Matis dhe Pomepo u gjetën para një vendimi drastik. Bolton dhe Pomepo menduan dorëheqjen, por ishte Bolton ai që nuk i la të kalonin vijën e kuqe. Ambasadori më ka dhënë të drejtën të përkthej librin e tij, ndaj do ndaja me shikuesit, një nga pjesët që më ka tërhequr më shumë: Marrëzia për të dalë jashtë nga NATO: Bolton shkruan: “Në 7:45, dola nga hoteli për të takuar Trump, por ai më telefonoi në makinë dhe më tha: "A je gati të luash në ligën e madhe sot? Ja çfarë dua të them: Dhe ai vazhdoi duke diktuar: "Ne kemi respekt të madh për NATO-n, por ne jemi trajtuar shumë padrejtësisht. Nga 1 janari të gjitha vendet duhet të premtojnë 2% dhe të harrojmë borxhet, ose ne do të dalim jashtë nga NATO dhe nuk do mbrojmë ata që nuk arrijnë 2%. Ndërsa ne nuk shkojmë mirë me Rusinë, ne nuk do rrimë në një NATO, kur vendet e NATO-s i paguajnë miliarda Rusisë. Ne jemi jashtë NATO-s nëse do bëni marrëveshjen e gazit". Kjo nuk qe lustruar me finesë, por drejtimi qe i qartë. Ndërsa po mendoja se duhet të jepja dorëheqjen në fund të ditës, telefonata u ndërpre. Mendova se kisha 10 minuta të mendoja se çfarë do bëja deri sa të takoja Trump. Telefonova Kellin (shefi i kabinetit) duke i shpjeguar situatën, dhe i thashë se në kundërshtim me planet tuaja, ai do dalë jashtë NATO-s. Ndërsa arrita te rezidenca e ambasadës, lokalizova Ndihmësin Ushtarak të Presidentit (i cili mban të famshmen çantë futbolli, që ka kodet e një sulmi bërthamor) dhe i kërkova të gjente Matis (shefi i Pentagonit). Ndërkohë Matis po takohej me Turdo në selinë e NATO-s. Ai po bënte humor, dyshova se ai po dezertonte. Pompeo (Sekretari i Shtetit) po priste në rezidencë dhe i shpjegova gjendjen e Trump: "Ai do të kërcënoje me dalje nga NATO sot". Për fat Trump është gjithmonë me vonesë dhe ne konsideruam se çfarë do bënim, duke përfunduar se loja e Kavanough (aprovimi nga Senati për Gjykatën Supreme) ishte argumenti ynë më i mirë. Gjithashtu, menduam rreth uljes se kontributit amerikan për buxhetin operacional të NATO-s, baras sa Gjermania, duke e ulur përqindjen amerikane nga 22 në 15%. Trump hyri më 8:30 duke pyetur: "A doni të bëni diçka historike". Dhe pastaj përsëriti çfarë kishte thënë më herët: "Ne jemi jashtë. Nuk do vazhdojmë të luftojmë dikë të cilin ata e paguajnë". Pastaj tha se nuk e kishte dashur në darkë Hucinson. "Ti duhet të ishe në darkë, më tha mua. Dua të them do dalim nga NATO sepse jemi të palumtur". Iu kthye Pompeos: "Dua që ti ta kuptosh". Pastaj, pa asnjë lidhje tha: "Keith Kellogs ( Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Pence), di çdo gjë rreth NATO-s. E dini, unë doja atë si këshilltar të Sigurisë Kombëtare mbas McCasterit. Ai nuk jep kurrë opinion po nuk ia kërkove. Dhe nuk është i famshëm sepse nuk del kurrë në TV. Por mua më pëlqen John ndaj zgjodha atë". Ashtu si reflektova më vonë me Pompeon, kjo deklaratë na tha se kush do qw ekzaktësisht pasuesi im, nëse unë do jepja dorëheqjen. Ne qeshëm. Pompeo heshti për një çast dhe tha: "Ose nëse ne të dy japim dorëheqjen, Keith do bëhet Kssinger dhe do ketë të dyja postet". Me Trump ngritëm çështjen e Kavanug dhe u nisëm me makina të ndryshme. Arrita Matis gjatë rrugës për në selinë e NATO-s duke e informuar. Kur arritëm, Trump shkoi te karrigia e tij mes Stoltnberg dhe Teresa Mej. Trump lëvizi nga unë dhe më pyeti: "A do ta bëjmë". Unë i thashë jo, i thashë: “Godit anëtarët me borxhe ngaqë nuk shpenzojnë sa duhet për mbrojtjen, por mos kërcëno me dalje nga NATO ose shkurtime të fondeve amerikane. Pra shko deri te vija, por mos e kalo atë". Trump pohoi me kokë, por nuk tha asgjë. U ktheva te karrigia ime pa e ditur se çfarë do bënte. E gjithë dhoma po shikonte nga ne. Trump foli më 9.25 për rreth 15 minuta, duke mos thënë asgjë për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, por filloi duke komentuar se donte të regjistronte një ankesë. Ai tha ishte e vështirë se shumë njerëz në SHBA ndjenin se europianët nuk po paguanin pjesën e tyre, çka duhet të jetë 4% (jo 2%). Prej vitesh presidentët amerikanë, tha Trump, vinë dhe ankohen, pastaj ikin dhe asgjë nuk ndodh, edhe pse ne paguajmë 90%. SHBA e konsideron NATO-n të rëndësishëm, tha Trump, por është më e rëndësishme për Europën, që është shumë larg. Ai kishte respekt për kancelaren gjermane Merkel, duke theksuar se babai i tij ishte gjerman dhe mamaja skoceze. Gjermania, u ankua ai, paguan vetëm 1.25% të GDP dhe do shkojë 1% më 2025. Vetëm 5 nga 27 vendet e NATO paguajnë 2%. Nëse vendet nuk do ishin të pasura, Trump tha se do ta kuptonte, por këto janë vende të pasura. SHBA donte të vazhdonte të mbronte Europën, por varet nga tregtia me BE, pastaj tha se do vinte tarifa të rënda ndaj BE. Në përfundim tha se: “Jam me NATO-n një milion për qind, por aleatët duhet të paguajnë 2% që më një janar, se ndryshe SHBA do bëjë gjënë e vetme, do dalim nga NATO”.