Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë do të thotë, që prokurori të shkojë me pranga në Kuvend!?

Postuar: 21/09/2018 - 07:28

Që Shqipëria është vend paradoksesh, kjo tashmë është një "sukses" i njohur i saj, por që paradoksi të jetë kaq "paradoksal" sa që të kthehet në grotesk, kjo pastaj është vërtetë një "instalacion" që do të kishte entuziazmuar dhe Picasso-n!? Lulzim Basha lëshon fjalinë e madhe "fantastike të tij" që thotë:“Arta Marku është shërbëtore e Ramës dhe jo prokurore e republikës. Prania e kryeprokurores kukull e Ramës në kuvend është certifikata e vjedhjes, nëse do të kishte shkuar me pranga dhe tërhiqte zvarrë një duzinë hajdutësh dhe politikanësh të lidhur me krimin në atë sallë që bashkë me pjesën tjetër të rilindësve dele që po bëhen gati për aktin e vjedhjes”, deklaroi Basha. Kush e thotë? Sigurisht një person dhe një individ si tre herë ministër dhe Kryetar Bashkie i Tiranës për të cilin sigurisht një Prokuror i Përgjithshëm duhet të kishte prej kohe prangat gati! Ai vazhdon të jetë në shërbim të kauzës së fshehtë të "statukuo-së perfide politike" në Shqipëri! Po pikërisht, të kohës më të pa ndershme që mund të përkthehet kështu: duke ditur se si PD dhe opozitë jemi "të lagur dhe të dhjerë" deri në brez, po bëjmë sikur shajmë dhe rrumpallojmë përditë kundra Edi Ramës, për të na besuar se e kemi seriozisht, ndërkohë që pushteti politik në opozitë na leverdis më shumë, se sa ai i pamunduri, i ardhjes në qeverisjen e shqiptarëve!? Lulëzim Basha dhe mbas tij dhe para tij "Mjeshtri i Madh" i PD-së, janë njerëzit që ja zgjasin pushtetin në qeverisje Edi Ramës!? Ato shkatërrojnë të gjitha kauzat që ju dalin përpara dhe që i keq përdorin, keq interpretojnë dhe që i keq menaxhojnë me qëllim dhe me një budallallëk për tu habitur! Por këtu nuk ka asgjë për tu habutur realisht! Këtu ka se janë kaq shumë të llomitur në "korrupsion dhe krim" sa që vetëm Rama dhe establishmenti personal i tij, mund ti shpëtojë deri sa ti shpëtojë, sepse vjen një ditë dhe nuk ka se çfarë ju bën më, pasi nuk do ti bëjë derman as vetes! Kjo është mënyra moderne e budallait, që në Shkodër i thonë: Sherrbudall!?

Çfarë do të thotë të vijë prokurori me pranga në Kuvend?! Në fakt do të thotë asgjë me këtë kuvend! Ky kuvend nuk prodhon dot Kryeprokurorë! Jo vetëm ky, por ka mbi 25 vite që prodhon ose lajkaxhinj, ose bashkëpunëtorë ose budallenj dhe mediokër dhe kryeprokuroren e fundit, e cila mund të mos jetë hajne si shumë të tjerë, por as mund dhe as ka për të bërë ndonjëherë vetë - Kryeprokuroren e dinjitetit të postit në fjalë! Nuk ka as mundësi profesionale dhe as filozofike, ta bëjë një post të tillë, sepse te ne, nuk ka prokuror që ka dhënë shembuj të kapjes me mafien dhe me krimin realisht! Po, ka që kanë hequr keq në shumë sentensa dhe pretenca, por përballje dhe luftë të ashpër dhe me mbështetje politike e morale, nuk ka asnjë, përfshi dhe Kryeprokuroren e sotme në Tiranë! Giovanni Falkone ka një sentencë të jashtëzakonshme të tij dikur. Ai ka përsëritur frazën e Frank Coppola-s në intervistën e famshme të vitit 1991! Fraza është kjo: Tre prokurorë (magjistratë) sot duan të bëhen Prokurorë të Republikës! Njëri është super inteligjent, i dyti gëzon mbështetjen e politikës në qeveri, i treti është një budalla, por pikërisht ai do të ketë postin e lartë!? Kjo është Mafia?! Tani kupola e drejtësisë në Shqipëri dhe vetë prokuroria dhe prokurorët që (nuk përballen dot me një bandë në gjyq) janë elementi më i pa besueshëm në të famshmen "Akuzë të Shtetit" dhe mbrojtësen e Kushtetutës! Praktikisht gjyqësori është një prodhim politik i korruptuar dhe kriminal në Shqipëri, por prokuroria është një prodhim që ka lejuar degradimin e zbatimit të ligjit, që ka lejuar shtetin shqiptar të kapet nga politika dhe korrupsioni pothuaj në çdo qelizë! E këtë me pranga "në duar" ta bëjë Arta Marku!? Sigurisht ajo që është butafori (pafajshme) e fundit të Republikës më të keqe që kemi pasur, apo asaj të gjyqësorit më të pa drejtë dhe korruptuar në Europë! Gjyqësorin dhe prokurorinë e bëjnë vetëm ndërhyrjet e mëdha të SHBA dhe BE, duke ju imponuar si klasës politike, por dhe lidershipit të një establishmenti që po jep shpirt politikisht, por është i pasuruar kriminalisht deri në marrëzi!

