BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Çfarë presin shqiptarët që t’u sjellë hapja e negociatave për në BE?

Çfarë presin shqiptarët që t’u sjellë hapja e

Lufta e egër mes mazhorancës dhe opozitës është zhvilluar vazhdimisht e ashpër edhe për faktin se kush nga palët do të marrë flamurin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Të dyja palët akuzojnë njera-tjetrën për pengesë të qëllimshme në hapjen e negociatave. Por shqiptarët e dinë se ç’punë është bërë realisht nga qeveria Rama për ta afruar Shqipërinë me Europën, dhe këtë më mirë se kush tjetër e kanë shprehur vetë ata që kanë në dorë integrimin e Shqipërisë, SHBA dhe Brukseli. Shqiptarët e dinë gjithashtu se opozita e saj përpiqet me çdo kusht të pengojë integrimin për arsyen madhore që t’i shpëtojë ndëshkimit për zullumet e bëra në kurriz të këtij populli të varfër. Vetë Lulzim Basha po përpiqet në aparencë sikur po lobon me ndërkombëtarët për këtë qëllim, por realisht po bën të kundërtën. Dhe kjo u duk edhe këtë të enjte kur atë e tradhton fytyra e qeshur kur deklaronte nga foltorja e parlamentit se “Gjermania e Franca kanë vendosur të mos e përkrahin hapjen e negociatave!” Madje Luli lëshoi edhe një xhevahirin tjetër se “vendimi do të ishte akoma më i keq sikur të mos ishte ndërhyrja e opozitës shqiptare!” Se çfarë do të ishte më keq se sa ky vendim, vetëm një lider si Luli mund ta shpjegojë. Hapja e negociatave për në BE është shumë e rëndësishme, por jo se është gjithçka, është Eldoradoja për shqiptarët, nëse ata nuk do të jenë vetë të zot të rregullojnë vendin e tyre. Sikur hapja e negociatave të jetë realisht thelbi i demokracisë dhe i shtetit ligjor, e t’i ulte shqiptarët menjëherë në sofrën e bollëkut, justifikohet dhe bëhet hallall gjithë kjo luftë e përplasje, deri edhe në gjakosje, midis dy krahëve të politikës.

Së pari, shqiptarët duan të dinë se pas hapjes së negociatave, a do të financohet nga organizmat e huaja në drejtim të rritjes së mirëqenies së popullit dhe a do të forcohet e kulturohet më tej shërbimi i strukturave shtetërore dhe sociale ndaj tij. Vetëm kështu do të ketë më pak grindje e sherre mes forcave politike e do të e ulen gjakrat në popull. Dihet se fukarallëku sjell vetëm sherre e grindje.

Së dyti, a do të arrihet që hapja e negociatave të minimizojë korrupsionin e allishverishet e pushtetarëve e biznesmenëve, jo të zhdukë atë ,se edhe në kapitalizmin më të zhvilluar ka korrupsion. Populli do të bindet për dobinë e hapjes së negociatave nëse lufta kundër korrupsionit do të nisë duke ua marrë gjithë politikanëve pasurinë e vënë padrejtësisht, me mafiozllëqe, duke shpërdoruar djersën e ndershme të punëtorëve e fshatarëve dhe ajo me rregull e ligj t’i kthehet atij. Populli nuk beson më përrallat politike e zhurmën propagandistike “antikorrupsion” dhe “antikrim” të Sali Berishës e Ilir Metës, Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit. Populli i sheh vilat e bizneset e tyre në Bregdet e në Gjirin e Lalzit, shtëpitë e pushimit brenda dhe jashtë vendit, dhjetra apartamentet e dhënë me qera apo eurot dhe dollarët regjistruar në emër të kunetërve e baxhanakëve në bangat e huaja. Populli sheh përditë, se si shtohet në mënyrë marramendëse pasuria e tyre e paligjshme nga pronat e zaptuara në emër të pushtetit që zotërojnë apo kanë patur padrejtësisht. Ky popull që ka afro 30 vjet që përleshet me pronarë imagjinarë, do të besojë në integrim, kur ndaj hajdutëve të pronës të fillojë një sanksion i ashpër e ajo të kthehet realisht tek i zoti. Dhe kjo luftë ndëshkuese do të jetë e vërtetë, nëse ngrihet në mënyrë institucionale, bazohet në ligje të hartuara me mbështetjen e BE dhe të zbatohet edhe për metrin e fundit të tokës apo truallit të grabitur. Kanë filluar të dëgjohen zëra ditët e fundit, nga politikanë që “e kanë mizën në kësulë” për “amnisti të pasurisë së pasurisë së vënë” e për nisje nga “viti zero”. Të përkrahësh teorinë e lësëistëve për të filluar vetingu i pasurisë së paligjshme nga viti zero, do të thotë të përligjësh të gjithë hajdutët e demokracisë. Amnisti kërkojnë ata që kanë vjedhur më shumë. Në këtë aspekt populli nuk është e nuk do të jetë kurrë dakord, as me vetingun e bërë ndaj disa prokurorë e gjykatësve që i kanë shpëtuar ndëshkimit për pasurinë e vënë padrejtësisht, duke dhënë dorëheqje nga sistemi i drejtësisë!

