BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Çfarë po u sjell shqiptarëve “vrasja” e votës?

Çfarë po u sjell shqiptarëve “vrasja” e votës?

Ne shqiptarët pretendojmë se kemi nisur të udhëtojmë në demokraci, edhe pse votën e lirë e të ndershme na “e kanë vrarë”. Me votën “e vrarë” nga maskarenjtë e politikës, ne kemi mundur të ngremë vetëm një gjysmë shtet, një pushtet nepotiko – familjar, të cilit i jemi nënshtruar si skllevër. Sot e gjithë lukunia e klasës politike vazhdon të kërkojë pushtet për familjen e saj përmes varfërimit të shumicës së shqiptarëve. Tashmë të lodhur e të drobitur shqiptarët e pranojnë me një zë se vazhdojnë të drejtohen nga një grup maskarenjsh, ndaj dhe kanë humbur të gjithë shpresën se për ta mund të vijnë ndonjëherë ditë më të mira. Është kjo arsyeja që të gjithë vrapojnë drejt një jete të re, të cilën e kërkojnë jashtë vendit amë. Largohen duke i mërmëritur njëri tjetrit: “Më keq së kaq nuk mund të bëhemi kudo që të shkojmë”. Është kjo arsyeja që largimin në dhe të huaj e vlerësojnë si gëzimin më të madh familjar, pasi janë të bindur se sido të jetë matanë, është më mirë se këtu ku jemi e drejtohemi thjesht nga një grup maskarenjsh pa din e pa iman. Sepse janë ata që emigracionin për shqiptarin e kanë bërë të vetmen rrugëzgjidhje për t’u siguruar trashëgimtarëve një jetë normale. Sepse në këtë vend që ata drejtojnë ka vetëm papunësi, varfëri, mizerablitet, gënjeshtra e falsitet. Sepse si gjysmë shteti, ashtu dhe pushteti nepotiko – familjar janë ndërtuar mbi bazën e mashtrimeve e falsifikimeve. Të ngritjes së tregut të diplomave, të votave etj, etj. Asgjë reale nuk ka. Ndaj të gjithë kërkojnë të ikin … të ikin për të shpëtuar nga poshtërsia mbizotëruese në pushtetin familjar. Në gjendjen që ndodhet kjo Shqipëria jonë, e çuditshme është gjithë ajo zhurmë që po bëhet për blerjen e shitjen e votës gjatë zgjedhjeve të fundit. Aq sa opozita u detyrua të braktisë Parlamentin. Sa reale është ky shqetësim i opozitës? Vërtet e beson njeri në këtë botë, se opozita, pozita, apo dreqi me të birin bashkë, në këtë Shqipërinë tonë, janë shqetësuar pse shqiptarët nuk zgjedhin por votojnë me votën që u blihet lehtësisht në treg? Natyrisht këtë e beson vetëm lukunia krejt e pamoral e klasës sonë politike. Pasi prej kohësh gjithë shqiptarët e dinë mirë, se në Shqipëri vota blihet dhe shitet. Shqiptarët e dinë mirë se, tregu i votës është ngritur që në fillimet e demokracisë. Vitet e fundit ai vetëm është zgjeruar dhe shtrirë në çdo cep të vendit. Nuk ka pse të fshihet e vërteta. Në Shqipëri vota është “vrarë”. Ajo blihet dhe shitet, me të mbushen kutitë e votimit, sipas urdhrit të kryetarit – mbret të partisë jo vetëm për deputet, por edhe për këshilltar, për kryeplak, për kryetar partie, për dreqin e të birin. Kështu ndodh në këtë Shqipërinë tonë. Deputetin shqiptarëve ua zgjedh kryetari i partisë. Atyre u mbetet vetëm të hedhin letrën në kuti. Tregojnë kuksianët: Ne votojmë, po sot nuk kemi asnjë me nder deputet. Kur u votua më 2017, PS u tha votoni Mimi Kodhelin. PD shtoi: Për mua votoni Flamur Nokën. Dhe kuksianët s’kishin çfarë të bënin, votuan çfarë u thanë myteberët e hale – politikës. I votuan, por pas asaj ditë nuk i panë më. Mimi i ka harruar prej dy vjetësh. Ndërsa Flamuri, edhe pse është bir i tyre, ecën dhe vrapon sipas urdhrit të kryetarit – mbret të partisë në fillim në Shkodër dhe tani në Elbasan. Si Mimi, si Flamuri, kudo mund të shkojnë, vetëm në Kukës