Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë fshihet pas liberalizimit të vizave!?

Postuar: 19/09/2018 - 07:22

Në rrethet normale, secili prej nesh do t'i gëzoheshim liberalizimit të vizave, gjegjësisht lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave drejt vendeve të BE-së. Në situatën kur njerëzve u mungon siguria e kapitalit, shtetit i mungon perspektiva zhvillimore, qytetarët shohin si të vetmin shpëtim largimin nga vendi! Pas votimit në PE, tek pushtetarët dhe qytetarët e vendit shpërtheu një eufori e paparë, gati sa nuk u shndërrua në festë shtetërore. Në njërën anë festuan pushtetarët për shpërqendrimin total të vëmendjes së opinionit kosovar nga problemet e mëdha të përditshmërisë, ndërsa në tjetrën anë festuan qytetarët, duke e uruar njëri-tjetrin për largimin sa më parë nga ferri që u krijuan pushtetarët në Kosovën e lirë dhe të pavarur. 

Padyshim se liberalizimi i vizave është lajm i mirë, mirëpo jo edhe aq ekzaltues, siç po shfaqet tek një pjesë e qytetarëve të vendit, ngaqë kushtet janë aq rigoroze nga BE-ja, saqë, nëse u referohemi kushteve ekonomike të vendit tonë, atëherë vetëm një pjesë e vogël e popullatës mund ta shijojnë këtë gjysmë-liberalizimi të kushtëzuar.

Pas votimit në Parlamentin Evropian për liberalizim të vizave, Kosova do të paguajë një çmim tepër të lartë!

Lajm më i mirë dhe shpresëdhënës për qytetarët do të ishte: krijimi i vendeve të punës, investimet kapitale, përmirësimi i sistemit të drejtësisë si kusht për luftimin serioz të krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend, etj. 

Në fakt, ky është liberalizim i kushtëzuar dhe ka një çmim tepër të lartë për Kosovën! Pas ratifikimi të marrëveshjes së Demarkacionit sipas rekomandimit të "ekspertëve" të qeverisë së kaluar, me ç'rast Malin të Zi ju falen 8200 hektarë tokë, Kosovën po e pret humbja shumëfish më e madhe dhe më e dhimbshme me Serbinë! 

Dhënia Malit të Zi mbi 8 mijë hektarë tokë dhe dhënia Serbisë e Trepës dhe Ujëmanit në këmbim të liberalizimit, është më tepër se "fitore e Pirros" në rastin e liberalizimit, e cila i shkakton vendit tkurrje enorme të integritetit territorial. 

Për më keq se kaq, me kushtëzimet e Serbisë për FAK-un me themelimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të vendit, "de facto" dhe "de jure", Kosova do të pësojë debakël të dyfishit politik: humbje të integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror njëkohësisht. Thënë ndryshe, me krijimin e "Zajednicës" ndodh ndarja e sovranitetit të shtetit në dysh, me çka drejtpërdrejt cenohet rendi kushtetues i vendit. Me këtë kurs qeverisës, politikanët tanë, Kosovën janë duke e dërguar pashmangshëm në greminë, apo në rrugë të pakrye dhe të pambarim, sepse orekset serbomëdha ndaj Kosovës nuk do të mbarojnë asnjëherë!

Serbia, do të vazhdojë edhe më tutje agresionin politik ndaj shtetit tonë, pasi pushtetarët e papërgjegjshëm kosovarë, integritetin dhe sovranitetin tonë e kanë vënë në "ankand publik", duke e shndërruar në tortë të shijshme për orekset grabitqare, ku secili nga fqinjët dëshiron të marrë pjesën që dëshiron!

Rreziku nga tkurrja serike e territorit të vendit

Përderisa fusnota* e Editës hoqi Republikën, fusnotat** e Thaçit e Mustafës hoqën sovranitetin vendit me nënshkrimin e marrëveshjeve në Bruksel për krijimin e Asociacionit të komunave serbe, me ç'rast nënshkruan ndarjen e sovranitetin e shtetit në dysh mes serbëve dhe shqiptarëve. Me amnistimin e kriminelëve serbë legjitimuan strukturat kriminale në veri,…me vendimin për krijimin Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë rrezikuan tjetërsimin e luftës çlirimtare dhe jo vetëm. Nënshkrimet nga ana e Thaçit dhe Mustafës e (mos) marrëveshjeve me Daçiçin dhe Vuçiçin në Bruksel, Serbinë gjakatare e bënë hisedare në sovranitetin e shtetit të Kosovës në njërën anë, ndërsa në tjetrën i hapën rrugën Serbisë për anëtarësim në BE, përderisa kjo e fundit kosovarëve të viktimizuar ua ofroj liberalizimin e vizave me kushtin e humbjes së territorit të shtetit,...për ironi të faktit edhe kësaj pushtetarët kosovarë po i thonë sukses! Po i thonë kështu pushtetarët sepse dështimet dhe rrëshqitjet e njëpasnjëshme janë bërë çelës i suksesit të tyre personal, në pasurimin dhe ngritjen e tyre politike. 

