BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Opinion / Editorial

Butaforia e kalimit nga “pandemikracia në vaksinokraci”!

Butaforia e kalimit nga “pandemikracia në vaksinokraci”!

2020-ta filloi dhe mbaroi me largimin pak me hile dhe pak më firma të “demokracisë” në mënyrë të shëmtuar dhe shpesh herë me urdhëra, VKM apo dhe me sisteme ligjore anti kushtetuese, duke turpëruar logjikën njerëzore në sajë të “mbrojtjes së sistemit shëndetësor” që mund të kalonte në kolaps nga Covid-19. Nuk e kam fjalën vetëm këtu te ne. Në të gjithë botën. Në sajë të rregullave shpesh herë jo humane, në kundërshtim të të “drejtave të njeriut” apo konferencave botërore, firmave dhe kuvendeve të mëdha botërorë, u krijuan protokolle dhe pastaj “luckdown” të cilat kanë tashmë pothuaj një vit që po lodhin jo vetëm trupin dhe prishin lirinë, por dhe rraskapitin mendjen e njeriut, duke shkaktuar trauma të mëdha psikologjike. Përveç kësaj mbylljet, izolimi, punësimi reduktuar, shkolla e reduktuar, rregullat që mbysin lirinë normale të njeriut, ligjet që bëjnë “për burg” një të infektuar kanë sjellë dhe një marrëzi demokracie në mbarë botën e qytetëruar dhe te ne përveç faktit të gjobave dhe kërcënimeve me burg e deri te blindat idiote të Ramës kundër shqiptarëve të izoluar me urdhëra dhe jo me ligje në shtëpi. Edhe sot e kësaj dite nga “Pandemikracia” ose regjimi i Koronavirusit, regjimi i përshtatur në funksion të Covid-19 po bën sërish atë “mutacionin e pritur dhe paralajmëruar dhe nga unë dhe shumë si unë” që në fillim të vitit kur po fillonte klasifikimi i vaksinave dhe modeli i tyre i përdorur nga industritë dhe politika”. “Pandemikracia” e vendosur si regjim ekonomik dhe politik apo më mirë të themi si “ideologji” e re e shëmtuar dhe kundër lirive e demokracisë padyshim që ka sjellë dëme të mëdha. U përdor shumë keq dhe vazhdon të përdoret akoma dhe më keq ku qeveri, elitokraci dhe establishmente të korruptuar kudo në botë kanë tentuar dhe vazhdojnë me urdhëra dhe aprovim ligjesh anti liri, të frikësojnë shoqërinë, të mos mirëmjekojnë dhe shpesh herë degradojnë si shërbimet dhe përmbajtjen e përkujdesjes së shtetit demokratik. Në sajë të idesë pandemikratike “po mbrojmë jetën e njerëzve dhe sistemin shëndetësor nga kolapsi duke izoluar, gjysëm izoluar dhe vepruar me urdhëra” po çojnë shoqërinë dhe shtete, ekonomitë dhe pronën, arsimin dhe kulturën, turizmin dhe tregtinë, religjionin dhe sportin në kolaps të plotë. Nuk japin zgjidhje të vërteta, të studiuara, nuk japin përmbajtje, por kryejnë vetëm forma të “shitura” për reforma, po zgjasin agoni aq më shumë sot kur kanë filluar teoritë e reja “pandemikratike” të virusit britanik, afrikan, brazilian dhe më vonë variante të veçanta nga shumë zona të globit. Ne sot jemi më të hapurit, se Rama nuk do më të mbyllë ose nuk ka nevojë më se kreu çfarë donte dhe “Komiteti Konkubinave” nuk ka se çfarë të thotë më as çfarë të urdhërojë më se e dinë që edhe kur bëhet vaksina të ri infektohesh dhe se e vetmja gjë që nuk ju lejohet është të thonë – të fillojë mësimi në universitete, sepse nuk do komandanti i tyre dhe jo se ka ndonjë arsye më tepër nga që studentët nuk është se nuk janë bashkë orë e minutë në klube. Kanë marrë në qafë gjithçka me zgjidhjet “pandemikraci” kanë bërë tërmet ekonomik dhe financiar në shumë ekonomi shqiptarësh dhe në botë, kanë ulur aftësinë për të pasur iniciativë, kreativitet me anën e regjimit “pandemikratik” kanë shtuar frikën pothuaj si në diktaturën e Enver Hoxhës dhe akoma më shumë, sepse “vdekja pandemike” ka po të njëjtën valencë psikologjike si pushkatimi i diktaturës dhe shto momentin e terrorit pritës akoma dhe më shumë ndoshta. Tani në kohën e sotme ka filluar dhe butaforia e kalimit nga regjimi “pandemikratik” në atë “Vaksinokraci” apo pushtetit të vaksinës. Mirë pa