jo. Pasi këtu do t’u përmendeshin premtimet e kryera gjatë fushatës, premtime që sot janë harruar si nga Mimi e Flamuri, ashtu edhe nga partitë e tyre. Çfarë ndodh me Kukësin, ndodh kudo gjetkë nëpër Shqipëri. Kësisoj “vritet” vota. Por, jo vetëm për deputet, por gjithandej. Sot vota është “vrarë” edhe për zgjedhjen e kryetarit të partisë, në qendër e në bazë. Këtë na e tregoi edhe PD, kur bëri zgjedhjet pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2017. Vetë ata na treguan si votohej nga dy e tre herë nga i njëjti person. Demokratët e dinë vetë çfarë ndodhi në partinë e tyre. Aq sa Lulzimi fitoi gati siç fitonte diktatori në kohën e tij. Po, ama, asnjëri prej demokratëve nuk bëzajti. Sepse, e thamë, kryetari është mbret dhe mbreti nuk diskutohet. Mirë, te PD, të paktën u bë sikur votua. Po te partitë e tjera albaneze që janë fiks 130? Sa rrallë i shohim të votojnë kryetarin e partisë? Edhe kur votojnë, votojnë formalisht. Kjo ka sjellë që, thuajse të gjitha kanë kryetar atë që u kujtua të krijojë partinë. Kemi kryetarë afro 30 vjeçarë që anëtar partie kanë vetëm familjarët e tyre. Shikoni listat e këshilltarëve për këshillin e bashkisë. Të gjitha partitë i kanë mbushur me familjarë të tyre. Një tregues grotesk i politikës albaneze. Bie fjala, PSD që nga krijimi i saj në vitin 1991 kishte kryetar z. Skënder Gjinushi. Ndër vite, kjo parti hyri në ujë aq shumë sa po harrohej krejtësisht. Nuk lëvizi nga istikami vetëm kryetari. Ai pranoi të lëvizë vetëm kur u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave. Po, nuk janë ndryshe as partitë e tjera. Bie fjala, kryetarët e tyre, si të Partisë Republikane, LZHK-së, Partisë Demokristiane etj, thuajse janë deputetë të përjetshëm. Paradoksi është se këta farë kryetarësh zgjidhen deputetë nën siglën e PD-së. Pastaj sa herë u zihet emri u përmendet edhe posti i kryetarit të partisë. Një paradoks i madh grotesk, siç ndodh zakonisht në këtë palo politikën albaneze. Tashmë në politikën shqiptare është krijuar përshtypja se mjafton të zgjidhesh një herë kryetar dhe mbetesh aty përjetësisht kryetar. Edhe pse asnjëherë askush nuk do të të njohë. Ky gjysmë shteti ynë është i mbushur plot me paradokse të tilla. Edhe sindikatat nuk i ndryshojnë ndonjëherë kryetarët e tyre që dinë vetëm t’i plaçkitin punonjësit. Askush nuk e di se cili i zgjedh kryetarët, apo presidentët e këtyre me nder sindikatave? Pasi për to vetë punonjësit thonë se, nuk ka pasur ndonjëherë zgjedhje. Zgjedhje nuk ka pasur, por poshtërsia është se, atyre u merret kuotizacioni pa i pyetur që në bordero. Siç ndodh me mësuesit, të cilët shpesh janë ankuar për këtë që ndodh me borderonë e tyre, por askush nuk i ka dëgjuar. Sot ne shqiptarët, veç varfërisë që e kemi të ulur këmbëkryq në vatrat tona, nuk e dimë mirë tamam tamam çfarë pushteti lokal kemi. Sepse votuam me 30 qershor, por nuk e dimë si do venë punët, kur me 13 tetor pritet të votohet po për drejtuesit e rinj të pushtetit vendor sipas dekretit të Presidentit. Është për të qeshur, kjo pritje kur këto ditë drejtuesit e rinj që u zgjodhën me 30 qershor sapo kanë hyrë në zyrat e tyre. Është më shumë se qesharake kjo situatë. Si për t’u thënë evropianëve: Çfarë u duhemi ne në Be? Kur ne vetëm sherre mund t’u sjellim. Sepse tamam, tamam as nuk ia kemi idenë si të organizojmë vetëqeverisjen tonë. Ne çdo problem që na lind na e zgjidhni ju. Ndaj çfarë u duhemi? Kur ne edhe votën e lirë dimë vetëm ta “vrasim”.

 Nga Riza Hoxha