BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Burimet njerëzore, vëmendje e plotë në KLSH

Burimet njerëzore, vëmendje e plotë në KLSH

 Duke u mbështetur në udhëzimet e standardeve ISSAI të organizatës botërore të institucioneve supreme të auditimit INTOSAI, në moton “Experentia mutua Omnibus Prodest (Nga Eksperienca e Përbashkët fitojnë të gjithë)” dhe në praktikat më të mira të organizatave simotra të zhvilluara evropiane, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka investuar fuqishëm gjatë viteve 2012-2018 në zhvillimin me përparësi të burimeve njerëzore.

Nga KLSH, menaxhimi i burimeve njerëzore është konsideruar si parakusht dhe jetik për funksionimin e institucionit në mënyrë efikase dhe të efektshme. Në kuadrin e reformimit dhe modernizimit institucional, KLSH ka zbatuar në vijimësi politikën e menaxhimit të burimeve njerëzore, e cila është në një linjë me standardet ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe me parimet e praktikave më të mira të administratës publike, të rekomanduara nga Bashkimi Evropian.

Në bashkëpunim me ekspertët e NIK-ut polak, në kuadër të projektit IPA 2013, gjatë vitit 2017 u hartua Dokumenti i Politikave të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të institucionit, dokument i cili u miratua me Vendimin e Kryetarit nr. 228 dt. 31.12.2017.

Struktura organizative, për vitin 2017 është miratuar me 181 auditues dhe punonjës mbështetës. Nga viti 2011 dhe 2012, vite në të cilat struktura ka pasur një numër total prej 156 auditues dhe punonjës mbështetës, dinamika e shtimit të numrit të tyre ka rezultuar 5 auditues çdo vit, duke kulmuar me 181 auditues dhe punonjës mbështetës për vitin 2017. Rritja në numër e audituesve ka sjellë reduktim të numrit të ekspertëve të jashtëm të kontraktuar nga KLSH, të cilët përfaqësonin personalitete me kontribute të njohura në fushat dhe disiplinat përkatëse apo dhe ish-auditues me përvojë. Profesionet kryesore të stafit auditues janë Financier dhe Jurist. Për vetë natyrën dhe kompleksitetin në rritje të aktiviteteve nën auditim, të cilat kërkojnë interpretim financiar dhe ligjor, kërkesa për këto dy profesione do të vijojë të mbetet prioritare. Barazia gjinore dhe ulja e moshës mesatare të punonjësve janë drejtime të politikës së burimeve njerëzore, treguesit e të cilave janë përmirësuar.

Trupa audituese

KLSH ka zbatuar politika efektive të menaxhimit dhe rekrutimit të burimeve njerëzore, bazuar në tre parimet bazë: i)vlerësimi i profesionalizmit, ii) i transparencës iii) konkurimi i hapur dhe mundësia e pjesëmarrjes për të gjithë të interesuarit.

Kongresi i XXII I INTOSAI në Abu D’Habi inkurajoi SAI-t të përdorin Kuadrin e Kompetencave Profesionale, për të formuar trupën e sotme dhe të ardhshme të audituesve më të lartë të sektorit publik. Qasja pro- aktive e KLSH për t’i bërë këto politika pjesë të praktikave reale tregohet në progresin e bërë në zhvillimin e kapaciteteve ku struktura e trupës audituese ka evoluar në madhësi e përmbajtje (profesione te ndryshme).

Gjatë periudhës 2012 – 2017, trupa audituese e KLSH-së është zhvilluar mbi të gjitha në drejtim të krijimit të një profili të lartë profesional, me auditues që zotërojnë dije, aftësi dhe integritet. Me qëllim përmirësimin e performancës si dhe për të fituar njohuri e teknika të reja, u ndoq politika e rekrutimit, motivimit dhe nxitjes në karrierë të punonjësve/audituesve që kanë përfunduar studimet universitare në degë të dyta apo zotërojnë certifikata profesionale të njohura në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

 

- 8 Drejtues kanë titullin "Profesor" dhe "Profesor i Asocuar" dhe “Doktor i shkencave”,

- 19 Drejtues dhe auditues kanë një diplomë të dytë, nga të cilët 14 në Drejtësi dhe 5 në Financë, - 5 Drejtues dhe auditues kanë Diplomë/Certifikatë Ndërkombëtare në Kontabilitet dhe Auditim (CIPFA) dhe Certifikatë Ndërkombëtare në Auditim (CPA).

-8 Drejtues dhe auditues kanë Diploma/ Certifikata të trajnimeve të zhvilluara nga IDI (Iniciativa për zhvillim e INTOSAI-t).

-10 Drejtues e Auditues kanë përftuar trajnime nëpërmjet intershipeve me afat 5 mujor nga Gjykata Europiane e Audituesve (ECA) dhe 3 Drejtues e auditues përmes fellowship-eve me afat 4 mujor nga Zyra e Auditimit Qeveritar të SHBA-së GAO.

