Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë duhet të dimë për dëmtimet nga duhani

Postuar: 11/09/2018 - 07:05

 Duhani rrit rriskun për shumë sëmundje, duke dëmtuar sidomos organet jetësore si: mushkëritë, zemrën, trurin, stomakun etj. Mushkëria është organi që bie në kontakt direkt me tymin e cigareve të duhanit me përmbajtje të bioksidit të karbonit e për pasojë të rriskut për kancerin e mushkërive me përqindje të lartë e jo vetëm kaq. Duhani në mushkëri shkakton përveç kancerit edhe sëmundje të tjera si bronkite kronike e me kalimin e kohës shumë ndërlikime, shumë vuajtje dhe shkurtim të jetëgjatësisë në shifra të larta. Në paketë shkruhet “Pirja e duhanit ju dëmton ju dhe të tjerët rreth jush”. “Duhani vret”. Kjo shprehje paraqet të vërtetën që e ka vërtetuar koha e kësaj i thonë të vrasësh veten me paramendim e vetëdije

Që në vitin 1950 e më parë, shumë autorë e studiues kanë shkruar në buletine e revista mjekësore si në Itali, Gjermani, Rusi, Shqipëri etj., se pirja e duhanit me 20 cigare në ditë rrit rriskun për kancer të mushkërive 26 herë më shumë. Kurse profesor Xorxoli Toraka, kirurg me famë botërore me banim në Romë por dhëndër në Shkodër në vitin 1972 shkruan në revistën “Minerva Medika” se vitet e fundit duhanpirja është rritur shumë nga seksi femëror e për pasojë kanceri i mushkërive është rritur gjashtë herë më shumë tek femrat. Duhanpirja, për të shkaktuar kancerin ose dëmtime të tjera duhet të ketë edhe disa faktorë të tjerë; Mosha në të cilën fillon pirja e duhanit; Sasia e cigareve që merret në ditë; Kohëzgjatja e pirjes së duhanit; Faktori gjenetik; Kushtet sociale ekonomike dhe aktiviteti fizik. Kur pirja e duhanit fillon në moshë të re sidomos adoleshente, veprimet nga agjentët kimikë janë agresivë e shumë më të mëdha se në persona që fillojnë pirjen e duhanit mbi moshën 30 vjeç, sepse mushkëritë në moshë të re adoleshence janë të ndjeshme. Muri alveolar aty ku bëhet këmbimi bioksidit të karbonit me oksigjenin në moshë të re janë shumë sensibël e për pasojë, që këtu fillon dëmtimi qelizor i shpejtë e me pasoja të mëdha dhe konkretisht autorë të ndryshëm kanë konstatuar se përdorimi i duhanit në moshë adoleshente me 3-5 cigare në ditë për 3 vjet, 50% e tyre kanë pasur probleme të mëdha shëndetësore.

Në revistën “Vital”, në vitin 2017 kanë shkruar se raporti i sëmundjes së kancerit të mushkërive në përdoruesit e duhanit është 1/10, që do të thotë në 10 përdorues të duhanit, një e prek kanceri. Thamë se duhani dëmton trurin duke shkaktuar aksidente cerebrale ose zemrën, duke shkaktuar aksidente kardiovaskulare, që janë në përqindje të larta në të gjithë botën por edhe në Shqipëri vitet e fundit kemi shifra të larta që çdo ditë po shtohen. Në të gjithë botën, çdo 5 sekonda nga sëmundjet e zemrës ndërron jetë një person. Dëmtimet pasive nga duhani

Shumë studiues shqiptarë por dhe të vendeve të ndryshme si në Itali, Gjermani, Rusi etj., kanë shkruar në revista e buletine mjekësore, por dhe referuar në konferenca e kongrese për pasojat nga duhani dhe brenda në familje e vende publike. Një mjeke gjermane paraqiti studimin e saj në një konferencë, ku ajo kishte studiuar përdorimin e duhanit në të gjitha moshat e profesionet, por dhe brenda familjes e në vende publike. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte përdorimi i cigares nga dy prindërit brenda shtëpisë, në prezencë të fëmijëve deri në 5 vjeç. Pasojat ishin se 90% e tyre edhe në vende publike janë konstatuar dëmtime nga duhani, psh përdorimi i duhanit në zyra me 3-5 veta, pasojat ishin edhe tek persona jo përdorues që merrnin indirekt tymin e cigareve. Studimet e fundit të vitit 2018 në Amerikë kanë vërtetuar se përdorimi i duhanit nga prindërit në prezencën e fëmijëve ka shtuar rriskun e aksidenteve kardiovaskulare (zemrës) 27% dhe cerebrale (trurit) 22%. Pra përdorimi i duhanit në vende të përbashkëta është me pasoja. Ndaj dhe e konsiderojmë shumë të drejtë ndalimin e duhanit në vendet publike. Ka përdorues të duhanit që thonë se po nuk e thithe tymin e cigareve, nuk shkon në mushkëri. Duhet të dimë se goja është shumë e vaskularizuar dhe agjentët toksikë futen shumë shpejt në gjakun që qarkullon dhe mund të kemi pasoja duke filluar nga goja ose organe të tjera që kemi përshkuar. Ka të tjerë që thonë se nuk përdor më tepër se 5-10 cigare në ditë. Edhe në këto raste janë konstatuar kancere ose dëmtime të tjera. Ajo që dua të theksoj, është se pirja e duhanit në moshë adoleshente sjell pasoja shumë më të mëdha se në persona që fillojnë pirjen mbi 30 vjeç, (theksojmë se edhe këta nuk i shpëtojnë bronkitit). Bronkiti kronik i shkaktuar nga duhani jep shumë ndërlikime e vuajtje dhe për pasojë shkurtimin e jetëgjatësisë etj