siguria e saktësisë, mirë lufta jo normale mbi vaksinat tona (perëndinmore) dhe jo tonat (lindore kineze dhe ruse), mirë kalimi në klasat “vaksinokratike” të shteteve të pasura dhe ato të varfra apo ato fare të varfra, mirë shtyrja në kohë dhe mirë pasiguria në sukses, por dhe tashmë reagimi kudo në botë për mungesën e prodhimit dhe pasigurinë e vaksinave deri tani si material dhe si sukses real anti Covid-19. Pra ka filluar faza e dytë e regjimeve pandemike në botë dhe sidomos në Europë. Tani thonë se duhen studiuar dhe mutacionet e ndryshme dhe mbase duhen bërë sërish studime dhe sërish aprovime, të cilat sigurisht zgjasin dhe po të dëgjosh dhe drejtoreshën e EMA-s kupton qartë fare mirë pasigurinë globale mbi regjimin e ri – vaksinokraci. Gjithmonë e sa shkon koha, po kalojmë nga Pandemikracia në Vaksinokracia... Bota po rrokulliset në marrëzinë e saj politike dhe ekonomike... Guvernatori i Bavarisë, Gjermani, Markus Söder, është veçanërisht kritik. Ai thotë me plot gojën se e vërteta është kjo: vaksinimi po bëhet gjithnjë e më shumë një problem real. Një problem, sepse vaksina thjesht mungon nuk ekziston. Gjithçka po shkon shumë më ngadalë se sa mund të jetë dhe po bëhet edhe e rëndë psikologjikisht. E ka jashtëzakonisht të drejtë. Zgjatja e agonisë nuk është vetëm me luckdwon-et që po përsëriten e përsëriten në mënyrë tragjike dhe që në fakt asgjë nuk po bëjnë përveç faktit që pranojnë vetë qeveritë – nuk po kalojnë spitalet në kolaps. Po pra, por jo se po shpëtojnë njerëzit e sëmurë. Njerëzit prapë po vdesin... Vaksinokracia po kthehet shëmtuar si “autorizimet” për televizor apo tollonat te ne në diktaturë apo racionet në kohë lufte në Europë. “Vaksinokracia” po sundon kriminalisht mendjet e atyre që e presin atë si “qyqja verën” dhe tani duhet të presin kur tju vijë lista, sepse “vaksina” nuk është diçka e lirë. Nuk shitet në farmaci. Ajo nuk bën pjesë në rregullat e demokracisë dhe të tregut të lirë. Jo ajo është veprim psikologjik, politik dhe ideologjik monopol shtetëror dhe kjo është dhe “Vaksiokracia” më e keqe e mundshme në vitin 2021. Sot në BE dhe kudo po bëjnë si të nervozuar për pikërisht momentin butaforik të pandemisë me vaksinën. E quaj butafori, sepse duket sikur është me logjikë reale, me mendim e logjikë normale, me material normal demokratik, kur në fakt është fallso, e akoma më shumë kundra ligjeve të demokracisë. Kur lejon monopole dhe shtete të vendosin radhë, të bëjnë kualifikimin e njerëzve, të mbajnë pezull frymën e të sëmurëve dhe të pleqve. Kur akoma më shumë “vaksinokracia” mbron interesa farmaceutike dhe kërkon të urdhërojë dhe trembë edhe me vaksinën shoqërinë dhe njerëzit. E më e bukura është se bëjnë sikur “zemërohen” në Bruksel dhe bëjnë sikur nuk janë dakord në kancelari të ndryshme kur janë të paralajmëruar se kjo rrugë drejt këtyre regjimeve të çon. Po nga pademikracia në vaksinokraci. Një butafori e shëmtuar si një panteon apo statujë e Zeusit e bërë me fildish dhe ar nga Fidia, po pra, ndërkohë kur gjithçka është fallso ose një butafori skenash të shëmtuara mediatike dhe politike që po rëndojnë përditë e më shumë psikologjikisht të gjithë njerëzit. Po i sëmurin dhe po i rrënojnë financiarisht dhe ekonomikisht. E nuk ka dyshim të gjitha regjimet kanë nevojë për këtë dobësi njerëzore që të vendosin përfundimisht sundimin. Nuk e di nëse do t’ia dalin, por padyshim njerëzit janë mërzitur deri ku nuk ka më. Biles qeveri pandemikrate iu kanë shpikur dhe ligje, ku mund t’i shpallin armiq, t’i gjobisin dhe t’i fusin dhe në burg po të jenë kundra “rregullave dhe ligjeve të pandemokracisë”. E padyshim nuk ka më turp dhe marrëzi se sa kaq. Sëmundjen, epideminë, vdekjet dhe fatkeqët, Covidin, t’i kthesh në shërbim të ardhjes dhe vendosjes deri me ligje anti demokraci të një regjimi absurd dhe jo njerëzor.