Lajme të tjera
BREAKING NEWS

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama bën publik vendimin më të fundit të qeverisë dhe jep lajmin e mirë

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama
x

Opinion / Editorial

Britania e Madhe, paralajmërim i përçarjes europiane

Britania e Madhe, paralajmërim i përçarjes europiane

Qielli i Europës, në kuadrin e sinoptikës politike përtej horizontit, duket i trazuar. I trazuar nga kontradiktat e thella ekonomike që rezultojnë vetë brenda për brenda UE-së, por dhe nga aktivizimi rrymave ultranacionaliste në disa prej këtyre vendeve anëtare të saj. Britania e Madhe që historikisht ka qenë “Mbretëreshë e detrave”, ka qenë njëkohësisht dhe në rivalitet të madh me Gjermaninë, sidomos kjo mbas vitit 1871 kur Gjermania u bashkua. Bashkimi gjerman, por nga ana tjetër dhe fuqizimi i USA përtej oqeanit, do të sillnin gradualisht dhe dobësimin e saj, sepse jo vetëm flota e këtyre vendeve po zhvillohej, por po krijoheshin precedentë dhe për rindarje të re të vendeve koloniale. Pra nëse sot Anglia shënoi datën përfundimtare të shkëputjes së saj nga Europa, kjo do të thotë se Anglia jo se nuk pëlqen Unionin Evropian.

Përkundrazi, ajo e do, por me kushtin që të jetë ajo violinë e parë dhe jo Gjermania. Dalja nga UE e Anglisë më së fundi saktësoi se nga do anonte ajo, nga Amerika apo Evropa. Vendimi për të dalë është shprehje e kontradiktave ndër imperialiste, kontradiktë kjo, që edhe pse Anglia doli prej saj, nuk duhet menduar se ato u shuan. Përkundrazi, Europa tashmë e sidomos Gjermania e cila kryeson potencialisht këtë organizëm dhe bashkësi shtetesh me anë të ekonomisë të saj dhe gëzohet, por dhe i kanë hyrë ethet. Është logjike se kur vjen puna për dominim, ashtu si në kopenë e ujqërve fillon kacafytja me njëri-tjetrin. Gjermania e di mirë dhe nuk e harron, se Francës ende nuk i ka ikur mëria tradicionale dhe nacionalizmi francez njihet. Ai ka qenë i kultivuar në shekuj, ashtu sikurse dhe luftrat e përbashkëta që kanë bërë me njëri-tjetrin kanë qenë në thelb për dominim. Në këtë kuptim Franca pret vetëm momentin e një acarimi dhe mosmarrëveshje me Gjermaninë, me qëllim për ta patur si preteks për të dalë nga UE. Kontradikta midis tyre në fakt është, se kush do të dominojë në Europë për të qenë “violinë e parë”. Liderja e partisë nacionaliste Le Pen e ka deklaruar me kohë se nëse marrin drejtimin e qeverisë franceze, një ndër pikat e diskutueshme do të jetë dhe referendumi në popull për të dalë nga ky organizëm. Parë nga ky këndvështrim, Gjermanisë nuk do t’i leverdiste kjo gjë, sepse nëse dhe Franca do të ndërmerrte këtë hap, atëherë “drita jeshile” për të dalë nga Europa do të rrinte e takuar edhe për vendet e tjera të komunitetit. Dhe mesazhet janë dhënë si nga Polonia, Holanda apo dhe ndonjë vend tjetër. Nëse Anglia e ndërmori këtë hap, ajo është menduar mirë, por dhe Europa e di dhe e ka të qartë se mbas Anglisë, qëndron një forcë tjetër mbështetëse për të dhe ajo është Amerika. Amerika shikon interesat e veta globale, ajo e tërheq dhe lëshon litarin sipas interesave të saja jo për interes të Anglisë, por për të dobësuar Bashkimin e Europian.

Ta dobësojë, aq sa të këtë mundësi ta komandojë vetë Amerika, por edhe nuk duhet dobësuar dhe shumë, sepse një rraskapitje e ekonomisë dhe e politikës europiane, do të forconte Rusinë e cila dhe kjo është tashmë një superfuqi e madhe dhe e rrezikshme imperialiste. Kjo do të thotë “ruajtje e balancave” midis tyre, të cilat bëhen herë të heshtura, por me nënkuptim dhe herë të hapura. Këto balanca madje Gjermania kërkon t’i ruajë dhe vetë brenda për brenda EU. Kështu psh në Luftën e Kosovës, e cila ishte një luftë çlirimtare, vende të ndryshme ose ruajtën neutralitetin për të mos e prishur me Serbinë (Franca- Holanda- Italia), ose ia deleguan ndërhyrjen Amerikës. Edhe sot aktualisht dihet psh se Franca mbështet Serbinë, e cila është e lidhur me Rusinë, sikurse Italia mbështet Shqipërinë e Rumaninë, apo Gjermania Greqinë etj. etj.

Këto pazarllëqe janë në kuadrin e “nokolonilizmit” të ri, i cili vjen e të ofrohet në formën e “miqësisë tradicionale” midis popujve (por mbrapa fjalës “popujve” duhet nënkuptuar ndarje e re e zonave për interesat e tyre ekonomike). Megjithë tendencat centrifugale të disa vendeve, të cilat dëshirojnë të dalin nga ky organizëm, vërejmë dhe anën tjetër të kundërt të forcave centripetale, se ka shtete brenda për brenda kontinentit të vjetër, të cilat kërkojnë me ngulm e padurim të futen në Bashkimin Europian. Kjo më shumë është tendencë e vendeve të vogla e të varfra, të varura ekonomikisht nga kapitali i huaj që janë mbytur në borxhe dhe daljen nga situata e shohin te kjo bashkësi, e cila në fund të fundit në themel të politikë së vet ka ruajtjen dhe pasurimin e vendeve të zhvilluara imperialiste mbi kurrizin e popujve të varfër. Gjithashtu këto vende edhe vet ruajtjen e lirisë e pavarësisë së tyre totalisht jua u kanë besuar "NATO-s" duke shkatërruar mbrojtjen e atdheut të tyre. Ashtu sikurse një pronar i pasur rrjep çdo ditë e më tepër punëtorin e varfër, ashtu dhe shtetet e pasura kapitaliste të UE, vjedhin e rrjepin vendet e varfra të këtij kontinenti. Në këtë kuptim, Bashkimi Europian është lumturi e bosëve dhe manjatëve të korporatave të mëdha, të këtij imperializmi mbi kurrizin e këtyre popujve, sikurse paraqet dhe shkallë të lartë rrezikshmërie për luftra të tjera e të reja për rindarjen e zonave të influencës.