Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Për çfarë të majte e ka fjalën Mona?

Postuar: 11/09/2019 - 07:22

Kur u shkëput LSI nga PD, e kam përshëndetur koalicionin me PS. Po përse e kam përshëndetur? Partitë, majtas ose djathtas lipset të kenë fytyrën e tyre, sepse kur lëvizin sipas interesave e bashkohet e majta me të djathtën, ose e kundërta, edhe elektorati nuk di nga t’ia mbajë. Ato parti që bredhin lule më lule, janë të destinuara të eliminohen ose të humbasin terren. A e dini përse e kanë braktisur LSI? Ajo bëri divorcin me PS dhe në vend që të qëndronte e vetme, vajti u përzje me të djathtën, që dogji e shkatërroi Shqipërinë si Balli gjatë luftës. Po të kishte dalë e vetme në zgjedhjet e fundit, LSI do të ishte partia më e qëndrueshme, sepse do të shkonin atje nga të dy partitë e mëdha. Divorci PS-LSI pati dhe vazhdon të ketë shumë përplasje, sa të duket sikur janë në gjendje lufte. Po përse u divorcuan? E ka deklaruar Kryeministri, po e kemi parë dhe në realitet. LSI i vuri kushte qeverisë, që ja të punësonte militantët e saj, ja e prishte koalicionin. Në të vërtetë pati shumë revolta nga socialistët, që kishin fituar zgjedhjet, por ishin flakur në rrugë. Për hir të pushtetit heshtën dhe pritën sa ta merrnin tepsinë vetëm. Njerëzit vinin në LSI për punë, se ishin hallexhinj, jo për partinë, po ajo nuk i pranonte pa marrë njëherë teserën e partisë. Tani që pushteti i ka kaluar i gjithë PS, të gjithë ata që i kanë pranuar teserat nga halli, e kanë braktisur LSI. Dhe tani nuk flasin më me njëri-tjetrin. A e dini juve se: ata vandalët e protestave të opozitës që dhunonin e shkatërronin objektet e shtetit, nuk e bënin atë se donin partinë, po besuan gënjeshtrat e krerëve të tyre, se do të rrëzonin Ramën e të fitonin ndonjë post. Nuk është normale që për hir të interesave të krijojmë koalicione. Ato krijohen për të mirëqeverisur vendin jo militantët e tyre. Militantët të përfitojnë nga qeverisja e mirë, por dhe nga përqindja e votave që ka marrë partia. Pushteti nuk mund të qeveriset me gëx-vëxe. Ishte gjë pozitive që në 15-vjetorin e krijimit të LSI, ajo u vlerësua nga një figurë e lartë e PS, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe një tjetër. Ky veprim flet për një afrimitet mes dy të majtave tradicionale. Le t’i lëmë mënjanë zënkat politike, që deri tani LSI nuk i ka kursyer, por as kryeministri nuk ka qenë i paktë. Të mos harrojmë se jemi shqiptarë në radhë të parë dhe e kemi matur jetën me një filxhan miell. Partitë vlerësohen e mbështeten nga kultura politike që kanë. Më erdhi mirë që zonja Monika hodhi idenë e një të majte demokratike. Po nuk sqaroi një gjë. Me cilën do ta bëjë këtë parti, kur vazhdon të bashkëpunojë me partitë e djathta, që ç’thonë në mëngjes nuk thonë në darkë? Sa aksione të përbashkëta keni ndërmarrë me të djathtën dhe sa keni fituar? Si mund të krijoni një të majtë, kur bashkoheni me kriminelët dhe thërrisni pa pushim “Rama ik”? Ju lutemi na thoni, përse duhet të iki Rama? Se bëhen deklarata e akuza politike për krime e vjedhje nga ju. Ju jeni kryetare partie dhe i dini shumë mirë ligjet, por nuk doni t’i zbatoni e kuptoni. A keni ju një dokument zyrtar nga drejtësia, që ka vërtetuar vjedhjen dhe armiqësinë e tij? Atëherë më cilat parti do ta fuqizoni të majtën, kur refuzoni kryetarin e një partie që udhëheq vendin? Nuk jemi në një sistem totalitar, që kryeministri të bëjë ligjin. Ka qenë një kohë kur të gjitha komandoheshin nga Sali Berisha, aq sa edhe mbledhjet e qeverisë i drejtonte ai kur ishte president. Kush ja dha të gjitha pushtetet qeverisë? Ju ja dhatë duke ikur nga Kuvendi dhe zgjedhjet e pushtetit lokal. Po pushteti do të funksionojë edhe pse ju e braktisët. Edhe pse vetingu u nxori të palarat punonjësve të drejtësisë, opozita vazhdon të mbrojë ata që ikën kokulur e nuk thanë asnjë fjalë. Në parti e popull ka kolegjialitet. Por e majta demokratike nuk formohet me çizme. As duke e quajtur një parti e popull të tërë “kokëpalarë”. Keni kujdes, me krerët e partive bëni si të doni, po jo me popullin. Është i rëndë ky etiketim, sepse shton kundërshtarët. Se me ata “kokëpalarë” ju bëtë koalicion. Mos ngulmoni të arrini majat, se nga mbrapa ka të tjerë që u shtyjnë e u zbresin në fund. Tani më kujtohen dy vargje të një rapsodi: “Politikë,or tungjatjeta,/U zunë vetëm për spaleta”. Kur partitë i bëjnë traditë lëvizjet sa majtas djathtas, edhe elektorati do të mësohet bravar dhe nuk do të besojnë më. Kësisoj kosherja do të mbetet pa bletë. Gjatë zgjedhjeve të fundit lokale, pati një çoroditje të elektoratit, sepse askush nuk mendoi për partitë, po për të mos humbur punën. Kjo i dëmtoi të gjitha partitë. Pra,meqë zonja Monika na hodhi një ide të mirë për të majtën, t’i lërë shëtitjet andej nga ka filluar dhe të kthehet atje ku ishte. Por jo për të kërkuar ofiqe, po të stabilizojë një të majtë të qëndrueshme. As të mos i shkojë mendja, që po qe ky ne nuk pranojmë. Deri tani asnjë nuk është shpallur armik e hajdut. As kryeministri. Po qe se kjo nismë është serioze, s’ka pse pritet më. 

Nga Enver CAKAJ

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 06/12/2019 - 07:13

Nuk e njoh së afërmi dhe nuk kam patur asnjë rast të vetëm për t’u takuar ballë për ballë me Elvis Naçin.

Postuar: 06/12/2019 - 07:11

Tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit që goditi Shqipërinë, me qendër në qytetin e Durrësit, mori shum

Postuar: 06/12/2019 - 07:09

Me thënë të drejtën sapo lexova lajmin “bombë” se Agron Tufa na qenkësh arratisur dhe

Postuar: 06/12/2019 - 07:08

Turi i kryeministrit shqiptar për ndihmë dhe padyshim sensibilizim të miqve, vendeve që na rretho

Postuar: 05/12/2019 - 07:18

Shumë pyesin, përse Enver Hoxha i refuzoi ndihmat e jashtme ofruar për rastet e tërmeteve?

Postuar: 05/12/2019 - 07:16

Për ata qindra e mijëra qytetarët të mbledhur për të drejtat e tyre më 21 janar 2011, zëvendës kr

Postuar: 05/12/2019 - 07:14

Në të gjitha situatat, qeveria ka detyrimin kushtetues të organizojë tërë punët për të drejtuar s