Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Burrecët andej këtej kufirit kanë partinë, burrat kombin!

Postuar: 15/11/2019 - 07:10

Tashmë janë të qarta dhe ditët e përfundimit të "dashurisë" së politikanëve andaj këtej kufirit shqiptaro shqiptar! Sigurisht që deri dje kisha idenë se fajin e kishin kryesisht politikanët shqiptarë të Tiranës, kurse sot jam i bindur se si Prishtina dhe Tirana, janë pothuaj njësoj si me faje, vese dhe akoma më tepër, interesa politike që kanë partinë mbi kombin dhe shqiptarinë! Pa asnjë dyshim si interesat dhe influencat, janë domene partiake në dy kryeqytetet shqiptare dhe në qoftë se dikur besoja se politikanët kosovarë do të ishin më të drejtpërdrejtë dhe sinqertë, apo dhe më perëndimorë se ata të Tiranës, tashmë edhe kjo teori është rrëzuar që me zgjedhjet e provokuara të parakohshme! Por dhe sidomos nga rezultati i dalë nga këto zgjedhje në Kosovë, i cili është i paqartë dhe që shikon të pamundurat si marrëveshje parimore mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Mes tyre dhe sigurisht largimi nga parimet në saj të qeverisjes dhe interesit partiak mbi atë kombëtar! Mbas fitores së largimit të një establishmenti të vjetër nga ish-luftëtarët që e tepruan me arrogancën dhe mos qeverisjen demokratike, u ka ardhur radha tashmë të dikurshmëve ish-jugosllavistë "të fshehur" të LDK-së dhe premtuesve arrivistë "të fshehur" neo ekstremë majtistë të Vetëvetndosjes! Kam kujtuar se ato në Kosovë nuk do nuk të fragmentarizohen më shumë se te ne! Por ja që janë akoma më keq se në Shqipëri! Biles i ngjajnë partive shqiptare në Mal të Zi! Kam kujtuar se në Kosovë pushteti nuk do t’i bëjë politikanët si në Shqipëri-mashtrues, mitomanë dhe kleptokratë të pandreqshëm, por në fakt-absolutisht për më tepër se dhjetë vjet treguan se po ashtu janë dhe po ashtu mendojnë! Kujtova se nuk do të jenë arrogantë, por në fakt tashmë, kanë filluar me partishmëri të jenë arrogantë dhe me shoqërinë e tyre, me të huajt kur kanë mundësi dhe me ne në Shqipëri, duke na ngjarë ne si politikë medemek "shtet amë" dikur! Po pra si qendër universale politike shqiptare - ose Tirana! Sot arrogantët në Prishtinë dhe njerëz që janë mishël ose përzierje ish-jugosllaviste, UÇK-iste, medemek "neo marksiste" dhe korrupsioniste, kujtojnë se nga Prishtina lind dielli dhe imitojnë idiotët në Beograd që diellin e dinë të lindur njëkohësisht në Beograd dhe padyshim një copë e tij në Moskë! Kisha kujtuar se pushtetet vendore të tyre, do të ishin më të mirë se tanët në Shqipëri, më të qytetëruar, më të pastruar dhe më të investuar, por e kisha gabim, sepse as investojnë dhe kanë lejuar të ndërtohet keq, të mos pastrohet dhe mos bëhen shërbime dhe pa frikë mund të them, se janë shumë pas nesh (Shqipërisë) në këtë drejtim! Po po, Tirana, Durrësi, Vlora, Korça, Berati, Elbasani, Lezha dhe Kukësi etj. etj. janë më të pastra dhe më të organizuara se Prishtina, Gjakova, Peja, Mitrovica kanë shumë punë përpara, sepse Prizreni është më mirë! Po pra i ngjajnë qyteteve të Shqipërisë deri në 2000-2010-të! Me vetëm kryebashkiakë që interesohen të përfitojnë dhe pasurohet partia e tarikati i tyre, duke mos menduar dhe punuar fare ose pothuaj fare, për publiken dhe shërbimet! Na ngjajnë ne dhe pse sot urrejnë sipas dasive politike individët shqiptarë të Shqipërisë, që në fund të fundit, janë si të korruptuarit dhe përfolurit më shumë në trevat shqiptare! O morën shembull prej nesh, o ngjajmë me njëri-tjetrin (vëllezër të një gjaku) kjo është për t’u studiuar, por pothuaj njësoj jemi dhe pse kosovarët kanë qenë deri në vitin 1990-të më të shëtitur dhe të parë me botën e lirë! Sigurisht që Kosova ka arritje dhe ka ecje të mirë në demokraci, por si te ne ka ecje akoma më të shpejtë në korrupsion, duke bërë kështu dhe një gjë tjetër të sëmundjes së përbashkët shqiptare që është - sabotimi i çështjes kombëtare! Deri sa rritet korrupsioni dhe anti ligji, do të thotë se "kombëtariteti" është një retro koncept dhe padyshim një zënkë idiote andej dhe këtej kufirit! Patriotizmi kosovar politikisht anti serb kur shikojnë Shqipërinë që bisedon me Beogradin është si irracionalizmi i Tiranës, kur i vë taksë rrugës që lidh Durrësin me Prishtinën! Lidhja e çdo gjëje kombëtare në politikën partiake me një nacionalizëm akut anti Beograd në Prishtinë, kërkon që të dobësojë rolin e Tiranës si përgjigje e frymëzimit në pikërisht Tiranë, që pa rregulluar bisedat me vëllezërit në Kosovë si vëllai i madh që laget nga deti! Ndërkohë strategjitë e përbashkëta zhvilluese ekonomike mungojnë nga marrëzia e kapadaillëkut politik me korrupsion në Tiranë dhe nacionalizëm barkbosh në Prishtinë! Me marrëzitë nga Prishtina që thonë - ju nuk i njihni serbët, por dhe marrëzitë nga Tirana që shprehen - ju rrituni njëherë pastaj flasim! E kjo ndodh se nuk ka burra shteti! Jo nuk ka as gra dhe as akademikë dhe as figura të mëdha kulturore që përbashkojnë apo kanë fuqi e ndikojnë kombëtarisht dhe jo politikisht! Ka burrecë andej këtej që kanë partinë përpara shqiptarisë! Që duan partinë më përpara se kombin edhe pse thonë të kundërtën! Që nuk kanë shkrirë asgjë, por kanë mbledhur çdo gjë të mundshme në pushtet dhe padyshim që ndryshimet në parime nuk ju bëjnë përshtypje se shkelen apo flaken tutje! Nuk ka klimë të mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë se ka kompeticion politik dhe kjo ka për të prishur marrëdhëniet ndër shtetërore, por dhe do të gërvishtë ato kombëtare! Që me marrëzinë në Kosovë (diku diku) se ka popull kosovar dhe shqiptar! Politika e të korruptuarve dhe politikucëve në Shqipëri dhe Kosovë do të acarojnë sigurisht marrëdhëniet mes shqiptarëve! Sepse ju leverdis kjo gjë për qeverisjet e tyre të qelbura! Sepse vetëm kështu kanë siguri në pushtet! E kjo është jashtëzakonisht e keqe! Absolutisht një kthim nën presionin e dikurshëm në kufirin mes ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, që kishte viktima si shqiptarët e Kosovës dhe ata në Shqipëri! Tani politika po luan shumë keq, shumë pisët dhe është për të ardhur keq, sepse kjo histeri anti njëri-tjetrit po shtohet dhe po përhapet në sajë dhe të rrjeteve sociale! E kjo, sepse kështu duan burrecët e partive andej dhe këtej kufirit shqiptaro shqiptar!

