BREAKING NEWS

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për Shqipërinë, i jep dritën jeshile për të nisur procesin integrues në BE

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për
x
BREAKING NEWS

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik informacionin e rëndësishëm: Ia dolëm edhe kësaj sfide!

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x

Opinion / Editorial

Bota na bën “zbor”, shteti qëndron spektator!

Bota na bën “zbor”, shteti qëndron spektator!

“Fitoret” më të mëdha të demokracisë, sipas “anadollakëve” të demokracisë, janë liberalizimi i vizave dhe hyrja në NATO. Por, ja që shqiptarët nuk po shkojnë në Europë as si “çunat e Kukësit që “vijnë me avion nga Londra”, as hipur mbi tanksin e NATO-S, dhe as mbi sediliet e zgjyrosura të autobusëve “komodë”. Ankoheshin qytetarët nga zboret që bënin dikur në ushtri, por paska zbore e zbore në kohën e sotme që krahasuar me ato të atëhershëm, ato ishin “turizëm” përpara zboreve të sotëm që qytetarëve bëjnë me torbushka në krah për të shkuar në Europë me “viza të liberalizuara dhe si anëtarë të NATOS”! Kuje në drekë thotë labi! Ferdinand Magelani, ishte me i rëndësishmi midis atyre katër personave që i ranë përqark Botës për të vërtetuar nëse ajo ishte e rrumbullakët apo jo. Por, edhe ky, si më i besuari, nuk paska qënë i vërtetë sepse, përpara se të vërtetonte atë për të cilën u nis nga brigjet e Spanjës, në vitet 1519-1522, Magelani u vra në përleshje midis fiseve në Filipine. Në vitin 1521, pra nuk mbërriti në pikën e nisjes në Spanjë. Nuk ia vlen të ndalemi se kush e vazhdoi dhe e përfundoi ekspeditën e nisur nga Magelani, por do të ndalem në qindra “ekspeditat” e sotme që ndërmarrin qytetarët shqiptarë megjithëse nisen dhe mbërrijnë në të njëjtën pikë nga ku nisen. Janë “ekspedita” të mundimshme dhe sfilitëse për të cilat do të flas. Ka afro një vit, nga mbyllja e Doganës së Kapshticës nga autoritetet greke. Që greku ne, na bën “zbor”, kjo është e kuptueshme dhe jashtë çdo logjike. Kjo është punë e tyre dhe mirë apo keq, ne nuk e paragjykojmë mbasi kështu atyre iu duket më mirë për interesin e tyre. Po shteti jonë, çfarë bën? As që qederoset fare. Jo vetëm kaq, por u jep dorë të lirë matrapazëve dhe spekulantëve që ata të bëjnë si t’iu dojë qejfi me këta qytetarë dhe më keq akoma, t’i nënshtrohen edhe egërsisë së tyre. Asgjë më shumë se kaq nuk mund të presësh nga këta pronarë agjencish udhëtarësh e sekserë në mungesën totale të shtetit. Përpara se të argumentoj këtë, po them shkurt cili është rezultati i këtij akti të paprecedentë në Europë. Po cili është rezultati i kësaj mase ekstreme të Greqisë për bllokimin e Pikës së kalimit kufitar të Kapshticës? Rezultati është një ekonomi e paralizuar e në mënyrë të veçantë kjo paralizë, ndihet në zonën Juglindore, ku ka kaluar mbi një vit që nuk bëhet shkëmbim mallrash me shtetin fqinj, në interes të të dy vendeve... Kjo është njëra anë. Ana tjetër është që në Greqi tashme dihet që punojnë e jetojnë mbi gjashtëqind mijë shqiptarë me familjet e tyre, të cilët, me hallet e shqetësimet që kanë këtej e përtej kufirit, qytetarëve shqiptarë, iu duhet t’i nënshtrohen një torture të vërtetë duke udhëtuar ditë e natë ku vetëm për një udhëtim, një personi të vetëm i duhet të paguajë vetëm një bilete autobuzi bashkë me testin anticovid, të cilët të dyja bashkë kushtojnë 16 mijë lek të reja, pra vetëm një rrugë për në qytezën më të