Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë (nuk) sjell liberalizimi i vizave për Kosovën

Postuar: 10/08/2018 - 07:24

Komisioni Evropian më në fund vlerësoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e paraqitura në udhërrëfyesin e prezantuar qysh në vitin 2012 për të udhëtuar pa viza në vendet e zonës Schengen. Drama e liberalizimit të vizave për Kosovën së shpejti po bëhet çështje një dekadë e vjetër, pothuajse sa vetë Republika e Kosovës. Njëkohësisht, BE e paraqiti këtë si sukses të transformimit të shoqërisë e qeverisë përmes instrumenteve të saj të politikës së jashtme. Por në shumë aspekte ky nuk është ndonjë sukses, meqë, procesi u stërzgjat në pafundësi, kurse kriteret nuk janë plotësuar as në formë teknike dhe as në atë praktike.

Në formë kronologjike mbaj mend se në Maj të vitit 2016, kur liderët institucionalë kosovarë për herë të parë pranuan rekomandimin pozitiv, nxituan që të marrin meritat se tani falë tyre ne – qytetarët e këtij vendi do të jemi të “barabartë” me të gjithë shtetasit e Evropian ngase më në fund regjimi i vizave do të marrë fund. Por liberalizimi i vizave edhe 2 vite më vonë nuk po ndodh, dhe kjo si shkak kryesor ka paaftësinë për të ndërtuar institucione me mekanizma që funksionojnë normalisht në të mirë të zhvillimit dhe të së drejtës. Pas disa proceseve shumë të gjata por të kushtueshme për të ardhmen e saj, institucionet kosovare përsëri pranuan rekomandimin e dytë pozitiv për heqjen e vizave, por këtë herë kjo kaloi me pak zhurmë pasi dhe gënjeshtrat publike kanë filluar të humbin efekt në masë.

Tani, si më parë flitet për datat e mundshme kur do të ndodhë realisht liberalizimi, e kjo si kaherë largon vëmendjen tonë nga problemet e përditshme me krimin, korrupsionin, institucionet e dobëta arsimore dhe shëndetësore etj. Edhe më tutje skandalet publike sikur shkatërrimi i PTK-së, falja e 53.1 milionëve një kompanie amerikane, numri enorm i të regjistruarve si veteranë të luftës, rritja e pagave për kryeministrin dhe të tjerët, pagesa e energjisë nga taksapaguesit kosovarë për serbët në veri, monopolet kontrollues tregtarë, emërimi i afro 80 zëvendësministrave dhe shumë skandaleve të tjera me sa duket do të kalojnë në hije edhe për shumë vite sepse tani vëmendja është tek liria e lëvizjes dhe negociatat që s’po japin asnjë rezultat me Serbinë. Ta zëmë se një ditë në të ardhmen do të ndodhë liria e lëvizjes, por si? Në fakt, këtë proces e kanë përjetuar qytetarët e shteteve të tjera të Ballkanit dhe çka do të duhej ne të presim nga i gjithë ky proces, dhe si duhet mos-keqkuptuar i gjithë procesi.

Të marrim shembull Shqipërinë dhe Bosnjën, njëra e dalë nga komunizmi i hekurt dhe tjetra nga lufta e viteve ’90. Shqipëria dhe Bosnja në fillim të vitit 2010 kishin marrë vendimin pozitiv që qytetarët e këtyre dy shteteve të ecin lirshëm në Evropë, e kjo nuk është se e ka ndryshuar gjendjen politike dhe sociale të qytetarëve të këtyre dy vendeve.

Dy shtetet respektive nuk gëzojnë dhe sot asnjë të ardhme evropiane, ato në fakt kanë pësuar vetëm regres në politikat e tyre për të ndërtuar shtete me mirëqenie ekonomie dhe sociale. Konsideruar këtë mungesë ambicie për ndërtimin e së ardhmes së tyre dy vendet në fjalë vetëm se kanë rritur përqindjen e papunësisë (35.9% në Bosnje, 25.9% në Shqipëri) ndërsa ekonomia mbetet peng i mafies politike dhe politikën dhe tutje e bëjnë klasat sunduese të para 10 viteve.

Ashtu duhet përmendur fakti se shqiptarët dhe boshnjakët përbëjnë edhe më tutje një numër të madh të azilkërkuesve në Evropë, që me sa shihet do të përcillet trendi i njejtë nga kosovarët. Shoqëria e Kosovës meriton vëmendjen më të madhe në gjithë këtë mes. Një vëzhgim i thjeshtë tregon se kjo shoqëri është në mes të asaj të mbijetesës dhe një shoqërie të konsoliduar, por nuk është aspak as njëra e as tjetra. Kjo shoqëri, transicionale apo kalimtare, nuk ka arritur të gjejë as emëruesin minimal të përbashkët të identitetit apo ndonjë qëllimi të përbashkët. Prandaj vlerësoj se liberalizimi të mira do të sjellë, por duhet besuar se ndryshimi fillon me një veprim të vogël dhe se konsistenca e veprimeve tona do e përcaktojë se çfarë shoqërie do kemi nesër dhe se të gjithë duhet të angazhohen që nëpërmjet rezistencës civile dhe politike të synojnë demokratizimin e kësaj katrahure politike dhe institucionale.

Nga Liridon RAMA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 40

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 07:17

 Përpjekjet për të vënë shenjën e barazimit mes dy dhjetorëve dhe për të përfituar frytet e një lëvizjeje masive studentore, e cila deri tani në thelb ka disa kërkesa dhe që mundet nesër të përparojnë dhe me të t

Postuar: 09/12/2018 - 07:16

 Në ditën e shpallur nga Sali Berisha si "dita e Rinisë" dhe sigurisht e

Postuar: 09/12/2018 - 07:14

 Ka më shumë se një muaj që banorët e unazës se re protestojnë ditë e natë, në mbrojtje të b

Postuar: 09/12/2018 - 07:13

 Nuk është vetëm dufi i studentëve.  Protesta e tyre ka trazuar gjithë shoqërinë.

Postuar: 08/12/2018 - 07:22

Ҫdo vit, miliona njerëz detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehë si refug

Postuar: 08/12/2018 - 07:21

Njohja me një vendim për ngritjen në Shqipëri, të varrezave të ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luf

Postuar: 08/12/2018 - 07:20

Një opozitë që nuk frymëzon! Është ky konstatimi që e bën kushdo në këtë vend.