Tani duken përralla ato thëniet e 2013-tës mbi "nuk kanë faj njerëzit, por ka faj sistemi"?! Kjo e thënë është për të justifikuar dhe veten kur vjen në pushtet dhe shkatërron çdo lloj sistemi! Otto Von Bismarck thotë: me ligje të këqija dhe funksionarë të mirë, gjithsesi mund të qeverisësh. Por me funksionarë të këqinj, ligjet e mira nuk shërbejnë për asgjë! Unë sigurisht nuk besoj dot njeriun që erdhi në pushtet në 2013-tën te ne - përpara Bismarckut i cili padiskutim vuri themele të një shteti që vijon dhe sot të jetë lidership i botës!

Çfarë do të thotë që një Prokuror real të vijë me pranga në Kuvendin e Shqipërisë!? Që kur thuhet të vijë prokurori me pranga, do të thotë se edhe i ri nuk ke marrë vesh gjë nga shteti i së drejtës dhe ai ligjor! Edhe pse je jurist dhe me pasaportë holandeze, akoma mendon se "prokurori të vijë me pranga në kuvend"?! E sigurisht nuk ke parasysh prangat për vete dhe për partinë tënde, por për partinë tjetër dhe Ramën?! Kjo është bufonadë e delirit dhe marrëzisë më të madhe që ka pllakosur një parti politike shqiptare! Prokurori i Republikës nuk ka nevojë të vijë me pranga në kuvend, ai biles nuk ka nevojë të mbajë fjalime të mërzitshme fitoresh dhe statistikash si Arta Marku!? Prokurori i vërtetë i Republikës, duhet të kishte prerë shumë mandate arresti për shumë në opozitë dhe pozitë prej kohësh! Duhet të ishte me shoqërinë, me popullin dhe me SHBA-të dhe BE-në, Prokurori i Republikës së Shqipërisë!? E kush e emëron një prokuror të tillë në Shqipëri!? Ai kuvend që pastaj Basha thotë se është për pranga dhe që i duhen më tepër se dy dyzina për partinë e tij?!

Po fjalë në erë! Retorikë, për të bërë atë që thashë më sipër. Mbajtjen e kreut të opozitës dhe puthjen e prapanicës së pozitës?! Sigurisht, sepse të dyja janë pazgjidhshmërisht me njëra tjetrën! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/12/2018 - 07:34

U hap kuvendi i PD-së në konfuzionin e kohës së sotme!

Postuar: 16/12/2018 - 07:33

Protesta e studentëve e ka kaluar dhjetë ditshin dhe mesa duket do të vazhdojë vijueshmëria e saj

Postuar: 16/12/2018 - 07:31

Në ekstazën e këtyre ditëve të protestës së studentëve, veçanërisht partitë opozitare, liderët e

Postuar: 16/12/2018 - 07:28

Pas akuzave të kryeministrit Rama se pedagogët (senatet) kanë qenë shtysa kryesore për qorollepsj

Postuar: 15/12/2018 - 07:22

U nisën në dhjetor 1990, 28 vite më parë protestat e famshme të rinisë studentore, të cilat ashtu

Postuar: 15/12/2018 - 07:20

 

Postuar: 15/12/2018 - 07:19

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mbetet shumë origjinale në përpjekjet për menaxhimin e prote