BREAKING NEWS

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona
x

Opinion / Editorial

Bota drejt vetasgjësimit, për interesat e gjakpirësve të popujve

Bota drejt vetasgjësimit, për interesat e gjakpirësve të

Përse të jetë hedhur mbi rruzull ky bakter me shkallë kaq të lartë rrezikshmërie, saqë tashmë ai ka ndezur llampën e kuqe duke ngritur në alarm botëror jo vetëm popujt e globit, por dhe vetë injektuesit e këtij bakteri, i cili për nga shpejtësia e frikshme e përhapjes dhe shkalla rrezikshmërisë që paraqet, ka venë në pështjellim të madh të gjitha organizmat ndërkombëtarë? Kryqëzata dhe lufta e shenjtë që i kanë shpallur fuqitë e mëdha imperialiste dhe të gjitha vendet satelite të tyre, i ngjan një sulmi të dëshpëruar. Sulmi i dëshpëruar, për vetë faktin se ky virus bakterial, po triumfon çdo ditë e më tej dhe kjo luftë, në fakt është më shumë një masë paraprake për të mos e lejuar përhapjen e tij, se sa lufta reale që i bëhet për neutralizimin dhe asgjësimin si mikrob vdekjeprurës. Tre janë arsyet kryesore për të mos thënë dhe katër. Së pari thuhet se ky virus e paska origjinën nga kafshët diku në zemër të Afrikës, që ja përcollën njeriut dhe ky i fundit, si mbartës i tij e përhapi gjithë andej. Së dyti, thuhet gjithashtu, se vend i prodhimit të tij na qenka Kina në një laborator të fshehtë të Wuhanit, për të demonstruar forcën e vet si një superfuqi e re që po lind në konkurrencën e madhe ndërimperialiste. Së treti akuzat bien dhe vetë mbi SHBA-në, e cila për të siguruar dominimin e vet ndaj kësaj fuqie të re, për ti treguar asaj se USA ka qenë dhe do të ngelet sundimtare e botës, por dhe fuqive të tjera si Rusisë pse jo dhe Europës nga ku më shumë inatin e kanë me Gjermaninë. Dhe së fundi mundet të jetë një plan i përbashkët i gjithë superfuqive, për të ngadalësuar disi prodhimin, me qëllim që të mos të përsëritet kriza e superprodhimit të viteve 1929-33, e cila u shoqërua me pasoja të rënda në gjithë jetën social-ekonomike të botës, në përgjithësi dhe SHBA-së në veçanti, duke rritur shkallën e varfërisë, papunësisë, e cila u shoqërua dhe shkatërrimin e forcave prodhuese, krizë kjo, që çoi botën në pragun e shpërthimit të luftës së dytë botërore. Gjithsesi, kushdo qoftë një nga këto arsye, popujt e botës po e paguajnë shumë shtrenjtë, sepse të paktën deri tashmë në gërmat e këtij shkrimi, në botë ka gati 60 milionë të infektuar nga ky bakter vdekjeprurës dhe më shumë se 1 milion viktima. Kjo shpejtësi marramendëse e përhapjes së tij, godet shumë rëndë jo vetëm jetën njerëzore, por gjithë ekonominë globale duke i shkaktuar asaj pasoja katastrofike. Po kush i paguan këto? Mos vallë zoti “kapital”? Jo! Kapitalistët e mëdhenj, pluto oligarkia financiare dhe gjithë shoqëritë shumëkombëshe nuk janë aspak të interesuara për proletariatin apo masat e gjera të popullit, por për ekzistencën e vet si klasë. Politika e fuqive imperialiste, është e lidhur drejtpërsëdrejti jo vetëm me zhvillimin prodhimit, por dhe me eksportimin e tij dhe për këtë qëllim, këto fuqi, kur gjenden në situata relativisht të përshtatshme e mirëkuptueshme me njëra-tjetrën, bien mrekullisht në ujdi për zonat e influencës dhe eksportit të kapitalit të tyre. Po kur nuk bien në ujdi? Në kësi rastesh, ato i tregojnë dhe skërmitin dhëmbët njëra-tjetrës, duke kërcënuar me anë të presioneve të ndryshme deri te vringëllimi i armëve të gatshme për luftë dhe ndërhyrje të armatosur. Pikërisht, prandaj përgjithësisht luftrat, e sidomos ato agresive nuk janë gjë tjetër veçse vazhdim i mëtejshëm i të njëjtës politikë, por tashmë me mjete më të ashpra e dhune. (Shembull tipik ishte “Lufta e Madhe” ose Lufta e Parë Botërore, e cila filloi si luftë imperialiste dhe përfundoi po si tillë) me ndarje të presë, ose më saktë të perandorive humbëse, me privilegje te disa vendeve imperialiste dhe me kufizimet ndaj disa të tjerave. Nga pikëpamja e artit ushtarak, fuqitë ndërluftuese përdorin të gjitha