 Ankesat që kanë përdoruesit e duhanit

Personat që kanë filluar cigaren në moshë adoleshente deri në 20 vjeç, 90% e tyre fillojnë të ankohen që në moshë 30-35 vjeç, fillimisht me pak kollë sidomos në mëngjes, lehtësisht bllokim gjoksi dhe në sforcime fizike, ngjitje të shkallëve, kemi vështirësi në marrje fryme me kalimin e kohës, kollë me sekrecione por dhe ulje të aktivitetit për punë, ulje aftësie mendore e seksuale. Gradualisht qarkullimi i gjakut vështirësohet e për pasojë shtohet bioksidi i karbonit e pakësohet oksigjeni. Kemi nxirje të buzëve e gishtërinjve, rasti bëhet problem për invalidët dhe ka nevojë për oksigjenoterapi. Kur i sëmuri ka kollë me rrema gjaku në gëlbazë është sirenë alarmi dhe menjëherë për të vlerësuar gjendjen duhet të paraqitet te mjeku. Zbulimi i hershëm i kancerit të mushkërive krijon shumë mundësi shpëtimi, zgjatjen e jetës dhe lehtësimin e vuajtjeve. Rezultatet mbas lënies të duhanit

Shumë autorë e studiues kanë shkruar e kanë referuar se lënia e duhanit asnjëherë nuk është vonë, por sa më shpejt, përqindja e fitimit është shumë më e kënaqshme. Është vërtetuar në studimet e kryera në personat që kanë lënë duhanin, që në muajin e parë kanë ndjerë përmirësime, natyrisht dominon sasia e cigareve të konsumuara në ditë dhe kohëzgjatje, por është vërtetuar dhe në përdorues me shumë cigare se mbas një viti të lënies së duhanit përmirësimet kanë qenë deri në 20% dhe mbas pesë viteve deri në 50% dhe mbas 15 viteve deri në 90%. Autorë të tjerë referojnë se për të arritur gjendjen e fillimit të cigareve duhet aq kohë sa është përdorur cigarja. Të tjerë reagojnë se përmirësimet lidhen edhe me moshën, por është konstatuar se edhe në moshat e treta. Përmirësimet klinike janë të ndjeshme dhe ulja e kancerit dhe në këto raste ka qenë mbi 60% më pak. Gjithashtu, duhet të dimë se lënia e duhanit ka merita shumë të mëdha për parandalimin e aksidenteve të papritura të trurit dhe të zemrës e jo vetëm kaq por dhe përmirësimet klinike të frymëmarrjes, kollës, energjisë së organizmit. Niveli i oksigjenit rikthehet drejt vlerave normale, shija e nuhatja përmirësohen shumë, por dhe aktiviteti fizik e mendor rrit jetëgjatësinë dhe krijon të gjitha mundësitë për një jetë normale e pa vuajtje. Rifillimi i duhanit është fatale për njeriun. Në mjekësi, pirja e cigareve dhe e alkoolit kanë qenë quajtur vese të këqija me karakter të dobët për njeriun.

*Pneomolog

Nga Dr. Kolë DODA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 4. Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 07:28

Shqiptarët e kanë provuar gjysmë shekulli tmerrin e regjimit diktatorial. Duke qenë të traumatizuar shqiptarët zgjodhën sistemin shoqëror demokratik për të provuar shijen e paqes, lirisë.

Postuar: 25/09/2018 - 07:26

Po diskutohet ethshëm mbi një ligj të ri që tenton të vendosë një rregull mbi ndalimin e importit

Postuar: 25/09/2018 - 07:24

“Stani” apo koalicioni i Bashës, nuk e di pse më kujtoi Hanin e Stavros në qytetin e

Postuar: 25/09/2018 - 07:22

Uji është një ndër elementët kryesorë të jetës.

Postuar: 23/09/2018 - 07:43

Gjurmët e jetës, punës dhe sakrificës së Qazim Demit janë të gdhendura fort në qytetin e Sarandës

Postuar: 23/09/2018 - 07:40

 “Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”, tashmë është një ëndërr që për shqiptarët ësht

Postuar: 23/09/2018 - 07:38

Andri, një miku im, gazetar më dha dorën duke më thënë se ndjehesh i keqardhur për mënyrën si kry