BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Celulat mitomane dhe Shkodra fatkeqe në mes tyre!

Celulat mitomane dhe Shkodra fatkeqe në mes tyre!

Shkodra politikisht po kalon ditët më të ndera, më të shëmtuara të saj, që nga koha e 1913-ës, 1915-ës, 1920-ës, 1944-ës dhe 1991-shit, por edhe 1998-ës?! Ajo kësaj radhe nuk rrezikohet nga armiku, as nga ndonjë ideologji vrastare, as nga një çmenduri fqinjësh gjakatarë! Ajo e bukura dhe e mrekullueshmja si natyrë dhe pasuri njerëzore sot rrezikohet nga dy "celula" partiake, tipikisht mitomanësh, të cilat nuk kanë asnjëra shumicën, as përkrahjen, as besimin e qytetarëve të vjetër të Shkodrës dhe tani as atyre të ardhur së fundmi në qytetin e madh verior! Janë pakicë e qytetit dhe Bashkisë së madhe të Shkodrës dhe janë prej kohësh të abandonuara nga qyteti dhe qytetarët në zgjedhjet e kryera ndër vite! Janë PS-ja e çoroditur dhe e mekur si gjithmonë, por e degraduar e sotme dhe PD-ja e lemerisur, luajtur mendsh dhe folklorike deri ku nuk shkon, e cila nxjerr Voltanën përpara, për të mos u kuptuar qartë ai backround i tmerrshëm pas saj! Këtë fjalën "celulë partie" e përdori zonja Ademi për mbledhjen e Këshillit Bashkiak të tyre (PS) dhe harronte se brenda sallës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ishte celula e PD-së akoma më zi se ajo e PS-së?! E problemi sigurisht nuk është te "grupuskolat" PS dhe PD! Jo, është pikërisht te "celulat dhe individët mitomanë" që Shkodra duhet të mbajë mbi shpinën e saj si kusur politik që ka bërë prej vitesh, si me PD-në tashmë fytyrë mavijosur nga pushteti, ashtu dhe nga PS-ja e shitur miliarderëve e depozituar fajsisht majtas, për tu urdhëruar nga mitomanë politikë të pa skrupull! Pse janë mitomanë dhe çfarë rreziku ka Shkodra prej tyre? Janë celula mitomanësh në radhë të parë, sepse kujtojnë se janë ata përfaqësues të popullit dhe shumicë e votuar e popullit?! Sot PS-ja e deformuar nga vetë "lideri maximus Rama" u turpërua në Shkodër nga zgjedhja e tij politike me kandidaturën, e cila u votua në mënyrë të qartë nga shkodranët fare pak, shumë shumë pak, për të mos thënë aspak! Për turp e faqe të zezë pastaj u shit si drogaxhi dhe sot PS-ja në lojërat e saj politike në Tiranë, nuk ka dot një alternativë kandidaturë tjetër për qytetin?! E çfarë rëndësie ka Këshilli Bashkiak kur qyteti dhe zona e madhe e bashkisë nuk kanë njeriun që duhet të drejtojë bashkinë për katër vite!? Janë mitomanë se e dinë veten shumicë, kur realisht nuk janë dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e shkodranëve! Kur kishin rastin me një kandidaturë të qartë dhe serioze qytetare shkodrane të pa shitur partive aleate dhe miliarderëve miq të Ramës - të fitonin bindshëm dhe me dalje të shumtë në votime nga shkodranët! Por janë mitomanë, se nuk e bënë kurrë dhe për më tepër, kujtojnë se e kanë bërë?! Janë mitomanë se kujtojnë se përfaqësojnë të majtën, kur në mesin e tyre janë individë që nuk kanë lidhje jo me të majtën, por as me qytetarinë dhe as me parime morale të qytetit të madh dhe tradicional! Janë mitomanë politikë se pa bërë asgjë, pa ju kundërvënë njëherë haptas dhe me forcë sundimit demoniak prej kohësh të mitomanëve të celulës tjetër ose