BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Bravo zoti Cakaj, mos u tërhiqni nga sharësit profesionistë!

Bravo zoti Cakaj, mos u tërhiqni nga sharësit profesionistë!

Lajmi i konfirmuar nga ministri në detyrë, për Europën dhe Punë e Jashtme, Genti Cakaj, se do ndryshohej një pjesë e stafit diplomatik ka vënë në lëvizje shumë analistë, ish-diplomatë, politikanë aktivë, dhe jo vetëm. Artikulimi i tyre përmblidhet në të njëjtat argumenta: se po i shërben verbërisht Rilindjes (ekskluzivisht Ramës), po merret me gjueti shtrigash dhe jo me thelbësoren që mundëson integrimin. Faktet që përmendi ministri Cakaj për nepotizëm, paaftësi në shërbimin diplomatik nuk i quajnë të rëndësishme, sa për t’i nxjerrë në publik dhe se do na prishkan imazhin në sytë e ndërkombëtarëve (!) Thua se të huajt hanë bar dhe nuk e njohin situatën tonë të brendshme, konfliktet e stisura nga disa individë deri në absurditet, me djegie mandatesh, protesta periodike që me gjasë përgatisin terrenin për një përplasje civile. Por mesa duket gjetkë e kanë hallin: shumë syresh preken drejtpërdrejtë nga kjo masë, që mund të sjellë largimin nga ky sektor i pinjollëve, miqve, shokëve dhe militantëve në poste drejtuese që u kanë shërbyer si gozhda e Nastradinit, devotshmërisht. Cënimi i statuskuo-së shihet si i papranueshëm. Jo për empati, por për demagogji dhe diversion i kujtojnë Cakajt se kjo është goditje nën brez për paraardhësin Bushati, një luftë brenda llojit që po krijon “kurbane”, “viktima” të pafajshme. I bien pragut të dëgjojë dera, duke ftuar në duel ish - ministrin Bushati për haraç, duke strukturuar një grup antiparti, që do i krijonte kryeministrit Rama shumë kokëçarje. Madje në disa të përditshme këta të “penduar” shfaqen edhe me foto. Zoti Cakaj e ka gjykuar të udhës me këtë deklaratë të komunikojë me publikun, për të treguar vullnetin e tij dhe të qeverisë që përfaqëson për shëndoshjen e gjendjes, dhe për mendimin tim nuk ka bërë gabim. Integrimi nuk ndihmohet duke heshtur, duke marrë nën sqetulla të pamerituarit, me gjasme. Një nga problemet e mëdha nga të cilat ka vuajtur dhe vuan ky vend është se njeriut i është gjetur puna dhe jo e kundërta. Askush nuk mund të jetë i përhershëm, i pazëvendësueshëm dhe duhet lejuar qarkullimi i elitave. Fati i disa individëve, i disa kolltukofagëve nuk mund të lidhet me fatin e Shqipërisë. Goditja e zotit Cakaj është paralajmëruar më herët, vetëm se ka ndryshuar frëngjia dhe një pjesë e pushkatarëve. Për faktin se ishte i ri në moshë, se ishte kosovar, Soroist dhe kishte artikuluar në mënyrë arbitrare korrigjimin e kufijve të Kosovës. Në një lidhje okulte Tiranë - Prishtinë- Beograd, midis Ramës Thaçit dhe Vuçiçit! Kartë që u rrëzua pas deklarimit të amerikanëve se mbështesnin çdo zgjidhje afatgjatë, që i shërbente stabilitetit midis dy vendeve dhe në Ballkan. Nuk mënuan ta delegjetimonin zotin Cakaj, të zbulonin “gafat” në fjalimet e tij, kur në gjendje emocionaliteti recitoi ndoshta jo me pathos dhe lapsuse disa vargje të poetëve të Rilindjes Kombëtare. Kërkonin gjilpërën në kashtë, ashtu siç nuk kishin bërë për asnjë tjetër më parë për gjëra edhe më serioze, me pasoja për perspektivën Euro-Atlantike. Jam i bindur se gjendja e stokut brenda ministrisë në fjalë ka qenë e njohur, por vetëm dikush me kurajo, me moral të panjollosur nga trojet etnike, jashtë këtyre lidhjeve fisnore mund ta bënte. Prandaj në këtë kontekst dua t’i them: “Bravo zoti Cakaj!

Nga Luan KURTI