BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Opinion / Editorial

Ceo “Golden Key” E. Kokalari, duhet të kthejë mbrapsht bëmat e ex CEO PD Berisha, për të risjellë 1991-shin!

Ceo “Golden Key” E. Kokalari, duhet të kthejë mbrapsht

Në vitin 1972, babai më merr me vete në Rrëshen, për një reportazh mbi kulturën dhe artin në Mirditë dhe kryesisht në Rrëshen. Isha vetëm 13 vjeç dhe sigurisht për mua ishte një krenari që gazetarin e ATSH-së në atë kohë e respektonin. Mbasi kaluam paraditen në disa vatra kulture afër Rrëshenit, mbasdite ishte një takim me letrarë dhe artistë të ndryshëm të qytetit në bibliotekë. Babain e shoqëronte në atë kohë Nikoll Lleshi, ish-korrespondenti vullnetar sigurisht një mirditor inteligjent. Babai takohet me ish-sekretarin e asaj kohe në Mirditë dhe në prani të Nikollës në një moment ai, pra sekretari thotë. Po kjo ku po shkon kështu? Babai dhe Nikolla kthyen sytë, por askush nuk foli. Pas pak babai dhe unë bashkë me Nikollën drejtohemi për nga biblioteka dhe Nikolla i thotë babait: shoku Masar, ajo që kaloi është Musine Kokalari, e cila çdo mbasdite vjen nga biblioteka. Masari i bëri një hëë hëë, por nuk e dha aspak veten. Gjithsesi tashmë Nikolla e kishte paralajmëruar. Kur hymë brenda, qëlloi që u kryqëzuam përballë me Musinenë dhe në duar ajo kishte dy libra të trashë. Ishte grua jo e gjatë dhe kishte e veshur një xhaketë ngjyrë ulli të errët dhe një shall të verdhë si fular në qafë. Ajo uli sytë dhe vazhdoi, por babai iu drejtua: shoqja Kokalari. Musineja ndali, u kthye dhe kur ngriti sytë pashë atë ndriçim që as në ‘72-shin nuk ishte shuar në sytë e saj. Si jeni shoku Bekteshi (ishte lajmëruar takimi me gazetarin në bibliotekë) iu përgjigj ajo. Pastaj vuri dorën mbi kokën time dhe i tha babait: ky me siguri është djali i Antigonit. Babai iu përgji aty për aty: po dhe po ashtu, i imi. E Musineja menjëherë i thotë: sigurisht, duket menjëherë. U ndanë pa takuar duart dhe Musineja i thotë duke ulur kokën: bëji ta fala Gonit. Babai iu përgjigj: patjetër që do ti bëj. Musine Kokalari ose e dënuara speciale e kryekriminelit Enver Hoxha nga qyteti i saj kishte mbaruar “Nënën Mbretëreshë” që kishte bërë më vonë dhe nëna ime dhe aty ishin njohur. Kur filloi takimi bibliotekari në Rrëshen i thotë Masarit, se ajo borgjezja mori të lexonte librin “Doni i Qetë” të Shollohovit dhe “Karriera e Rugonëve” të Emil Zola. Babai e pa bibliotekarin e devotshëm dhe nuk bëri asnjë shenjë. Kur babain e dënuan në vitin pasardhës duke i thyer dhe duar e këmbë përveç dënimit politik, një prej shumë akuzave ishte dhe takimi në bibliotekën e Rrëshenit të Kokalarit. Musineja ishte gruaja që me dinjitetin e saj, tregoi në Mirditë, arsyen pse duhet të jetojë një individ i ndershëm dhe me parime edhe në diktaturën e Enverit. Bëri burgun e “gjirokastritit mëhallalli” të saj, pastaj internimin dhe në liri (mbas 1979) nuk shkoi as në Gjirokastër dhe as në Tiranë. Fati nuk deshi të shikonte vdekjen e kriminelit të saj dhe popullit shqiptar. Kur rastësisht takova Musinenë, Evi Kokalari (ose kushërira e saj) nuk kishte lindur, por ajo sigurisht që është një fis i mirë, qytetar nga Gjirokastra. Sot e sulmojnë si me burrin grek dhe të tjera mbas “bashkëmetingut me Berishën”, por marrëzitë e rrjeteve me burra dhe gra greke që të bëjnë automatikisht armik të Shqipërisë janë për grotesk teatral, por jo më shumë. Evi Kokalari u kujtua të bëjë protagonisten tani kur PD e Berishës, ka humbur gjithçka deri dhe nderin për shkak të tij. Debati i saj me “besoj” gjirokastriten tjetër Dalina Fico, si dy aktiviste është pjesë e sigurisht marrëdhënieve tipike të trevës por dhe ndarjes në botëkuptim nga Sorozismi i Ficos në Trampizmin e Kokalarit. Por në qoftë se Fico, ka qenë e zonja vetëm në shërbim të “besëtytnive” si “Shoqëri e Hapur” e Sorosit, zonja Kokalari është një Ceo fantastike e “Golden Key” dhe suporter e Donald Trump. Pastaj Kokalari ka mik të përbashkët me Ramën zotin Grenell dhe që të dy e demonstrojnë këtë person në fotot përkatëse.  Zonja Kokalari ka një devizë që thotë: “You can’t make poor people rich by making rich people poor”. Po pra: Ju nuk mund t'i bëni njerëzit e varfër të pasur, duke i bërë njerëzit e pasur të varfër. Duket drejtimi sa liberal dhe konservator dhe për mua ka gjetur pikërisht jo thjesht Amerikën si zbatim të këtij parimi, por Shqipërinë e Edi Ramës kur të pasurit janë kaq shumë arrogantë sa që vlen shprehja: You can become even richer if you impoverish the poor more, ose ju mund të bëheni akoma më shumë i pasur, sa më shumë të varfëroni të varfrit. Nuk di se çfarë do të ndodhte në qoftë se zonja Kokalari të takohej (të arrinte një takim virtual) me socialdemokraten Musine Kokalari? Sigurisht një e majtë idiote që do të godasë njerëzit e pasur pse janë të pasur, është bolshevike dhe asgjë më shumë. E kjo dhe për orientalizmin inatçor të gjirokastritit Enver dhe Nexhmijes nga veriu, është zbatuar në mënyrë kriminale në Shqipëri. Por zonja Kokalari nuk ka një shenjë në postet kryesore të FB, Twiter dhe Instagram që ta dallojë si shqiptare. Një diçka si flamur apo si kombëtaritet. Nothing. Gjithsesi ajo tha se: Zoti Berisha ka një detyrë jo vetëm ta kthejë PD-në në 1991, por duhet ta rindërtojë me parimet e Partisë Republikane amerikane. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Po përfitoj nga rasti të fus pikëpamjet e Partisë Republikane amerikane në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Bukur shumë. Gëzohem shumë. Më në fund dikush paska kuptuar se Berisha dhe ata atëherë, nuk paskan ndërtuar një parti të djathtë. Tashmë Kokalari po iu thotë në PD që duhen kthyer pas dhe të ndërtohen sipas republikanëve dhe jo demokratëve amerikanë. E këtë duhet ta bëjë sërish njeriu që dorëzoi teserën e PPSH-së, e cila i burgosi dhe internoi kushërirën zonjës Kokalari, të Partisë Republikane, por shumë më tepër Trump-iste se sa “e partisë së vjetër” në Amerikë. Sali Berisha duhet të ndërtonte PD-në si në 1991-shin, por me parimet e Partisë Republikane Amerikane. Ëoooë! Berisha tashmë 80 vjeç që do të bënte republikanin e vonuar të Partisë Demokratike shqiptare? Zonja Ceo e “Golden Key” ose krenaria jonë në New York i thotë “ex Ceo Parti Demokratike Sali Berisha” që të formatojë PD sipas Partisë Republikane Amerikane? E them kështu, sepse nuk po e quaj Berishën pronar të PD-së ngaqë hahaha... nuk ma lejon etika. Pra e shikoj si biznesin e tij (PD-në) që sigurisht tashmë po ia merr Basha. Në mos ia ka marrë... Por ka një problem. Kokalari vjen nga Amerika dhe mbase ka të drejtë për një të djathtë në Shqipëri, por është pothuaj mision i pamundur për mua dhe shumë si unë në Shqipëri. Nuk ka dhe nuk do të ketë të djathtë me njerëz të majtë. Me ADN të majtë. As me parime të majta dhe as me të shkuar komuniste ose PPSH-iste. Nuk pati në 1991 dhe nuk mund të ketë as sot. Kokalari është shumë vonë në këtë drejtim. Por pastaj dhe në gabim. Për të ndërtuar parti me parimet e konservatorizmit që sot pëlqen të thotë Berisha në mitingje, kur gjysma bërtasin lirshëm poshtë Amerika, Kokalari duhet të kthejë kohën mbrapsht.

