BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Burra shteti, jo "burrecët e revolucioneve për pushtet"!

Burra shteti, jo "burrecët e revolucioneve për pushtet"!

Po e dërgojnë situatën deri në përpunimin mediatik ku "dhunë të justifikohet" ku marrja me forcë të zyrave të shtetit të bëhet "popullore" që dhuna të legjitimohet! Kush e bën? Sigurisht një lidership i gjithi i stërprovuar si një "gangrenë ekonomike dhe politike e Shqipërisë"?! Ajo puna e gishtit mes Lulzim Bashës dhe ministrit të Brendshëm dje ishte esenciale! Janë mësuar të dalin në foltore (nga të gjitha krahët e politikës) dhe ti drejtohen jo vetëm me sharje dhe me fjalë fyese çdo individi, por t’ja bëjnë dhe me gisht! Të kërcënojnë me gisht! Asnjëherë nuk është çuar realisht ndonjë individ, ministër apo çfarë do qoftë, ti thotë "gisht drejtuesit" - kujt ja bën me gisht ti more maskara?! Çfarë të kam bërë? Kë kërcënon? Kë shan more pleh!? Sigurisht kur nuk i ka borxh asgjë! Kur nuk mban mbi supe krim! Po tani, të dalë një ish ministër i Brendshëm i datës 21 janar, të cilit i ka ndodhur një nga krimet më të mëdha të demokracisë si vrasja e katër të pa fajshmëve dhe të kërcënojë me gisht, kjo pastaj është e tepërt! Kanë filluar të fryjnë militantët poshtë me fjalët e tepruara dhe anti kushtetuese në demokraci se "do të përmbysim Ramën"?! E sigurisht nënkuptohet forca! Po përgatisin terrenin për një "dhunë të qartë" ditën e 16 shtatorit për të përmbysur Ramën! Është pothuaj njësoj si dikur, kur poshtë në mjediset e militantëve të majtë përgatitesh terreni për të "përmbysur Berishën" sepse ndryshe nuk "ai lëviz vendit"! Në fakt iku me vota! Të tilla forma dhe intepretime të demokracisë nuk janë të burrave të shtetit, por burrecëve të revolucioneve të pushtetit! Këto nuk janë perëndimorë, as demokratë apo social demokratë, të djathtë dhe të majtë lirie dhe demokracie, por janë orientalë, maskarenj sundimi autokratik, që nuk synojnë demokracinë dhe shtetin ligjor, por pushtetin! Prandaj ministri Brendshëm edhe pse nuk e njoh, as që di gjë si histori burrash për të, bëri mirë që ja tregoi drejtimin e gishtit një lideri humbës, anti demokraci të brendshme në PD dhe anti "punë" në qeverisje, i provuar katër vite ministër në tre ministri dhe katër vjet në bashki! Ky njeri dhe "babloku" i tij, nuk kanë dijeninë e ardhjes në pushtet me alternativë (përveç 300 lekë për litër si energji) por vetëm me "revolucione" dhe dyshime mbi fitoren e atyre që sigurisht fitojnë! Ata nuk kuptojnë se Edi Rama ikën dhe do të ikë, sepse kështu do shoqëria shqiptare, që nuk e voton më për disa arsye! Nuk e voton për premtime të pa mbajtura (300.000 vende të reja pune, monopole, mos përfundimin e reformës në pushtetin vendor, atë në arsim, keqësimi në kulturë, çmimet e karburanteve, shëndetësia, arroganca në pushtet etj., etj) nuk e votojnë, sepse ju ka ardhur në majtë të hundës me shpresën e humbur dhe largimin nga Shqipëria! Këto janë arsye, por nuk është arsye ardhja në pushtet e Lulzim Bashës dhe establishmentit të korruptuar të PD-së që humbi në 2013-tën! Nuk është arsye dhe as që i plas kujt realisht, largimi i njërit dhe ardhjes së tjetrit, ku askund nuk duket demokracia! Nuk mund