PD-së - kujtojnë se përfaqësojnë shumicën në Shkodër! Kujtojnë se Shkodra nuk i njeh dhe nuk i ndan nga ata të majtë të sinqertë dhe që askush nuk i dëgjon nga Rilindja lart në Tiranë! Janë mitomanë se njëherë të vetme nuk dolën përballë, nuk u bënë njëherë alternativë qytetare në Shkodër, por mbeten të vegjël dhe lumpenë të shfrytëzuar dhe nga interesat e Tiranës, që Shkodrën ja kanë shitur pasunarëve dhe të fortëve, që nuk kanë lidhje me qytetin dhe trashëgiminë qytetare shkodrane! E kujtojnë për më tepër se janë socialistë dhe të majtë! Por nga ana tjetër janë mitomanët e celulës demokratik-ase që ulërijnë "Rama ik" kur e dinë se ai ju fali këtë shans për të ulëritur! Po sepse po të kishte bërë zgjedhje të tjera me kandidatin dhe PS-në sot si në të gjithë Shqipërinë dhe në Shkodër, do të kishim një kryetar bashkie të ri dhe sigurisht Shkodra, as që do merrej më me protesta (sikundër nuk merret) por do të priste kryetarin e ri! Ulëritësit demokratë janë mitomanë, se kujtojnë se përfaqësojnë sot Shkodrën! Përfaqësojnë intelektualizmin dhe rininë, apo dhe pleqtë e pensionistë, por dhe qytetin e vjetër në përgjithësi! Në fakt nuk i do pothuaj askush! Janë mitomanë se e dinë veten "qytetarë" të mëdhenj të Shkodrës, kur askush (ose pothuaj) në Shkodër nuk i duron dot më! Kur kanë bërë njëmijë marrëzira dhe vjedhurira të vogla dhe të mëdha! Janë mitomanë, sepse kanë drejtuar qytetin më të vjetër dhe më me tradita administrative dhe politike, qytetin me traditën më të vjetër në kodekse dhe kushtetuta qytetare - më keq se në çdo periudhë tjetër dhe e kanë katandisur më keq ekonomikisht dhe përfaqësim politik, se në çdo moment tjetër përfshi dhe diktaturën! Ju duket vetja sikur janë të lexuar dhe intelektualisht mirë, kur në fakt në turmat e tyre laramane kanë vetëm lumpenë të hutuar dhe përfitues të vegjël rrogash pa kuptim! Janë mitomanë se kujtojnë veten për të ndershëm, kur janë bashkëpunëtorë me miliarderët aleatë të liderit maximus Rilindas, të cilët kur u zgjodh Ademi, kishin deklaruar se do të votojnë për të! Nuk kanë "as din as iman" dhe nuk kanë kurrfarë morali politik mes tyre dhe si grupim politik është ndarë pesëqind copash, duke luftuar kundër njëri tjetrit sa herë ju vjen rasti për pushtete dhe tendera apo dhe marrëzi të tjera sportive apo artistike, në domen të Bashkisë së Shkodrës! Po sportit dhe artit që mbahen me shumë zor në këmbë, në qytetin më artist dhe sportiv të Shqipërisë!? Shkodra është më keq se gjatë gjithë këtyre viteve tranzicion! Ajo nuk ka dy emra për kryetarë bashkie! Po po, ndryshe nga të gjithë qytetet e tjera, Shkodra nuk ka emër për kryetar bashkie nga socialistët dhe as nga demokratët që Basha ju ka bërë magji! Nga socialistët, sepse kështu janë aferat e lideri maximus së Rilindjes dhe nuk ka as nga demokratët, sepse lideri holandez, nuk do që Shkodra të jetë normale, sepse e do për ta futur në tym dhe flakë që të përfitojë vetë! Shkodra është tashmë e rrethuar nga mitomanët dhe po lëngon! Ajo ka fatkeqësinë se sot ndodhet e tulatur, e frikësuar dhe tërhequr, duke ju lënë sheshin dhe të mirat e saj, në duart e mitomanëve majtas dhe djathtas! Po sigurisht për faqe të zezë dhe turp të saj! 

Nga Besi Bekteshi