Së treti, populli pret që hapja e negociatave të ndikojë në ngritjen sa më shpejt të shtetit ligjor dhe shkurtimet e të gjitha afateve të mundshme kohore për konsolidimin e demokracinë së vërtetë. Vetingu ka nisur mirë, por fakti që dy koka të larta të drejtësisë, ish Prokurori i Përgjithshëm dhe Kryetari aktual i Gjykatës Kushtetuese, i shpëtuan filtrit të vetingut, tregon se peshqit e mëdhenj dalin më kollaj nga rrjeta dhe mbeten të parrezikuar. Hapja e negociatave duhet të krijojë besim tek çdo shqiptar, se vetingu do të shtrihet deri në nivelet më të larta, duke bërë realitet faktin se para ligjit janë të gjithë të barabartë. Psh, vetingut t’i nënshtrohet edhe Sali Berisha, që ka sunduar mafiozisht politikën shqiptare prej 27 vitesh, e ende vazhdon të shesë moral ligjor e politik. Vetingut t’i nënshtrohet edhe Lulzim Basha, i mbuluar këmbë e kokë me krime, e u flet përditë shqiptarëve për “dekriminalizim”, si dhe të tjerë, nga të dy krahët të akuzuar për pasurim të paligjshëm që shesin në podium e ekrane leksione për vettingun, dhe pasi të bëjnë vetingun e vetvetes, ta fillojnë edhe me të tjerët, për cilindo që ka abuzuar me ligjet dhe në kurriz të këtij populli. Të vendosësh shtetin ligjor në këtë vend, do të thotë që qytetari të ketë sa më pak nevojë për pushtetin. Të mos i lutet deputetit për punësim, por të bëhen emërime reale me konkurse, sipas meritokracisë së vërtetë. Të mos i drejtohet kryetarit të bashkisë për shpërblim dëmi në raste fatkeqësish, por t’i garantohet pagesa me ligj nga institucionet përkatëse e kompanitë e sigurimeve. Të mos i lutet një biznesmeni për një kasolle ku të fusë kokën, apo për një qese ushqimesh, por të veprojë institucionalisht asistenca sociale. Shtet ligjor e demokraci e vërtetë do të thotë që qytetari të mos endet për një dokument që i nevojitet nga një zyrë burokratike në tjetrën, por këtë t’ia ofrojë në kohën e duhur interneti, angjensitë speciale për këtë qëllim dhe nëpunësi i ndershëm. Të kesh shtet ligjor do të thotë që studenti të mos fusë mik e të mos përplaset e shtyhet para kioskës për një abone studenti, por ai të pajiset detyrimisht, konform rregullave me kartën e studentit.

Së fundi, nga hapja e negociatave, shqiptarët presin që të krijohen më shumë hapsira për punësim jashtë shtetit, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore të shtetit të tyre dhe konventat ndërkombëtare si dhe të përfitojnë për çdo trajtim social që u përket emigrantëve që kanë kaq kohë që djersijnë udhëve të botës. Pra thënë shkurt, nëse hapja e negociatave siguron më shumë punësim, më shumë efektivitet në shërbimin social, më shumë mirëqenie e solidaritet njerëzor, më shumë ligjshmëri e drejtësi serioze, atëhere të gjithë e bëjmë hallall sherrin dhe luftën që kemi bërë gjer tani, e të mbledhim mendjen e të bashkojmë zemrat që të bëhet sa më shpejt integrimi, ndryshe le të kënaqemi me ndeshjen e Don Kishotit me mullinjtë e erës./ Nga Ramazan SHERJA