BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e
x
BREAKING NEWS

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga
x
BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x

Opinion / Editorial

Bunkerizimi i bandës Berisha

Bunkerizimi i bandës Berisha

Populli shqiptar në këto 31 vjet të ashtuquajtura demokraci, ka përjetuar shumë tragjedi, nga i njëjti autor, “demokrati” Sali. Bëmat e tija ogurzeza, apo gjëmat e tija të pashoqe, kulmuan me krimet e 1997, grushtin e shtetit në 1998 dhe vazhduan me tragjedinë e Gërdecit, si dhe me masakrën e 21 Janarit, që kanë ngelur njolla të zeza në historinë e pluralizmit shqiptar. I madhi Dritëro Agolli, në refleksion të këtyre ngjarjeve të shëmtuara, e etiketoi Partinë Demokratike një   “bandë shkatërrimtare “, që kërcënon rendin demokratik në Shqipëri. Fundi i Partisë Demokratike, që po e përjetojmë sot në skenën politike, e përligj më së miri këtë përkufizim të gjeniut të letrave shqipe. Po të ndjekësh rrugëtimin 31 vjeçar të kësaj krijese politike përcaktuese për fatet e vendit, mes baticave dhe zbaticave që ka kaluar, ajo ka ecur në trasenë e mashtrimeve,  fallcifikimeve,shkatërrimeve dhe krimeve, qysh nga krijimi i saj e deri më sot. Që në fillimet e saj, kjo parti funksionojë duke vendosur në themel të programit  të saj ideologjinë, filozofinë, moralin, parimet dhe principet për të shkatërruar dhe mohuar çdo gjë që është krijuar për dekada të tëra nga brezat paraardhës,duke nisur startin nga teoria zero, me një qëndrim adhurues ndaj utopisë iluzore të shfarosjes së komunizmit në përmjet shkatërrimit dhe mohimit. Teoria e shkatërrimit, mohimit dhe krimit e shoqëroi edhe në demonstratën e 8 Dhjetorit të fraksionit Berisha, për të pushtuar selinë e krijesës së vetë, si oktapodi që ha këmbët e veta. Me ardhjen në pushtet në vitin 1991, krahas masakrës së 2 Prillit, hodhi idenë të shkatërrojmë çdo pasuri që është krijuar nga puna dhe djersa e popullit në sistemin 50 vjeçar të drejtuar nga komunistët, një prej të cilëve ishte dhe komunisti antikomunist Sali Berisha. Vandalizmi në ekonomi, nisi me shkatërrimin e uzinave, fabrikave, kombinateve, plantacioneve gjigante si blloku i agrumeve në “Lukovë”,të Sarandës, i vreshtave të “Shtoit”, në Shkodër, blloku i fiqve në Berat, më i madhi në Ballkan dhe qindra hektar me vreshta, agrume, ullinj, sera me ngrohje diellore, një pasuri kombëtare ku punonin e jetonin mijëra vetë. Blloku i lindjes me ndryshimin e sistemit, pësoi tronditje të madhe por jo si në Shqipëri. Konsulli ynë në Poloni në Panairin e Poznanit më tha se: ne polakët bëmë një gabim të madh, se mbyllëm uzina e fabrika dhe na u largua rinia jashtë vendit, gjë që se bëri Çekia dhe i ka të gjitha në punë. Por ne jo vetëm që i mbyllëm totalisht, por dhe i shkatërruam, duke filluar nga Uzina e plehrave Azotike në Fier, Llambave në Vlorë, Uzinën e Preçizionit në Korçë, që prodhimet e saj shkonin në Gjermani, Uzinën e Telave në Shkodër që kishte treg ndërkombëtar, Kombinati i Tekstileve në Berat me prodhimet tekstile që dilnin në tregun e vendeve perëndimore dhe shumë fabrika e uzina të tjera, që mund të ishin rentabile duke ndryshuar profilin ekonomik. Partia Demokratike, gjatë ushtrimit të pushtetit të saj me Sali Berishën në krye, ka një bilanc shkatërrimesh e krimesh, që nuk është gjykuar dhe as ndëshkuar ndonjë herë, për dëmet katastrofale që i ka sjellë vendit. Ai, ka sunduar me “sulltanatin” e tij duke lulëzuar e pasuruar familjen e vet, dhe klientelën e preferuar, duke mos menduar se një ditë do jap llogari për gjithë ato fatkeqësi që ka përgatitur me veprimtarinë e tij aventureske, si kryeministër e president i vendit.  Partia Demokratike, ishte shpresa e shqiptarëve, për të përmbushur ëndrrën e tyre shekullore për demokraci, por fatkeqësisht pësuan zhgënjim të papritur.  