BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Çdo kompromis politik që synon kapërcimin ndaj ligjit (reformës) është pazar!?

Çdo kompromis politik që synon kapërcimin ndaj ligjit

Sigurisht që shumë janë me "parullën" se "politika është arti kompromisit" dhe pastaj bien në konkluzionin se politika është dhe profesioni i maskarenjve! Asnjëherë në filozofinë njerëzore, atë të bazës së ndërgjegjes njerëzore, kompromisi nuk është art politik, se sa një marrëveshje pazari! Në fakt Nelson Mandela thotë se "kompromisi bëhet mes kundërshtarësh dhe jo mes miqsh" dhe është e qartë se në politikat sot, nuk ka kundërshtarë, por miq të mirë me njëri tjetrin, që për fajet e tyre të përbashkëta në pushtet  kërkojnë kompromis sigurisht në kurriz të ligjit, qytetarëve dhe pastaj dhe në kurriz të demokracisë! Mirëpo pa shkuar te Mandela, duhet lexuar qartë dhe mirë Arthur Schopenhauer që thotë: unë me siguri nuk mund të tërhiqem (shpëtoja) në asnjë mënyrë nga defektet dhe dobësitë e qenësishme si nevoja të natyrës time ashtu si dhe të tjerët, por nuk do ti shtoja akoma më shumë, me kompromise të pa denja! Të biesh në kompromis për të shtuar akoma më shumë përçudnimet dhe veset sidomos në politikë, kjo pastaj do të ishte një krim i madh sa shoqëror dhe në rrafshin filozofik në një shoqëri që po ecën drejt qytetërimit! Sigurisht ka vende ku duhet kompromisi, por kurrë kundër moralit, ligjeve dhe të drejtës! Ne na duhet të bëjmë një revolucion shoqëror si hap të madh drejt zbatimit të ligjit dhe fitores së tij në Shqipëri dhe një turko-shqiptar si Mustafa Kemal Ataturk thotë: ata që janë përkulur në kompromise nuk do të munden kurrë të bëjnë një revolucion! E sigurisht vlen për ne sot kjo shprehje e një revolucionari që ka arritur të formojë Turqinë moderne! Çfarë na kërkohet ne sot? Na kërkohet ekskluzivisht dhe qartësisht - reforma në drejtësi! Ajo është ide dhe sponsorizim filozofik dhe moral i SHBA-ve dhe BE-së?! Askush nuk mund të bëjë kompromise mbi kurrizin e saj dhe të ligjit në Shqipëri! Nuk është në dorë as të Presidentit që e quan "Ramaformë" dhe as në dorë të Ramës që mbase pëlqen ( përkëdhelet në sedër) të quhet pikërisht - Ramaformë?! Nuk është në dorë të Bashës jo e jo, as të Monikës jo e jo dhe të asnjë "zog ku..ve" tjetër në Shqipëri që është politikan dhe njeri me pare apo me peshë?! Kur nuk është as në dorë të Sali Berishës...!? Sepse në fakt ajo është ideuar për tu marrë pikërisht me ta! Pastaj dhe me shumë të tjerë mbas tyre dhe si produkt tridhjetë vjeçar i një trishtimi të madh ligjor në Shqipëri! Në fakt, ju desh të flasë hapur dhe pa asnjë diplomaci zotit Reeker mbi pamundësitë e një kompromisi të tillë prandaj përpëliten të gjithë në opozitë dhe pozitë! Nuk duan SHBA-të dhe BE-ja mbas saj (por kurrë BE kaq e bindur sa SHBA-të) të bien në ullukun tipik shqiptar folklorik dhe imoral të shqiptarëve dhe klasës politike të tyre që filozofikisht nuk dinë se çfarë është pikërisht termi kompromis! Klasa politike shqiptare kompromis i thotë "pazarit të gjësë së gjallë"! Kështu i trajtojnë shqiptarët ata! Nuk njohin kompromis se nuk janë armiq, por miq! Duan të bëjnë vetëm pazar! Tashmë amerikanët dhe pjesërisht evropianët, e kanë kuptuar se nuk mund të futen më në pazarin e shqiptarëve! Po pra si u futën në vitin 1997-të dhe ricikluan të gjithë qafirët e politikës, ata që dogjën Shqipërinë dhe pastaj mbasi e dogjën dhe grabitën, arritën kompromisin për të rifilluar nga e para qelbësirën politike të lënë përgjysmë!? Duke thyer ligjet, kushtetutën dhe shkatërruar shtetin! Dakord? Vazhduan në 1998-ën! Thyen ligjet, thyen rendin, abuzuan me çdo nen të Kushtetutës dhe ranë sërish në kompromise, për të ardhur në kompromisin mbi sistemin zgjedhur si një plehërllëk që ktheu individin mbi partitë në një sundimtar që do ta kishin zili dhe Putin e Erdogan dhe kanë gojë të thonë edhe fjalë kundër tyre! Kush i ka bërë këto kompromise? Këta pra sot dhe dje, tash tre dekada bashkë me bekimin e ndërkombëtarëve!? Presin të luftohet mafia dhe krimi me të tillë kompromisaxhinj pushteti që shkurt është pazari i radhës kurdo që është bërë?! Sepse e fusin jo veten, por shoqërinë në kaos, gati luftë civile politikisht dhe pastaj kërkojnë kompromise në kurriz të ligjit dhe kushtetutës, për të dalë nga "lufta që nisin po vetë"! Kaq maskarenj janë!

