BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x

Opinion / Editorial

Cesk Zadeja dhe ish-studenti i tij akademiku Tole, në rrugën e Carls Ives!

Cesk Zadeja dhe ish-studenti i tij akademiku Tole, në rrugën e Carls

Charles Ives ka qenë një nga kompozitorët e parë amerikan me famë ndërkombëtare. Një prej veprave të tija të publicistikes ishte edhe Art-politika, ku ishte i pari artist që propozoi që muzika të kishte një nen në Kushtetutën amerikane me termin “The importance of music”, Rëndësia e muzikës.

Arti dhe politika kanë një lidhje të  vecantë. Shumë artistë në etapa të ndryshme të historisë kanë patur “lidhje” me politikën, por ata nuk i kanë shërbyer ideologjive dhe diktaturave, por me inteligjencë jane perpjekur per ti shërbyer artit, muzikës dhe rëndësisë së saj.  

Një prej këtyre personaliteteve ka qenë edhe kompozitori i madh Cesk Zadeja që me kontributin e tij intelektual dhe artistik është një personalitet unik në historinë e muzikës shqiptare që hodhi themelet e shkollës kombëtare të saj.  

Në kuadër të 95-vjetorit të lindjes dhe 25-vjetorit të ndarjes nga jeta të Çesk Zadesë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës organizuan përurimin e librit “Çesk Zadeja në muzikën shqiptare” (Jeta dhe vepra) me autor akademiku Vasil S. Tole.   

Akademiku Vaso Tole në këtë biografi klasike e llojit ku gërshetohen në mënyrë të harmonishme informacionet dhe dokumentet sa i përket dhe jetës personale të kompozitorit, familjare, shoqërore, etj, me kontributet  e tij artistike të kompozitorit Cesk Zadeja, e trajton me fakte se kompozitori Cesk Zadeja nuk i ka shërbyer ideologjisë së ish-diktaturës por artit muzikorë, muzikës shqiptare të të gjitha zhanrreve muzikore.

Cesk Zadeja duke qenë edhe drejtues artistik i shumë aktivitete dhe institucioneve kombëtare i ka shërbyer artit të muzikës dhe në mënyrë të vecantë shkollës kombëtare dhe artit kombëtarë.  

Me të njëjtin metodë por në një periudhë tjetër punon dhe studion akademiku Vaso Tole. Punë, studimet e Toles kanë vlera akademike dhe muzika e Vaso Toles ka një vend të rëndësishëm aktualisht në artin tonë. 

 

Edhe akademiku Vaso Tole ka drejtuar institucione të rëndësishme kombëtare, në punën e tij është shquar për profesionalizëm dhe indentitet dhe qëndrime të qarta në favor të kulturës kombëtare dhe zhvillimit të saj.  

Të dy këta personalitete të artit muzikorë kompozitorin e madh Cesk Zadeja dhe akademikun Tole i krahasova me kompozitorin amerikan Carls Ives, mbasi në punën e tyre artistike dhe drejtuese kanë punuar me shumë përkushtim për ti dhënë rëndësi artit të muzikës, pavarësisht sistemit politik dhe ndryshimit të qeverive aktualisht të majta apo të djathta.  

Ky botim akademik për kompozitorin e madh Cesk Zadeja vjen në një moment shumë të rëndësishëm kur muzika kërkon një vemendje të vecantë si art dhe për edukim në një shoqëri të botës virtuale, ku kërkohet një vëmendje e vecantë për muzikën nga institucionet drejtuese, qeveria dhe qëndrat e studimit të kësaj fushe.