BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

“Bukuria” e shtetit, ku pushteti është “pothuaj” i gjithi yti!

“Bukuria” e shtetit, ku pushteti është

Fjalimi i Ramës në fillim përpara kryepolicëve që i cakton vetë, i kritikon vetë, i largon vetë dhe i qarkullon vetë, por sidomos fjalimi përpara kryebashkiakëve që të gjithë të së njëjtës familje politike ose asaj socialiste, më ngjau me kritikat e shokut Enver dhe partisë në plenumet e famshme të tij. Shoku i famshëm Enver iu hante kokat, sepse e kishte në “program ngrënien e kokave”, por Rama i lë në fushë të SPAK-ut sepse kështu u shpreh në një moment nervozizmi gjysmë artistik dhe gjysmë të vërtetë. Pastaj patetizmat e Bashës që thotë “peshku qelbet nga koka” kanë të bëjnë me atë që ai nuk ka mësuar për veten e tij në PD-në ku “peshku jo është qelbur nga koka”, por ka qelbur dhe Shqipërinë mbarë, sepse me dëshirë i ka lejuar Ramës një mandat të tretë dhe të gjithë pushtetin vendor plus atij qendror. Pra nuk ka më “peshk të qelbur nga koka se sa ai i Bashës” në PD. Por po kthehem të monologjet e Ramës, njësoj si plenumet e shokut të famshëm Enver (shefit dikur të partisë së Gramozit që iku dhe Berishës që qëndron akoma në Kuvend) kur kritikonte anëtarët e KQPPSH dhe dikujt i hante dhe kokën. Po po, e kemi kuptuar të gjithë se kur ka ndonjë sukses ai është i partisë dhe Ramës dhe kur ka ndonjë grabitje (kur e zbulojnë ose iu del) është e individit. Tanimë ky model i Ramës është i qartë dhe normalisht përsëritja kaq shumë të bën të dyshosh nëse është i vërtetë. Po, kanë diçka të përbashkët. Rama është njeriu që cakton të gjithë ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët pa përmendur drejtorë të lartë dhe zv.ministra. E vërtetë që paska vjedhur Tushe në Lushnje (që nuk është as i vetmi, as i madhi i këtij tarikati), por kur njerëzit do ta votonin garant dhe propagandë i ka bërë Rama. Pra, populli mund dhe të mos e ketë njohur Tushen (ose e ka njohur për jo kaq shumë të “bukur”), por ka njohur Ramën, i cili iu ka thënë se ky – bën për ju. Si dhëndrin. Sot kur dhëndri grabit, një fjalë i thuhet shkesit apo mikut. O mik këtë grabitës na solle në Lushnje. E Rama ka promovuar dhe vendosur në sajë të Bashës gjithë pushtetin qendror dhe atë vendor. Ka shkuar në të gjithë cepat e Shqipërisë dhe iu ka thënë ky deputet është më i miri dhe ky kryebashkiak është më i miri. Po pra si në Durrës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, kudo në Shqipëri si për deputetët dhe për kryebashkiakët. E pse? Po sepse kështu e ka pushtetin. Të stërmadh. Kështu e donte. Të ëndërruar si të shokut Enver dhe në sajë të bashkëpunimit pervers me Bashën. Tani kjo “bukuri”, e cila duhet të bënte namin, duhet të lulëzonte Shqipërinë, duhet të bënte që të gjithë të ishin të lumtur – po krijon modele të monologut si në “plenumet e KQPPSH-së” ku akuzoheshin ata që kishte vendosur partia dhe udhëheqësi, por që kishin – devijuar. Hahaha kështu thuhej atëherë, kanë devijuar. Edhe Rama kështu thotë sot. Ata përgjigjen për by...ën e tyre dhe jo unë e partia ime. Por harron se për by...ën e tyre, ka garantuar ai vetë. Po pra po, por del sërish ajo e dikurshmja e PPSH-së se të tillë drejtues – kanë devijuar.

