BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Buxheti spartan 2020: më në fund realist!

Buxheti spartan 2020: më në fund realist!

Projekt-ligji për Buxhetin e Shtetit 2020 që Ministria jonë e Financave ka dërguar në Kuvend, për herë të parë në gati dy dekada, synon të jetë realist. Me këmbë në tokë. Do t’i japë 65 milionë euro më shumë arsimit publik, shëndetësisë, bujqësisë dhe mbrojtjes. Por nuk rrit pagat dhe pensionet. Pse? Sepse e di mirë që pará shteti ka me pakicë edhe për vitin e ardhshëm. Po shpërblimin për pensionistët këtë vit do ta japë? Ministria e Financave bën të fortën, duke mos thënë as po dhe as jo. Reziston, por në fund qeveria do ta japë, pse pikët zgjedhore që humbet janë të konsiderueshme dhe në vitet e kaluara nuk ka guxuar kurrë të mos e japë. Ato 28 milionë euro shpërblim fundviti për 670 mijë pensionistë (janë nga 50 mijë lekë të vjetra për pensionist) me sa duket do të djersijnë fort, përpara se të jepen. Projekt-buxheti 2020 rreket të sigurojë një rritje ekonomike mbi 1 për qind nga pritshmëria e këtij viti. Pra 4.1 për qind, pasi këtë vit Fondi Monetar Ndërkombëtar rritjen tonë ekonomike e ka parashikuar 3 për qind dhe zakonisht ky institucion nuk gabon. Ai premton edhe rritje të vendeve të punës me 35 mijë vende pune të reja dhe pakësim të papunësisë nën nivelin 11 për qind të popullatës. Po qeveria jonë, a gabon ajo duke qenë tejet optimiste për rritjen tonë ekonomike për vitin 2020? Nuk mendoj se gabon. Zakonisht ekonomistët e kanë për detyrë të shohin gotën gjysmë plot, pse optimizmi ndihmon konsumin. Qeveria po mendon si ekonomiste dhe kjo është gjë e mirë. Nuk ka nxjerrë fonde për rrugë të reja dhe kjo prapë është gjë e mirë. Ndoshta marrëzia e boshteve rrugore të reja, për të zëvendësuar gazsjellësin TAP dhe dy hidrocentralet mbi lumin Devoll më në fund mbaroi! Kjo marrëzi po na kushton shtrenjtë. Vetëm për vitin e ardhshëm do të paguajmë për të shlyer gradualisht projektet me partneritet publik-privat (kryesisht për rrugët e reja) 31 milionë euro më shumë! Nuk janë pak. Janë shumë dhe rëndojnë. Ende në përgatitjen e buxhetit dhe alokimin e fondeve mungon diskutimi për mundësitë e adresimit të investimeve publike, jo më nëpërmjet akseve rrugore, por duke përparësuar investime më të shumta në sektorë si turizmi dhe ekonomia rurale, që sigurojnë një kthim të shpejtë të parasë së harxhuar dhe punësim të ndjeshëm. Nuk kuptohet qartë se nga cilët sektorë do të sigurohen 35 mijë vendet e reja të punës të parashikuara në Buxhet. Ndërkohë, tre janë burimet e reja që do të shtojnë të ardhurat në Buxhet për vitin 2020, sipas Ministrisë sonë të Financave. Qeveria mund të dalë në maj 2020 të emetojë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit një eurobond të katërt, që sipas ish-ministrit të Financave dhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonominë mund të jetë rreth 65 miliardë lekë, ose mbi 530 milionë euro. Ky ish-ministër argumentoi nevojën për këtë mjet financimi me domosdoshmërinë e pagimit të detyrimeve të prapambetura të akumuluara gjatë viteve të fundit, që nuk janë pak, por plot 680 milionë euro! Mirëpo nuk tha se të paguash me eurobond një detyrim të mbartur nënkupton të shlyesh borxhet (detyrimet) me një borxh të ri që merr (eurobondin). Rruga e dytë që qeveria ka menduar për të rritur të ardhurat fiskale është që nëpërmjet një shtojce në Ligjin e Procedurave Tatimore (tek taksa mbi pasurinë), që Ministria e Financave po e përgatit dhe shumë shpejt do ta dërgojë në Kuvend, rreth 40 mijë banesa të qytetareve të rivlerësohen në të gjithë vendin. Efekti mbi buxhetin do të jetë 4 miliardë lekë ose 32.7 milionë euro të ardhura shtesë. Por nuk kuptohet qartë se si do të detyrohen qytetarët ta bëjnë këtë rivlerësim në ish-zyrat e hipotekave. Burimi i tretë i të ardhurave shtesë do të jetë fatura tatimore online, e cila do të vendoset më 1 prill 2020. Me të, sistemi i fiskalizimit, sipas qeverisë, pritet të sjellë të ardhura shtesë në buxhet në nivelin e 2 miliardë lekëve ose 16.3 milionë euro. Buxheti shton vëmendjen ndaj arsimit publik (9 për qind më shumë fonde nga ky vit) dhe ndaj shëndetësisë (5 për qind më shumë fonde). Megjithatë do të jetë një buxhet spartan. Të munguarat e mëdha në këtë buxhet, krahas mosrritjes së pensioneve (ata thjesht indeksohen me 1.7 përqind sa inflacioni) dhe rrogave për buxhetorët, janë politikat e nxitjes së investimeve të huaja, tani që dy projektet e mëdha TAP dhe hidrocentralet mbi lumin Devoll përfunduan. Politikat nxitëse per eksportuesit nuk duken gjëkundi (janë vetëm ato të viteve të mëparshme). Do të kishte qenë një mesazh i fortë për ardhjen e investuesve të huaj tek ne dhe rritjen e konkurrueshmërisë së vendit, nëse tatimi mbi fitimin në paketën fiskale 2020 do të ulej përgjysmë në 10 për qind të fitimit, sa kishte qenë përpara 1 janarit 2014. Fakti që jemi pa investime strategjike të huaja dhe PPP-të nuk po e mbushin si duhet hendekun (përkundrazi, po shtojnë detyrimet buxhetore), mund ta kishte justifikuar këtë hap të guximshëm.

Nga Fatos Çoçoli