BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Çfarë do t’u thoja studentëve!?

Çfarë do t’u thoja studentëve!?

Nuk dua të hyj në të drejtat e tyre legjitime, sepse i zoti e di ku i pikon çatia, tjetër gjë kam për t’u thënë. Të parit do t’i drejtohesha mikut tim Taulant Muka, me të cilin kam komunikuar në FB. Dhe atë që ja kam thënë sikur po më forcohet çdo ditë besimi. Fakti që dhe dorëheqjen nga ministria, për të cilën unë të urova, tregon se nuk paskeni forcë që me dijen tënde të përballosh ata që të kundërshtojnë. Më mirë se vendi ku të shpunë, nuk mund ta plotësoje platformën tënde. Ajo që bëre, të ka shtuar kundërshtarët. Unë t’i thashë ato, që nesër të mos kërkosh ndjesë, siç kërkove për sharjet që kishe bërë. Tani po u drejtohemi të gjithëve: Edhe unë kisha shumë gjëra për të thënë në lidhje me kërkesat tuaja, sepse disa gjëra nuk shkojnë. A e dini ju se çfarë mësojnë më shumë se ato që kanë mësuar gjatë studimeve ata që bëjnë masterin dhe paguajnë qimet e kokës? Që të mos zgjatem, unë jam dakord me kërkesat tuaja, por nuk më vjen mirë që bëni gjithmonë thirrje për mbështetje nga të tjerët. Përse u duhet numri i pjesëmarrësve, kur keni e duhet t’i nxirrni faktet, që i jetoni çdo ditë? Ju keni ngritur ca gjëra që kanë nevojë të bëhen të besueshme. Nëse nëpër universitete ka pedagogë kriminelë, siç tha Taulanti, përse nuk i keni denoncuar në drejtësi? Ata kanë emra, nëse ka të korruptuar, kjo është e përbashkët me ata studentë që kanë të njëjtën përgjegjësi, që u japin atyre lekë në këmbim të votës. Ka një ligj që i dënon të dy palët. Atëherë, këta studentë dhe pedagogë kanë emra. Nëse nxirrni emrat e tyre bëheni më të besueshëm dhe nuk ka nevojë për mbështetje të tjera. Nëse ata pedagogë që i ruajnë dijet e tyre për t’u dhënë juve dhe ua shesin me tekste e libra, ata kanë emër. Qeveria e hoqi pikën katër të ligjit, që i detyronte nxënësit të mësonin, kurse kërkesa juaj mbron dembelët. Familjet u kanë dërguar në shkollë për të studiuar, jo për ahengje dhe i lini lëndët për vitin tjetër. Këta lloj nxënësish që e marrin diplomën nga ryshfetet që japin, nuk ka pse u duhen as ju e as vendit.

Tani, le të ndalojmë në një pikë tjetër. Më duket se e kemi pranuar ndryshimin e sistemit, i cili u propozua nga studentët e dhjetorit, që nuk dihet ku janë. Shkurtimi i pagesave në atë shkallë tregon se ju nuk e doni sistemin kapitalist dhe doni atë socialist, ku vije në shkollë dhe nuk e fusje dorën në xhep. Kërkesat tuaja bien erë socializëm. Dëgjova një ditë profesorin Shezai Rrokaj, i cili u thoshte, se po të hiqen pagesat e vëna universitetet mbyllen. Qeveritë kanë punuar për të mbajtur karriget dhe nuk kanë lejuar rritjen e ekonomisë, që të mbuloheshin të gjitha shpenzimet nga shteti. Të mos pranosh dialog me ata që u drejton kërkesat, do të thotë se nuk keni aftësi t’i përballoni ata. Njerëzit e vendosur në të drejtat e tyre nuk mund t’i mposhtë asnjë forcë. Këtë ia kam thënë edhe Taulant Mukës. Nëse në dialog shpini emrat e pedagogëve kriminelë e ryfshetxhinj tok me ata studentë që janë bërë palë me ta, kjo është arma më e fuqishme për mbrojtje. Kundërshtimi i dialogut është tërheqje dhe i ngjan atij që hedh gurin e fsheh dorën. Por ju e filluat keq protestën, pa paraqitur asnjë kërkesë. Ato katër i shkruat në këmbë kur ua kërkuan e më pas nxorët të tjera. Kjo nuk tregon seriozitet dhe i ul vlerat tuaja. Çdo shtëpi e ka një plak, po ju ku e keni plakun? Turmë ulërimash do të thotë anarshi, që shumica prej tyre nuk e duan. Në disa thirrje tuajat ka patur mungesë kulture. Kërkesat mbrohen me fakte, jo me sharje. Kur bën të tilla veprime, shtresa juaj më intelektuale çfarë mund të mësojnë pasardhësit tuaj. Ligji i arsimit ka kohë që është vendosur, si nuk u ngritët që atëherë, po kërkoni tani që po zbatohet. Kjo tregon sikur dikush u ka shtyrë të dilni pa përgatitur në protestë. Përse u bëtë thirrje prindërve tuaj për mbështetje? Kjo tregon se nuk keni ende bindjet tuaja për ato që kërkuat. Të gjithë shqiptarët janë hallexhinj, se nesër do të shpien fëmijët e tyre nëpër universitete dhe nuk i kanë mundësitë, por janë dakord me ju, që të mblidhni fakte të reja e bindëse, sepse më shumë se e njihni ju jetën nga brenda universiteteve nuk e di njeri. Por mos harroni një gjë: Akuzat që do të nxirrni për pedagogët dhe nxënësit, nesër do t’i nënshtrohen gjykimit të drejtësisë. Mos këto denoncime i bëjnë nxënësit e dobët, që kanë marrë nota negative, se na del që po mbroni sërish dembelët. Buxheti i vitit që vjen u diskutua dhe aprovua, po ju si nuk u ndjetë. Ato lekë janë të gjitha, prandaj dialogoni dhe bëjini llogaritë mbase del ndonjë shtesë për arsimin. 

Nga Enver CAKAJ