Rama tenton të mbledhë situatën në polici me qarkullim kuadri. Me vendosje afatesh. Kjo është fantastike. Keni 100 ditë kohë. 100 ditë “for what”? Rama iu tha: Ndërtimet pa leje në zona turistike të mbrojtura natyrore, arkeologjike. Bëhen ndërtime pa leje brenda vijës së verdhë të bashkive, hidhet beton, çfarë bën Policia e Shtetit në ato kuadrate që janë të ndara qartësisht mes komisariateve, kthen sytë nga ana tjetër. Është si çdo krim tjetër madje me dënime shumë të rënda, këto skena krimi zhvillohen në sy të policëve që kanë detyrim ligjor të veprojnë menjëherë. Po mirë kujt ia thotë këto? Vetes... apo... Ore po nga kush kontrollohet kjo polici? Kë ka drejtor të përgjithshëm policia? Kthejnë sytë nga ana tjetër. Po kujt po i thotë batuta të tilla një kryeministër që ka të gjithë pushtetin në Shqipëri? Me këto fjalë do të largojë miliardat e mafies së kanabisit, e cila pasuron dhe policinë e tij. E ajo pastaj do të ndërtojë. Policia nuk kthen sytë nga ana tjetër, por e shikon dhe e ruan mirë ndërtimin, sepse ka marrë paratë, sepse po të mos i kishte marrë dhe të mos kishte frikë – askush nuk do të kthente sytë në anën tjetër. Por kur ato “para ose euro të korrjes së re” të kanabisit shkojnë lart e më lart në shefa drejtorë dhe politikanë, polici vogël dhe ai i mesëm justifikon çdo lloj ndërtimi, sepse ky është dhe pushteti i madh dhe i pakufi. As njeriu që Rama e respekton shumë ose presidenti Erdogan nuk e ka pushtetin kaq të madh si qendror dhe vendor si Rama. Jo në Turqi pjesët më të rëndësishme të pushtetit vendor, janë të opozitës, e cila atje nuk u tërhoq me bisht në shalë dhe me marrëzinë e lënies vetëm të shqiptarit përballë super pushtetit të Ramës. Tani Rama po akuzon të vetët në të gjithë pushtetet, sepse nuk ka opozitë përpara. Nuk ka polici të opozitës dhe as kryebashkiak të opozitës. Po pra po, sa vjen në pushtet një palë heq kryepolicët e palës tjetër, kurse kryebashkiakët janë politikë. Prandaj bën plenume partie. Po pra sepse të gjithë policët janë të tijtë (vendosen nga ai dhe partia e tij) dhe kryebashkiakët po ashtu. Rama iu tha kryebashkiakëve: Këto janë dy arsyet, nuk duan asnjë shkencë dhe asnjë lekë, por vullnet të hekurt për të bërë Shqipërinë, asgjë tjetër. Nga njëra anë prokurimet duhet të ndryshojnë cilësisht dhe nga ana tjetër 90% e territorit që ju qeverisni duhet të hyjë në shtet, se nuk është në shtet, është si pa shtet, si pa zot, përderisa i zoti nuk ka letrat e tokës dhe shteti nuk ia jep. Këto të dyja nuk negociohen. Dua t’iu informoj se nuk do të ketë më fonde pa performancë. Kjo është e mrekullueshme dhe vërtetësia që nuk vlen thënia “nuk ka shtet”, por kemi shtet të keq. Mirë se vërtetoi se të vetët prokurimet i kanë bërë “zullum punë” kryebashkiakët e tij pra, por se 90% e territorit nuk është në shtet. E pyetja është: Mor po kush është njeriu që ka thënë se do të – bëjmë shtet? Kush është njeriu që i ka caktuar ata që kanë 90% të territorit jashtë shtetit dhe kush është njeriu që ka bërë garantin për ata, që prokurimet i kanë bërë baltë në Shqipëri? Ky njeri e ka emrin Edi Rama. Partia që ka nxjerrë këta njerëz e ka emrin Partia Socialiste. E kjo është e bukura e të gjitha pushteteve në dorën tënde. Por do të funksionojë kjo gjë për Ramën edhe për disa kohë sa përballë tij ka tebdilë si Lulzim Basha që është tashmë armiku më i madh i pluralizmit në Shqipëri ose njeriu që mban përgjegjësinë e një fuqie të tillë të artistit Rama. Që ka përgjegjësinë që akoma nuk di të kuptojë se “njeriu patologjik kundër demokracisë” ose babai i tij politik është shpallur i padëshiruar nga SHBA-të. Që kupton, por bën sikur nuk di, se pa një lidership të fortë, të pastër dhe të ri në PD, Rama qëndron më shumë se Vladimir Putin në pushtet. Po, por me një ndryshim. Vladimir Putin ka opozitën të shpallur dhe të vjetër komuniste, kurse Rama e ka akoma më keq opozitën. Ajo është e shpallur demokratike, por brenda është “rrufjano bolshevike” që lejon “instilacionin shtet”, që Rama ka bërë dhe tani mundohet nëpërmjet medemek plenumeve të tij ta ndreqë.