BREAKING NEWS

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me
x
BREAKING NEWS

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja
x
BREAKING NEWS

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision,
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe
x
BREAKING NEWS

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut
x
BREAKING NEWS

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha tregon arsyen e vërtetë pse mori pjesë në zgjedhjet e 14 majit

Sali Berisha tregon arsyen e vërtetë pse mori pjesë në
x

Opinion / Editorial

Bursa që do sjellë më lirë energjinë

Bursa që do sjellë më lirë energjinë

Më 10 mars 2023, në Tiranë u zhvillua Konferenca rajonale “Sfidat e energjisë drejt tranzicionit dhe zhvillimit të qendrueshëm”. ZvKryeministrja Belinda Balluku bëri me dije se në fund të marsit 2023, do të hapet bursa shqiptare e energjisë ALPEX. Bursa shqiptare e energjisë është pritur prej kohësh nga ana e bizneseve prodhuese të vendit dhe investuesve të huaj të energjisë në vend. Ajo do të ndihmonte shumë sipërmarrjet prodhuese të Shqipërisë, për të gjetur energji elektrike me çmim më të lirë në Bursën e Shqipërisë. Do të ulte ndjeshëm kostot e tyre dhe kohën që u duhet për të gjetur shitës të energjisë jashtë kufijve të vendit. Nga ana tjetër, Bursa e Shqipërisë ALPEX do të krijojë kushtet për një treg konkurrues, duke lejuar vendosjen e çmimeve të drejta dhe, sigurisht më të lira se sa çmimet që prodhuesit shqiptarë gjejnë sot në tregjet përtej Shqipërisë. Kjo bursë do të prodhojë më shumë transparencë të kontratave të shitblerjes së energjisë elektrike, për përdoruesit e vendit. Ajo do të mundësojë një treg energjitik të orientuar drejt investimeve dhe rritjes se kapaciteteve prodhuese të energjisë në vend, në përfitim të menjëhershëm të qytetarëve shqiptarë-konsumatorë të energjisë, si dhe të bizneseve, në rradhë të parë atyre prodhuese në Shqipëri. ALPEX do të ofrojë fleksibilitet për integrimin e tregut shqiptar të energjisë elektrike dhe bashkimin e tregut të ditës në avancë dhe tregut brenda ditës. Sikurse dihet, çmimi i energjisë elektrike të shitur brenda një dite varion shumë dhe bursa të mundëson ta blesh më përpara, duke ulur kostot e blerjes. Bursa shqiptare do të krijoje kushtet për kalimin transparent dhe efiçient të flukseve të fondeve dhe llogarive të blerësve dhe shitësve në Bursë, duke përdorur Bursën si garantuese për të gjitha veprimet në tregun e organizuar shqiptar të energjisë elektrike. ALPEX do të krijojë një strukturë, brenda së cilës do të zhvillohet konkurrenca si në tregun me shumicë ashtu edhe me pakicë, duke promovuar dhe siguruar ndryshimin e shpejtë të furnizuesit. Sigurisht që bursa e energjisë, si eksperiencë e parë,  ka dhe shumë pikëpyetje dhe sfida përpara saj. Ka një simotër, Bursa e Tiranës e titujve, e cila ende nuk po ngrihet në nivelin e një burse të mirëfilltë të kapitaleve. Me fjalë të tjera, ka një traditë jo fort të mirë në funksionimin e një burse në Shqipëri. Dhe do të përballet me sfida të shumta. Së pari, si do të menaxhohet kjo bursë e energjise elektrike ALPEX? Do të ketë një ndërtesë të sajën? Do të ketë një grup ekspertësh-brokera si staf?  Do të jetë 100 përqind shtetërore, apo bashkëpronësi me kompani private eksperte në fushën e menaxhimit të një burse energjie? A do ta besojnë kompanitë e mëdha shqiptare ALPEX dhe të listohen në të? Megjithë këto pasiguri dhe sfida, bursa shqiptare do të përmirësojë padyshim imazhin e Shqipërisë, si një treg i mirë-rregulluar dhe i organizuar i energjisë elektrike, duke krijuar mundësitë për Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare(KESH), që të gjejë partnerë më të përshtatshëm dhe më me leverdi, për importet që Shqipëria do të jetë e detyruar të sigurojë si shtet, për periudha të ndryshme të vitit, por edhe për eksportet e KESH, të cilat, me përmirësimin e operimit të kaskadës së Drinit dhe me rezervat energjitike të krijuara në Liqenin e Fierzës nga shirat e kohëve të fundit, urojmë të gjithë që të jenë të rëndësishme për ekonominë tonë. ALPEX do të nxisë investuesit e huaj në kapacitetet prodhuese të energjisë këtu tek ne, jo vetëm nga hidrocentralet, por edhe nga burimet e tjera të gjelbra të energjisë, si fotovoltaikët dhe parqet e erës. Deri tani, Ministria e Energjitikës dhe e Infrastrukturës po punon për të përfunduar kontratat për 55 projekte me investues të huaj në fushën e energjisë, me një injektim të mundshëm kapitali prej 1.7 miliardë euro. Bursa e energjisë në Tiranë do të galvanizojë sigurinë e investuesve të huaj për një treg profesional energjie dhe do të përbëjë një garanci më shumë për ta, në shfrytëzimin dobiprurës për ta dhe për vendin, të burimeve energjitike të pastra të Shqipërisë.