të dalë të vritet një popull se do Lulzimi dhe Berisha me familjarët e tyre - të vijnë në pushtet! Nuk mund të bëhet as revolucion për hipjen në pushtet të bolshevikëve të tipit Lulzim Basha! Sigurisht bolshevikët e 1917-tës kishin shumë më tepër alternativa për të ardhur në pushtet! Ky "komsomolasi sot" edhe kur ka, i saboton ose i devijon, ose i keq interpreton! Për të mos thënë pastaj hallin e madh të "mentorit", babait politik të tij, që ka hall realisht të madh! Jo me politikën shqiptare sigurisht, por me drejtësinë që po vjen nga të huajt! E gjitha kjo maskaradë që luhet si një teatër i keq në qendër të Tiranës, vjen se mungojnë burrat e shtetit! Këto nuk janë "burra shteti, por burrecë pushteti" që marrin vendime të këqija në kurriz të njerëzve! Që i çojnë deri në përplasje dhe gjak dhe nuk është se nuk ka ndodhur kjo gjë! Janë të pa mëshirshëm për hallin e madh të tyrin ose pushtetin! Ata që janë në pushtet abuzojnë dhe tejkalojnë në mënyrë tragjike në korrupsion dhe arrogancë, këto në opozitë, bëhen gati për të thirrur militantët dhe njerëzit që të kryejnë "revolucionin" e hipjes në pushtet të pikërisht vetes që dikur ishin të korruptuar, hajna, deri vrasës së njerëzve të pafajshëm në Gërdec dhe bulevard përpara Kryeministrisë! Këta janë "burrecë të revolucioneve për pushtet"! Mjafton të vijnë këta në pushtet se as që merakosen sa njerëz mund të sakrifikohen! Janë të pamëshirshëm! E kanë vënë re se shoqëria është mërzitur prej tyre, kanë vënë re se nuk duan më të rreshtohen! Por ata duan rreshtimin dhe duan me çdo kusht krijimin e barrikadave, të cilat mbajnë peng zhvillimin dhe lirinë e njerëzve! Krijimi i barrikadave politike (pastaj luftarake) është sëmundje kanceroze në Shqipëri! Nga këto barrikada "shtihet pa kuptim" dhe ata që e pësojnë zakonisht janë njerëzit që nuk janë fshehur ndër barrikada! Është apokaliptike kjo! E "hanë" njerëzit e lirë, që janë mes tyre! Ata "vriten" për herë të parë, e pësojnë për herë të parë! "Burrecët e revolucioneve" për pushtet fyejnë përditë, ç'temperojnë Kushtetutën e Shqipërisë përditë, e ç'montojnë demokracinë përditë! Janë antiligjorë deri në neveritje, por askush nuk ju vendos ligjin përpara! Nuk jua vendos, sepse kështu ka plot dhe në krahun që ka mazhorancën! Janë me po të njëjtat parametra politike dhe njerëzore! Burrecë andej dhe burrecë këndej! Kjo është fatkeqësi dhe kur del dikush veçmas dhe jua tregon burrecëve të tillë vendin - është për t’u respektuar shumë! Burrecëve të PD-së dhe PS-së me në mes LSI-në! Në fund po e mbyll me atë që e konsideroj "përgatitjen famëkeqe" të njerëzve për të pranuar dhunën me datën 16 shkurt! Kjo është një histeri e pa pranueshme në liri! Pushtet vijnë dhe ikin vetëm nëpërmjet votës, as një elementi tjetër i menduar dhe përpunuar nga mendjet "pjatë të lëmuara dhe trushpuara në opozitë dhe miqve të tyre trushkulur dhe përfitues pushteti në mazhorancë"! Të tillë mendje janë perverse dhe shkatërruese të demokracisë! Por për fatin tonë të keq janë nëpër lidershipe partie kudo në Shqipëri! Nuk duhet lejuar ta "provojnë" përplasjen mes shoqërisë, brenda nesh, pse kjo mendje perverse është përhapur kudo në politikën shqiptare. 

Nga Besi BEKTESHI