afërt të kufirit me Greqinë. Kalimi për udhëtarët është i detyrueshëm vetëm nëpërmjet Maqedonisë së Veriut në Pikën doganore të Evzonit, për të shkuar në Selanik e më pas të kthehesh për në fshatin afër kufirit me Shqipërinë ku nga qyteti i Bilishtit, nuk është më shumë se 30 km ! Shkurt muhabeti, qytetari duhet të bëjë mbi 900 km rrugë për afro 24 orë duke udhëtuar mespërmes Maqedonisë për të shkuar në qytetin e Selanikut e më pas të kthehet mbrapa në destinacion. Ana ekonomike, siç e thashë, është një pension mesatar vetëm për një udhëtim në një qytezë jo më larg se 30 km nga qyteti i Bilishtit. Këta janë “Amerigo Vespuçët” e shtetit tonë, me “viza të liberalizuara dhe anëtarë të NATOS”! Në gjuhën popullore, kësaj i thonë me dorën e djathtë nga poshtë këmbës së majtë të kapësh veshin e djathtë! Më konkretisht, po nisemi për udhëtim bashkë me një qytetar, i cili është punësuar si bari në zonën e Kosturit në afërsi të kufirit me Shqipërinë. Nuk e njihja dhe sapo doli nga një agjenci udhëtimi, e pyes: “Në çfarë ore ka autobus për Greqi”? “Ka në orën 02:00 më thotë, por duhet të bëj testin anticovid”! “Por a i keni bërë vaksinat”? “Po, më thotë, të dytën e bëra para njëzet ditëve”! I kërkoj të më shoqërojë. Isha i sigurt që pala greke, nuk kërkonte testin anti covid si dikur 72 orë përpara, në qoftë se qytetari ka bërë të dy vaksinat, çfarëdo lloj vaksine jo më afër se 14 ditë përpara. Por a mund t’i mbushësh mendjen punonjëses së agjencisë që ka urdhër nga pronari? “Jooo, më thotë, le të keni dokumenta greke, le të keni bërë vaksinat, duket të bëni testin”! Kështu, me të njëjtën gjuhë flasin në të gjitha zyrat. Duhet të bëni testin thonë, sepse greku i ka kthyer në kufi”! Për t’u bindur më shumë shkoj në ambasadën greke. “More Zotëri, thonë, a kuptoni që po të jeni vaksinuar jo më pak se 14 ditë më parë, me çfarëdo lloj vaksine nuk keni nevojë të bëni test tjetër? Kështu na ka komunikuar Ministria jonë e Jashtme këtë ia kemi komunikuar edhe ne ministrisë tuaj”! Ah more Kalem i them mikut tim bari duke shkuar përsëri tek Agjencia. Nuk do të shkojmë në laboratorin ku të dërgon Agjencia për të kryer testin, atje ku laborantja të pret “krahëhapur” për të të ardhur në “ndihmë”! E përse t’i hakërrohesh punonjëses që merr urdhra jo nga Ministria e Jashtme, por nga shefi i saj që qëndron aty vërdallë për të parë ecurinë e sekserit të tij sipas parimit TKÇK (të kapi, ç’të kapi) nga “dashuria” që ka shqiptari për shqiptarin. “Mirë mirë thotë punonjësja, bëni aplikimin, por do të mbani vetë përgjegjësi në qoftë se iu kthejnë”. Shefja, na “qan” hallin, por më pas, u hakmor edhe ndaj meje dhe më ndryshoi emrin duke më pagëzuar me emrin e babait. Hall i madh kur drejtohemi nga të “shkolluarit”. Në orën 01:00 me korrektësi siç na thanë për të qenë gjysmë ore përpara nisjes, takohemi me bariun. Do të na duhej të prisnim orën 03:00 që të niseshim. Dikush, guxoi të pyesë shoferin: “Kemi dy orë që presim zotëri”! “Xhaxha, unë nuk të jap llogari ty, je i lirë edhe të ikësh që të mos presësh”! Çfarë komunikimi “njerëzor”, çfarë urdhri “demokratik” që i jep shqiptari shqiptarit. Janë me mijëra e mijëra udhëtarë për më shumë se një vit që udhëtojnë. Sikur të mos mjaftonte testimi anticovid edhe pronari me të njëjtin çmim të testit dikur për 12 mijë lekë të reja, e më pas për 8500 lekë të reja, me po këtë çmim të pret edhe biletën. Një stol druri ku udhëtari të ulet e të presë me