Sot po përjetojmë komedinë më të madhe në vitet e “demokracisë”, ku grinden “babë” e “bir’ dhe populli bën sehir. Basha erdhi në krye të Partisë Demokratike i katapultuar, si mik i familjes Berisha. Është kontestuar për paaftësinë e tij drejtuese nga disa aktorë politik, brenda së djathtës. Edhe pse korri humbje të njëpasnjëshme Ai, nuk lëvizi nga llogorja drejtuese de juro, se de fakto drejtonte babai i tij politik, që e ruante nga çdo rrezik. Situata që u krijua me Berishën duke e shpallur non grata, nga SHBA, për korrupsion, Lulin e zuri brenda në befasi, pa dëshirën e tij dhe që u detyrua  t’i kundërvihet atit të tij politik, për koniunktura politike. Shkaku është Berisha, Luli vuan pasojat. Protesta e 8 Dhjetorit, për të zaptuar zyrat me dhunë, është një akt i menduar mirë nga Berisha, se do vazhdojë me çdo çmim të destabilizojë situatën politike në tërësi, për përfitime personale, për të larguar vëmendjen nga borxhet që duhet t’i shlyej popullit të mashtruar, me lojërat e tija politike. Akuzat dhe kundër akuzat mes Berishës dhe Bashës, janë tymnaja që nuk sqarojnë asgjë për marrëdhëniet mes tyre. Për t’u bërë të besueshëm në opinionin publik, secili prej tyre në mënyrë të ndërsjelltë akuzojnë Ramën si mbështetës të lojës së tyre. Lojë kungulleshkash. Kjo i bën më qesharak në sytë e publikut.  Berisha ndjek dhe do të ndjek misionin e tij diabolik, për të larguar vëmendjen nga virusi i korrupsionit që i ka zënë frymën dhe do grumbullojë rreth vetes turma të çoroditura, dhe do mbështetet te militantë miop, klientelist, nepotist, krahinalist dhe deputetë, që i ka joshur me poste, privilegje, para, e prona të pamerituara. Do i shkojnë pas vetes “konet” e pushtetit. që do lehin derisa ta shohin se Berishës do i fiket vaji i kandilit. Është për të ardhur keq, që mediet televizive, me përulësi  më shumë i japin hapësirë publicitare Berishës se çdo aktori tjetër politik, si duket ju jep më shumë “prik”. Zhvillohen aktivitete patriotike nga shoqata që janë dhe “Nderi i Kombit” dhe mediet vizive, nuk publikojnë asgjë se nuk joshen me pagesa të majme. Ku i gjen Berisha paratë, që bredh çdo ditë poshtë e lartë, e shoqëruar nga një armatë, që publikohet si “demokrat”, përgjigja ‰është: se nuk ‰është rastësisht non gratë. Kjo suit politike, tregon se nuk ju dhimbset Partia Demokratike, pa folur më Shqipëria. Berisha, i është shprehur haptazi publicistit shqiptaro- amerikan Peter Lucas se: “Pas meje u bëftë kiameti”. Ai, ‰është i  gatshëm ta bunkerizojë Partinë Demokratike për interesat e tija personale. Partia Demokratike është ndarë në dy pjesë me interesa diametralisht të kundërta, që shprehin antagonizëm politik dhe social. Sot në tregun politik të së djathtës, kemi dy parti demokratike të papajtueshme me njëra tjetrën. Kjo është fatkeqësi kombëtare. Kush i fryn këtij zjarri është jo thjesht antidemokratik, por antishqiptar. Demokracisë shqiptare, më shumë se kurrë, sot i duhet një e djathtë e fortë, e konsoliduar dhe e orientuar pro perëndimore. Dy partitë rivale, Basha-Berisha, që kanë degjeneruar në dhunë por jo në parime dhe ide, nuk kanë asnjë shans që ta çojnë PD-në në bregun e suksesit, veç se dështimit. Në kampin e të djathtës ka djem dhe vajza me ideale demokratike dhe kulturë intelektuale, brenda dhe jashtë vendit që i ka përndjekur regjimi Berisha, që mund të marrin fare mirë rolin e lidershipit dhe ta bashkojnë të djathtën në një të vetme, për të arritur fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Në rast se do vazhdohet me Berishën, që e kanë  kapur ethet non grata dhe Bashën që e ndjek shtërngata, Partia Demokratike, nuk ka shans të vij në pushtet. Kjo situatë më kujton thënien e A. Schopenhauer: “Që partitë janë një grup vagabondësh që kërkojnë t’i hipin popullit në qafë”. Kjo do të jetë fatkeqësi për demokracinë shqiptare. Gjëndja ku ndodhet sot Partia Demokratike, duhet të shqetësoj gjithë klasën politike, të djathtë dhe të majtë. Në rast se kemi një opozitë të përçarë, të vrarë, të tronditur dhe të çoroditur, nuk do kemi demokraci liberale, por veç autokraci institucionale, që do përdoret nga mazhoranca për përfitime personale.