Çfarë fshihet pas votimit në PE!?

Votimi politik në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, pa e plotësuar Kosova kushtin themeltar për liberalizim-atë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e lënë derën hapur për mëdyshje të mëdha! Liberalizimi i vizave për shtetasit kosovarë, në kohën kur vendi ynë ndodhet në një krizë të madhe socio-ekonomike, pa asnjë perspektivë zhvillimore, jo vetëm që nuk mund të jetë qëllimmirë, por mund të shkaktojë zbrazjen e shpejtë të Kosovës nga popullata shqiptare.

Nuk ka si të kuptohet ndryshe, kur e njëjta organizatë (BE) që mbajti të getoizuar për vite të tëra qytetarët e vendit tonë, duke u justifikuar me kushtin e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, befasisht brenda natës ndërron qëndrim duke i dhënë dritën jeshile për liberalizim të vizave vendit me nivelin alarmant të korrupsionit dhe krimit të organizuar në kontinentin Evropian!

Liberalizimi i vizave në rrethanat aktuale, shtetin e Kosovës shumë shpejt nga një Republikë Parlamentare do ta shndërrojë në "Republikë të krimit të organizuar, kontrabandimit të substancave narkotike dhe trafikimit me qenie njerëzore", e mbetur me qytetarë të hapur ndaj krimit dhe dukurive të tjera negative! Ndërsa, të gjithë atyre që nuk pajtohen me krimin e organizuar, nepotizmin dhe korrupsionin u mbetet vetëm një rrugë - ajo e largimit nga Kosova. Prapa këtij liberalizimi të kushtëzuar për Kosovën e varfër e të kapur nga grupet kriminale, fshihet qëllimi kryesor, ai i planit serb për largimin "vullnetar" të popullatës shqiptare nga Kosova, me qëllim ndryshimin demografik të Kosovës. Për më tepër se kaq, ikja masive e të rinjve nga Kosova e zvogëlon në masë të madhe mundësinë e kundërshtimit të marrëveshjeve fatkeqe për vendin, që janë duke u përgatitur në prapaskenën e bisedimeve të Brukselit.

Njeriu nuk ka nevojë të jetë shumë inteligjent për të kuptuar mashtrimin. Askush nuk të fal asgjë pa një arsye të fortë. Liberalizimi i vizave për shtetasit kosovarë, pa përmbushjen e kushtit themeltar nga ana e pushtetarëve, flet qartë për prapaskenat e vendimeve të "mira" për vendin tonë! Ndryshe, vendimi i PE-së, më shumë se liberalizim i vizave për qytetarët, është liberalizim i krimit dhe korrupsionit, është favorizim i pushtetarëve të korruptuar dhe stimulim i gjyqtarëve dhe prokurorëve të shantazhuar kosovarë.

Nga Florim ZEQA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 07:17

 Përpjekjet për të vënë shenjën e barazimit mes dy dhjetorëve dhe për të përfituar frytet e një lëvizjeje masive studentore, e cila deri tani në thelb ka disa kërkesa dhe që mundet nesër të përparojnë dhe me të t

Postuar: 09/12/2018 - 07:16

 Në ditën e shpallur nga Sali Berisha si "dita e Rinisë" dhe sigurisht e

Postuar: 09/12/2018 - 07:14

 Ka më shumë se një muaj që banorët e unazës se re protestojnë ditë e natë, në mbrojtje të b

Postuar: 09/12/2018 - 07:13

 Nuk është vetëm dufi i studentëve.  Protesta e tyre ka trazuar gjithë shoqërinë.

Postuar: 08/12/2018 - 07:22

Ҫdo vit, miliona njerëz detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehë si refug

Postuar: 08/12/2018 - 07:21

Njohja me një vendim për ngritjen në Shqipëri, të varrezave të ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luf

Postuar: 08/12/2018 - 07:20

Një opozitë që nuk frymëzon! Është ky konstatimi që e bën kushdo në këtë vend.