Mirëpo Paolo Bersellino thotë: Lufta kundër mafies, problemi i parë që duhet zgjidhur në vendin tonë të bukur dhe të mjerë, nuk ishte vetëm një vepër e shkëputur e shtypjes, por një lëvizje kulturore dhe morale që përfshinte të gjithë, e sidomos brezat e rinj, më të përshtatshmit që menjëherë të ndiejnë bukurinë e aromës së freskët të lirisë që bën të refuzohet aroma e kompromisit moral, indiferencës, afërsisë dhe për këtë arsye pjesëmarrjes. Dakord miqtë e mi? E pikërisht këtë kompromis kanë mohuar në Italinë e luftës kundër mafies dhe këtë gjë duhet të arrijmë dhe ne! Nuk mund të bëhet kompromis moral me të keqen, me krimin e organizuar dhe të fortët politikë e pasunarë në Shqipëri! Ky lloj kompromisi është bërë aty lart dhe në luftë e kundërshtim ligjor edhe me drejtësinë, por sot si miqtë tanë SHBA-të dhe BE-ja, nuk duan më të tilla marrëzi me marrëveshje pazari politik pa fund dhe në imoralitet të plotë! Sulmi i opozitës e cila nxori jashtë veten nga kuvendi dhe nuk pranonte as zgjedhje dhe as zbatim datash e kohëve ligjore këtë kishte synim! Pikërisht uljen në kompromise të fëlliqura, duke pasur po të njëjtin mentalitet idiot dhe folklorik që thotë: unë acaroj situatën, unë kërcënoj, unë bëhem i frikshëm dhe i dhunshëm që ti të bësh paqe me mua në saj të pazarit politik të radhës! Kësaj radhe nuk ju eci jo se i pengoi Edi Rama, por ky i fundit nuk kishte leje më nga SHBA-të dhe UE, për tu ulur në biseda pazari me njerëz që kompromisin e duan për jetëgjatësinë e tyre kriminale në politikë! Rama në fakt nuk u lejua dhe ky është presioni i madh i SHBA-ve dhe evropianëve të bindur se me shqiptarët folkpolitikë nuk mund të ketë kompromis, por vetëm pazar në kurriz të qytetarëve dhje sidomos ligjit!

Ndërkombëtarët në Shqipëri, kanë pranuar që të bëjnë zgjedhje një partiake dhe të mos të ndërhyjnë më për kompromise kundër ligjeve dhe kushtetutës! Pranuan dhe këtë delir të demokracisë së shëmtuar në Shqipëri për t’iu treguar idiotëve në PD, se ka përfunduar koha kur "bënit sherre dhe ne vinim me vrap" për të bërë pazarin e fundit, parafundit, para para fundit etj etj! Tashmë si SHBA dhe BE janë të interesuar vetëm për reformën në drejtësi dhe fillimin e SPAK e BKH, për asgjë tjetër më shumës e sa kaq! Në Shqipëri ata që kanë votuar si "klounë" (një pjesë) me 140 vota pikërisht reformën në drejtësi, kanë votuar padyshim dhe për burgun e tyre në mos tani, më vonë sigurisht! Një pjesë e madhe ishin moralisht realisht pro reformës, por një pjesë po luanin pikërisht klounin dhe kjo fjalë është shumë e përshtatshme!

Tashmë amerikanët nuk duan të lejojnë pazarin e radhës në politikën tonë! E kjo është e mrekullueshme! 

Nga Besi Bekteshi