llojet e armëve dhe mjetet, për të arritur qëllimin tyre final. Në shumëllojshmërinë e përdorimit të armëve, vend të rëndësishëm zënë dhe armët kimike e sidomos ajo bakteriologjike, e cila kultivon, depoziton dhe shpërndan me anë të sulmit kimik viruse e baktere të tilla, që dëmtojnë si jetën e njerëzve e të kafshëve, por edhe prodhimet e agrikulturës. Deri në momentet e prodhimit, ato rrinë të mbyllura në ruajtje e në heshtje të plotë por dhe me padurim për t’u përdorur. Me qëllim që kundërshtari të ngelet i paralizuar para efekteve të tyre, vazhdimisht studiohen, projektohen, eksperimentohen lloje të ndryshme bakteresh të panjohura deri më sot me qëllim që pala e kundërt të kapet në befasi të plotë dhe të paralizohet totalisht. Eksperimentohen? Po si dhe ku? Sigurisht që këto pyetje të çojnë drejt logjikës së pakundërshtueshme se që të prodhosh një virus me shkallë të lartë rrezikshmërie për njerëzit, kafshët dhe bimësinë, ato duhet që të provohen. Arma kimike është përdorur pothuajse në të gjitha luftrat edhe pse ka patur konventa ndërkombëtare të ndalimit të tyre askush nuk i ka ndaluar. Madje nën maskën e prodhimit dhe përdorimit të tyre ka patur raste që është ndërhyrë me armë, deri në pushtimin e një vendi sikurse bëri SHBA-ja me ndërhyrjen e vet në Irak se gjoja “diktatori Sadam” prodhonte armë kimike, aq sa dhe ish-Shefi i dep. Kollin Paëer doli me epruvetë në dorë në OKB, por që rezultoi një blof i madh i USA-s e cila “diktatorin Sadam” me lëndët e tij kimike, i përdori si preteks për ndërhyrje të armatosur me qëllim që të siguronte shtrirjen e zotërimeve të veta drejt pellgut naftë mbajtës së Lindjes së Mesme. Por kush janë vendet të cilat të cilat i eksperimentojnë dhe prodhojnë këto armë? Sigurisht vendin e parë e mbajnë SHBA, duke u ndjekur nga ish-Bashkimi Sovjetik, Kina, Franca, Anglia, Japonia, Italia, Gjermania, Turqia dhe pothuajse të gjitha vendet e Europës. Harxhohen me miliona e miliarda dollarë, për prodhimin e tyre duke i ruajtur sekret, për t’u përdorur ato, në momentet më të përshtatshme atëherë kur kundërshtari nuk e pret. E veçanta e armëve bakteriologjike, qëndron në faktin, se disa prej tyre nuk janë viruse natyralë, ndaj dhe ende nuk njihen nga njerëzimi, por janë artificialë, me ADN të tjetërsuar, kështu dhe mënyrat për të gjetur rrugët e luftës kundër tyre janë shumë të vështira. Kuptohet pse dhe në rastin konkret të “Covid-19” ende shkencëtarët dhe pse po punojnë intensivisht në të gjitha anët e globit, nuk po mundin dot të gjejnë vaksinën e luftës kundër tij. Tashmë vetë imperializmi dhe e gjithë bota kapitaliste, duke qenë në një vështirësi të paparashikueshme, për situatën e krijuar nga vetë ata që e prodhuan, eksperimentuan dhe e shpërndanë këtë virus vdekjeprurës, mundohen të tregojnë të ashtuquajturën “fytyrë humane” duke i bërë thirrje popullatës botërore të struken në shtëpitë e tyre, duke vendosur “ndalim qarkullimin” ( si në kohë lufte), të lenë punën për një afat të pacaktuar etj. etj. Nga “ky mallkim” si virus natyral të jetë ai ashtu dhe artificial, sistemi aktual i botës së egër të shfrytëzimit njerëzor, kurrë nuk investon për shëndetësinë e rruzullit, por ai ka investuar e do të investojë për armët dhe luftën, me qëllim për të kërcënuar popujt. Tashmë fytyra e imperializmit mund të identifikohet plotësisht me atë të virusit që shpërtheu pandeminë. A nuk është po kaq i egër dhe imperializmi ndaj popujve madje dhe më i egër se bakteri në fjalë? Botërisht njihen statistikat se më shumë njerëz kanë vdekur nga lufta se sa nga bakteret dhe viruset. Nëse kjo situatë do të vazhdojë kështu, bota do të shkojë drejt vetasgjësimit, por përsëri dialektika e zhvillimit do të tregojë se popujt nuk do të durojnë dot më, por do të ngrihen kundër sëmundjes më të egër të globit dhe të popujve që po qëndron si virus i koduar historikisht me siglën “Danger kapit-imper”

Bota drejt vetasgjësimit, për interesat e gjakpirësve të