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2019 - 07:14

Unë jam tip që ëndrrave nuk u besoj shumë, sepse ato janë prodhim i fantazisë së trurit tonë, kur jemi të papunë, dmth në gjumë, ndaj dhe ato harrohen po aq shpejt sepse nuk kanë aspak vërtetësi.

Postuar: 14/12/2019 - 07:13

Kemi qysh nga vitet 1990-të që kërkojmë të integrojmë Shqipërinë në Europë.

Postuar: 14/12/2019 - 07:12

Kemi dy fitore të mëdha që realisht të bëjnë të ndjehesh disi i habitur, por dhe i qartë me atë ç

Postuar: 14/12/2019 - 07:11

Në datat 25 nëntor - 7 dhjetor 2019 u zhvillua në "Qendrën Ndërkombëtare Të Mjedisit dhe Zhv

Postuar: 13/12/2019 - 07:10

Ka debat dhe diskutime sot mbi atë që quhet nga KM si ligji mbi "anti shpifjen".

Postuar: 13/12/2019 - 07:10

Mbrojtja me çdo çmim e të vetëve, militantëve, të zgjedhurve, funksionarëve, ish-administratorëve

Postuar: 13/12/2019 - 07:09

Siç dihet poetit racist, austriakut Handke iu dha çmimi Nobel në letërsi për meritën e “për