Duhet të kthejë kohën kur Berisha uzurpoi PD me urdhër të Ramiz Alisë. Kur eliminoi bashkëthemeluesit duke shkatërruar përfundimisht debatin e brendshëm dhe statutin në PD. Kur eliminoi studentët e dhjetorit dhe largoi me dhunë themeluesit. Kur eliminoi dhe e persekutoi shokët e tij të 1991-shit. Duhet kthyer dhe eliminuar 1996-ta që prishi zgjedhjet e lira në Shqipëri, në saj të një demoni si Berisha. Duhet kthyer pas dhe eliminuar sepse nuk mund të harrohet 1997-ta, si mos mbajtje e shtetit dhe shkatërrim kriminal i tij. Duhet të kthemi pas dhe harrojmë “grushtin e shtetit” 14 shtator 1998-të. Duhet të na thajë fare kujtesën zonja Kokalari që të harrojmë Gërdecin ku njeriu që kishte në krah, ka përgjegjësinë e vrasjes së 26 viktimave në plasjen e aferës së fishekëve kinezë që riambalazhoheshin në Tiranë për Afganistanin me paratë e taksapaguesve amerikanë. Duhet të ngjallim katër të vrarët në bulevard në 21 janar. Mbasi të ndodhin këto, bolsheviku dhe stalinisti i fundit Berisha, mund të provojë të kthejë PD-në në Trumpiste apo Konservatore apo çfarë të dojë ai. Do të jetë i zoti ai, apo dhe do të ketë mundësi zonja Kokalari ta shikojë këtë ndryshim të PD? Po këtu do jemi dhe unë fëmija vetëm 13 vjeç nën përkëdheljen e kokës nga Musine Kokalarit ose gruas stoike që Enveri (sekretari i parë, i sekretarit të partisë Berisha) nuk e arriti dot, por u hakmor si mëhallalliu i poshtër i saj dhe i gjithë Shqipërisë.