BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

“Breshkëshpejtësia e BE” mbase mund të shpejtohet me targat e përkohshme!

“Breshkëshpejtësia e BE” mbase mund të shpejtohet me

Qeveria Kurti merr vendimin e zbatimit të reciprocitetit me Serbinë për punën e targave. Është një “dikurshmëri” pothuaj ligjore e 2011-tës si marrëveshje e Brukselit atëherë dhe tashmë makinave me targa serbe, ju detyrohen targa të përkohshme ose 60-të ditore vetëm 5 euro për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës. Por ka dhjetë vite që serbët ju japin targa të tjera të përkohshme qytetarëve të Kosovës kur kalojnë në territorin serb. Serbët punën e targave e kanë lidhur me “njohjen de fakto” të Kosovës si shtet sovran dhe kanë parapëlqyer të veprojnë njëanshmërisht me të tillë marrëveshje të pazbatuar nga Kosova, duke i nxjerrë serbët “krenarë” në marrëzinë e tyre të shitjes mend me targat, kur Kosova ka lejuar dhe për hatër të Perëndimit pikërisht serbët të kalojnë lirshëm. Dje Kurti filloi zbatimin e marrëveshjes së Brukselit që i bashkonte serbët dhe kosovarët në përdorim të targave të përkohshme. Gjithsesi vetëm në veri të Mitrovicës serbët aty, kanë bllokuar rrugën dhe për të bërë lajm dhe për të bërë Vuçiçin të mbledhë sot “sigurinë”. Në fakt, shumë ua kanë zgjatur serbëve dhe kjo ka ardhur, sepse BE është si gjithmonë e “me shpejtësi breshke” dhe jo plotësuese e detyrimeve që ka krijuar vetë si marrëveshje. Sigurisht unë nuk e respektoj Kurtin për “majtizmin e tij nacionalist” dhe frymën idiote të “inateve të tij me qeverinë Rama” që pastaj përkthehen me urrejtje për Shqipërinë por... Por targat, duhet të bëjnë të mundur “iluminimin” e mendjes në Bruksel. E sigurisht me anën e konferencës për shtyp Brukseli vazhdon avazin e “leksioneve për të dy palët” që tashmë është një diplomaci bajate. Në një konferencë për media, Stano deklaroi se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla. “Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, theksoi ai. Stano shtoi gjithashtu se Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes. Në fakt qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë. Kosova kishte paralajmëruar e vendosjen e masës së reciprocitetit për targat, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte thënë se marrëveshja për targat skadon më 15 shtator dhe se Kosova nuk do ta respektojë atë njëanshëm. Deri më tani, veturat e Kosovës që kanë kaluar nëpër Serbi, është dashur t’i heqin targat e tyre “RKS” (Republika e Kosovës) dhe të vendosin targa të përkohshme prej letre. Çështja e targave ishte e rregulluar Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat “KS” (Kosovë) ose “RKS” (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.  

Unë po jap dhe të thëniet e “armiqve të Kurtit” dhe ajo më ekselente është Kimete Berisha që shkruan: Të jesh objektive do të thotë t’i tejkalosh mijëra shamje, ofendime e kërcënime me jetë, ta lësh zemrën anash, ndjenjat anash, inatin anash, dhe të thuash se “reciprociteti me targat me Serbinë, është gjest i bukur”. Dhe të shtosh se “Qëllimi i arsyeton mjetet”. S’ka rëndësi që bëhet për fushatë ky veprim, me rëndësi është që “dhez” ky gjest dhe askujt në Kosovë nuk i bie keq që prej sotit Serbisë ia fshehim buçkat e targave të regjistrimit me targat e shtetit të Kosovës. Por pra dhe zv/kryeparlamentari Maloku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti se problemi i Kosovës nuk janë targat e automjeteve. “O Albin Kurti. Problemi i Kosovës nuk janë targat e automjeteve. Hajnia, korrupsioni, nepotizmi, haraçi, fajdet, sistemi i drejtësisë i degraduar, shëndetësia në kolaps dhe arsimi askund. Këto janë problemet e Kosovës. Si është e mundur që në një vend aq të varfër të ketë politikanë aq të pasur? Në këtë pyetje duhet dhënë përgjigja nga drejtësia”, ka shkruar Maloku. Ai ka thënë se vetëdijesimi i qytetarëve e ndalë importin e produkteve serbe e jo doganat. Në fakt targat duhet të shërbejnë dhe pse është si thotë Kimetja aksion elektoral, sërish duhet të shërbejnë për të lëvizur Brukselin se sa Beogradin. Në fakt është pabarazi e madhe dhe sidomos te targat ku është identiteti i parë shtetëror duket qartë. Beogradi dhe pse ankohen në Mitrovicë serbët ka rënë dakord për një gjë të tillë. E kjo marrëveshje nuk mund të jetë e njëanshme. E bën për fushatë lektorale Kurti (sigurisht që po) apo nuk e bën, sikundër thotë Kimetja, është një diçka që duhet pranuar dhe se Makiavelizmi nuk është armiqësi politike por politikë që tenton të përfitojë. Brukseli duhet të tejkalojë “breshkën që ka zakon” dhe vazhdimi me “tërheqjen e kosovarëve gjithmonë” përpara serbëve, nuk është politikë e mençur kaq shumë. Kaq, jo ndonjë gjë më shumë se sa kaq.