Politikat e rekrutimit të punonjësve janë aplikuar në një linjë me strategjinë e zhvillimit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, me qëllim që KLSH të sigurojë stafin e duhur me kualifikimet, aftësitë dhe përvojën e nevojshme për të plotësuar kërkesat e tanishme dhe të perspektivës. Si një proces shumë i rëndësishëm për performancën e institucionit, rekrutimi është realizuar sipas të gjitha procedurave, rregullave dhe dispozitave ligjore në fuqi mbi nëpunësit civilë.

Gjatë vitit 2017, janë rekrutuar 22 punonjës, nga të cilët 1 drejtues me titullin “Profesor Doktor”, 2 drejtues me Diplomë Ndërkombëtare në Kontabilitet dhe Auditim dhe një auditues me titullin Doktor i Shkencave”.

Politikat e ngritjes në detyrë dhe nxitjes së karrierës.

- Qëllimi i politikës së ngritjes në detyrë në KLSH është të sigurojë përdorimin e potencialit të punonjësve në një linjë me kuadrin rregullator institucional. Kjo politikë është gërshetuar me politikat për motivimin dhe zhvillimin profesional.

Çdo punonjës i KLSH-së ka të drejtën e ngritjes në detyrë, e konkretizuar kjo me aplikimin e procedurave të hapura transparente dhe zbatimit të parimit të barazisë e mosdiskriminimit.

Prioritet i është dhënë zbatimit të politikës së ngritjes në detyrë dhe nxitjes së karrierës kundrejt stafit i cili ka një eksperiencë të gjatë në KLSH. Kështu përgjatë viteve 2012-2017 janë zbatuar procedurat për emërime në nivele drejtuese të punonjësve të cilët kanë një eksperiencë mbi 11 vjet në KLSH si; Sekretar i Përgjithshëm; 4 Drejtor Departamenti; 2 Drejtor Drejtorie; 9 Kryeauditues dhe 18 Auditues të Lartë. Ndër këta punonjës një pjesë e tyre kanë mbi 20 vite pune në KLSH.

Politikat e sigurimit të Barazisë Gjinore

Ndryshimi i raportit femra-meshkuj, sipas të cilit auditueset femra përbëjnë aktualisht 40% nga 33 % të numrit të audituesve që ishin në vitin 2011, konfirmon qasjen strategjike të KLSH-së ndaj barazisë gjinore në institucion.

Për vitin 2017, raporti femra/meshkuj është 40 % me 60%, nga 33 % me 67% që ishte në vitin 2011. Ndërsa mosha mesatare në KLSH në fund të vitit 2017 është 42.9 vjeç, nga 50 vjeç në vitin 2011. Objektivi për dy vitet e ardhshme është të realizohet barazia gjinore 50% me 50%, si dhe mosha mesatare 40 vjeç.

Politika e KLSH-së në mbështetje të zhvillimit në karrierë të gruas, reflektohet në numrin e konsiderueshëm që drejtueset femra zënë në nivele menaxheriale, duke përfaqësuar 10 pozicione drejtuese kundrejt 21 drejtues në total për gjithë institucionin si: Sekretare e Përgjithshme, Drejtore të Përgjithshme, Drejtore Departamenti, Drejtore Drejtorie dhe Kryeaudituese.

Sistemi i Zhvillimit Profesional

Sistemi i Zhvillimit Profesional në KLSH reflektohet në drejtim të rritjes së kapaciteteve profesionale të KLSH në vite, për të cilat treguesit e performancës përfaqësohen në nivele rreth 14 herë më të larta, nga 2,1 ditë mesatare trajnimi/auditues në vitin 2011, në fund të vitit 2017 stafi auditues ka një mesatare prej 28,5 ditë trajnimi/auditues duke arritur kështu dhe nivelin më të lartë të këtij treguesi përgjatë gjithë zhvillimit të këtij institucioni ndër vite. Stafi i ri i nënshtrohet trajnimit intensiv dhe është i angazhuar në auditime konkrete gjatë periudhës së provës. (Referuar Dokumentit të Politikave të Burimeve Njerëzore, faqe zyrtare e KLSH)

Strategjia e zhvillimit të KLSH 2018-2022, e lançuar nga institucioni gjatë zhvillimit të analizës vjetore për vitin 2017 në Shkurt 2018, e projekton zhvillimin e burimeve njerëzore të Institucionit në një rrugë të sigurtë dhe me objektiva shumë të qarta. Kjo strategji garanton në këtë mënyrë, investimin madhor në kapacitetet audituese të viteve 2012-2018, të ideuar dhe drejtuar nga Kryetari aktual i KLSH, i cili ka vendosur me miratim të Kodit të Etikës së Kryetarit, që të mos rikandidojë për një mandat të dytë, duke ruajtur plotësisht integritetin dhe pavarësinë e Institucionit

*KLSH