orë autobusin, nuk ka. Por mos o Zot të shkosh në tualetet ku dëgjohet vetëm zhurma e ujit, por në çezmën e ndryshkur nuk rrjedh. Llambat janë vjedhur dhe kurrkush nuk guxon të hyjë brenda për të mos shkelur mbi “male”. Janë agjenci udhëtimi ndërkombëtare këto, nuk i thonë shaka. Por ka edhe më keq. Edhe në agjencinë ndërkombëtare të udhëtimit në Korçë, jo njeriu, por sikur edhe derri i egër të afrohet tek ato, nuk është e nevojshme t’i ngulësh thikën prapa veshit sepse menjëherë ngordh e ngre këmbët përpjetë. Një tub i madh që ka zëvendësuar llambën elektrike e hedh ujin si katarakt dhe dy tubacione të tjera derdhin ujë nga muret e nxirë nga lagështia, por çezma nuk ka ujë. Kushdo afrohej edhe pa hyrë brenda, ia mbathte me vrap. “Kulturë” me bollëk, por “leka nuku ka”! Janë gjashtë autobuzë të mbushur plot e përplot me punëtorë sezonalë. Edhe këtu, jo më pak se një orë zbor, duke dalë nga njëri autobus e duke hyrë në tjetrin. Ministri ynë i Turizmit, arriti një “sukses të madh” me ministrin e Turizmit grek për lehtësimin e kalimit kufitar në Doganën e Kapshticës... Përralla me mbret! Greku ka hallin e vet që po i mbesin qershitë dhe pjeshkat pa vjelë dhe u “qan hallin” shqiptarëve! Afrohemi në Doganën e Goricës, në kufi me Maqedoninë. Bashkë me ne, janë edhe dy tëhuaj, siç i morëm vesh, danezë. Në Doganën e Goricës, ata e pyesin policin t’u tregojë tualetin. Ai, me “isharete” u tregon pyllin. Ata qeshin. Polici më njeh që nga koha kur isha në ushtri. “Po si është e mundur”, i them. “Ç’të të them më thotë, të gjitha i kanë vjedhur edhe dyert edhe rubinetet e çezmave. Nuk na lanë gjë pa vjedhur”! Orët kalojnë dhe kilometrat duket sikur nuk kanë mbarim. Janë afro dyqind punëtorë sezonalë, përveç qytetarëve të tjerë që shkojnë për hall. Shumica e tyre, janë vaksinuar apo jo sipas rregullave, kanë bërë edhe testin anticovid që bashkë me biletën e udhëtimit u janë dashur të paguajnë pesë ditë pune në vjeljen e pjeshkave e qershive. Përveç kilometrave të pafund autobuzit i duhet që punëtorët shqiptarë t’i shpërndajnë në çdo parcelë me pjeshkë e qershi sepse prodhimi nuk pret! Disa i presin pronarët, të tjerët duhet të bëjnë edhe kilometra të tjerë në këmbë për në parcela. Kalojnë kështu afro njëzet e katër orë udhëtim mes të nxehtit dhe ankesave të shoferit që bën “bilancin” e fitimit që të bien si “çekan” mbi kokë: “Asnjë nuk të jep asnjë dhjeckë, asnjë qinckë nuk nxorëm sot” për atë që i shpërndau punëtorët si brigadieri dikur nëpër parcela, sepse naftën ata e kanë paguar dhjetë herë më shtrenjtë! Mes falënderimeve, ndahemi me bariun e dashur që e priste pronari me makinë. Kishte të drejtë që nuk punonte si bari në Shqipëri, sepse këtu pronari i jepte tre vakte bukë, 35 euro dhe rrobat falas, kurse në zonën e tij të Elbasanit, jo makinë nuk do të shihte me sy, por asnjë shishe me dhallë dhe vetëm një pesë mijë lekëshe të vjetër në ditë. “Për këtë u largova para tre viteve”, thotë. A nuk do të ishte më mirë që këta punëtorë të qëndronin këtu dhe t’i “qanin” hallin Bashës që i kanë “masakruar” zgjedhjet? Edhe sikur të mos e mendonin këtë, a nuk do të ishte më mirë të qëndronin këtu, të bënin protesta nën udhëheqjen e Gazmentit e të Gridës, e të paguheshin më mirë? Ka plot variante “O shqiptar mos rri po duku shqipëtar/ si s’të lodhi demokracia shqipëtar? Mjaft punove për të tjerë, o fatkeq, / Kujto vëndin tek ke lerë dhe tek heq”! E megjithatë, ka edhe më keq...