SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
50 vite më parë, Kinostudio “Shqipëria e Re” realizonte filmin me titullin “Guximtarët”. Tani, qeveria jonë socialiste po na shtyn të shohim filmin me ekran të gjerë (bëhet fjalë për 4.7 miliardë euro shpenzime të Buxhetit të Shtetit) të ekonomisë sonë publike, me masa dhe shifra që kalojnë kurajon e “guximtarëve” të filmit të realizmit socialist. Në një situatë krize të pashoqe nga pandemia e COVID-19, qeveria provon të rrisë pagat me 40 përqind për 4 mijë e 650 mjekë dhe 13 mijë e 765 infermierë. Të ulë me 40 përqind çmimin e karburantit për mbi 80 mijë bujqit dhe fermerët që punojnë tokën dhe kanë numër identifikimi në organet tona tatimore, NIPT. Të zerojë tatim-fitimin për rreth 60 mijë biznese të vogla me xhiro deri 140 milionë lekë të vjetra në vit. Të heqë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) për mbi 43 mijë biznese të vogla me xhiro deri 100 milionë lekë të vjetra në vit. Dhe mbi të gjitha, të synojë nivelin më të lartë të investimeve publike në 10 vitet e fundit, ose 972 milionë euro. Shumica e këtyre eurove do të shkojnë për përfundimin e Rrugës së Arbrit dhe nisjen e projektit të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë; për avancimin e punimeve në segmentet rrugore si Kardhiq–Delvinë, By Pass Shkodër, By Pass Tepelenë dhe një pjesë e mirë e Unazës së Re të Tiranës; për përfundimin e By Pass të Vlorës dhe rrugës Qukës – Qafë Plloçë, si dhe për vënien në funksionim të Aeroportit të Kukësit dhe vijimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Këto para të dhëna nuk kanë të bëjnë me 25 prillin zgjedhor të vitit të ardhshëm, pse asnjë nga këto projekte nuk përfundon përpara ose në këtë datë. Guximi ka të bëjë thjesht me nxitjen e konsumit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë. E megjithatë, është një guxim i paparë në këtë masë, në këto 28 vite buxhetesh në demokraci. Duke nisur që nga buxheti i vitit 1993. Nuk ka “guxuar” kaq shumë as edhe buxheti i vitit 1998, pas katastrofës së firmave piramidale dhe gati luftës civile në trazirat e marsit 1997, që ulën prodhimin kombëtar me 11 për qind. Tani, kur për nëntëmujorin janar-shtator 2020, arkës së shtetit i mungojnë 290 milionë euro, për shkak të pandemisë së Koronavirusit, dikush me plot të drejtë mund të thotë: “Vetë e kanë në dorë. Pas 25 prillit, mund ta korrigjojnë në korrik 2021 buxhetin e shtetit, si t’u vijë më për mbarë”. Por jo. Nuk mund të korrigjohen 972 milionë euro, të themi 660 milionë euro (sa ishin investimet publike të vitit 2019). Duket se qeveria po synon një rimëkëmbje të shpejtë. Një ngritje po aq shpejt dhe shumë, sa ramë dhe po vijojmë të biem gjatë këtij viti. Sërish, edhe kjo nuk ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ka të bëjë me konsumin prodhues, me investimet publike. Për qaramanët e borxhit publik që rritet në 97 për qind, gati sa vetë prodhimi kombëtar, në të 28 vendeve të Bashkimit Europian raporti borxh publik-prodhim kombëtar u ka kapur një mesatare 83.6 për qind vetëm për tremujorin e parë të këtij viti (https://www.aa.com.tr/en/economy/eurozone-govt-debt-gdp-ratio-rises-to-863-in-q1/1918695 ). Pandemia rrëzoi tabutë e “Librit Fiskal” të BE-së, rregullave të “Kritereve të Konvergjencës” së Traktatit të Maastricht-it, të cilat caktonin tavanin e borxhit publik në 60 për qind të prodhimit kombëtar dhe deficitin buxhetor jo më shumë se tre për qind të këtij prodhimi për vendet anëtare. Ky rrëzim jo vetëm që ka thjeshtuar sistemet fiskale të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, por edhe u ka dhënë atyre hapësira fiskale për të rritur shpenzimet për investimet në ekonomi, në infrastrukturën digjitale, në ekonominë e gjelbër, arsim, shkencë e shëndetësi. Këtë po përpiqen të bëjnë edhe “guximtarët” e buxhetit të shtetit 2021. Sërish, kjo ka pak ose aspak lidhje me garën zgjedhore të 25 prillit 2021. Mund të jetë pikënisja e një reforme të mirëfilltë në ekonominë tonë publike, të pritur prej 27 vitesh tashmë.