BREAKING NEWS

“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Ilir Metën dhe ngre alarmin për atë që pritet të ndodhë pas 24 korrikut: Hetimet kanë ardhur në dorën e...

“Kush e furnizon Monikën?”, Frrok Çupi plas
x
BREAKING NEWS

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë Demokratike, tregon a do ketë bashkim PD-LSI: Do hanë kokat e tyre e më pas radhën e ka...

Ben Andoni paralajmëron ‘tërmet’ në Partinë
x
BREAKING NEWS

LSI drejt fundosjes? Fatos Klosi paralajmëron lëvizjen që do bëjë Ilir Meta

LSI drejt fundosjes? Fatos Klosi paralajmëron lëvizjen që do
x
BREAKING NEWS

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas deklaratën e fortë, zbulon për çfarë i është dhënë garanci Metës dhe Kryemadhit

“Kanë marrë mesazhe nga SHBA”/ Ben Andoni plas
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret LSI-në: Meta nuk do ketë kohë për...

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret
x
BREAKING NEWS

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillimet e reja: Nuk janë kaq të qetë sa duken!

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me
x
BREAKING NEWS

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në histori që do të përjetojë Evropa, ja dy planet e frikshme që po përgatit Putin, Zelensky alarmon botën

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës, rruga Kardhiq-Delvinë aferë e pastër korruptive

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës,
x

Opinion / Editorial

Charles Michel u sqarua, por dhe ne tashmë, jemi të qartë për “Oborrin Europian” ku do na fusin!

Charles Michel u sqarua, por dhe ne tashmë, jemi të qartë

Dy konceptet si ai i “Europës Politike”  dhe sidomos koncepti “ Anëtarë i Asociuar” në BE përbëjnë faktin e qartë të dështimit në formë dhe përmbajtje dhe tashmë në kushtet dhe të frikës rreth kufinjëve të BE-së fillojnë rimodelimin e politikave integruese pranë vendet e “privilegjuara” të 27-shes!   Duke financuar Putinin dhe Rusinë, duke u varur energjitikisht e gjithë Europa, por sidomos Gjermania dhe Franca e shtete të mëdha, nuk kanë bërë asgjë tjetër por dobësimin ekonomik dhe politik të tyre dhe sidomos me “lojën” e shëmtuar me “Shqipërinë dhe Maqedoninë”  ju kanë treguar vendeve të Ballkanit se janë një “Klub” burrokratësh (të pa zot dhe pse mund të na duan pranë tyre)  në Bruksel,  që kushdo shtet anëtar i hedh në erë sa herë të dojë për zgjerimin dhe sigurinë në Europë dhe Ballkan!  Një i tillë është dhe Charles Michel që nuk kishte ardhur në Shqipëri më përpara.  Tashmë me fajet e Gjermanisë së Merkel me Putinin dhe idetë e Macron për Europën jo kaq shumë Amerikane, të gjithë zyrtarët e Brukselit janë në vështirësi! Nuk mund të flasin hapur, nuk mbajnë qëndrime të sigurta dhe nuk shprehen normalisht, duke treguar kështu pasiguri dhe plogështi sa integruese dhe europianiste,  tipike e një klubi vendesh që me sa duket nuk do të jenë bashkë kurrë, për gjëra themelore.   Por Michel sëpaku u sqarua për ne! Ai hyri në zyrën e Kryeministrit Rama! Ai kishte ardhur vetëm për “Mozaikun” që po rregullohej me paratë e Brukselit që në fakt janë të shtetasve europianë por...?! Por ishte më e rëndësishme dhe për mua, të futet në zyrën e Ramës! Të gjitha fjalitë e tjera në konferenca shtypi ishin pa rëndësi! Po po dhe kjo që Presidenti i KE, Charles Michel, prezantoi në Tiranë edhe idene e "anëtarëve të asociuar " me BE që e cilësoi " shumë të afërt me atë të "Platformës politike.” "Idenë e anëtarëve të asociuar në BE” dëshirojmë të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Dëshirojmë të kemi formatet e duhura, që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, të kuptojmë se cilat janë mundësitë, vështirësitë, sesi mund të kujdesemi për njëri-tjetrin, të jemi shumë konkretë dhe operacionalë, ” tha Presidenti i KE. Ne…po, ne kuptuam se në këto kushte mos mbajtje fjalësh dhe etapash në BE, duan të formojnë një “oborr” për shtete satelite të tyre, por gjeografikisht në Europë ose pranë dhe mundësisht politikisht me Europën! Vende që nuk janë kundër kulturalisht me Europën e kam fjalën!  E keni parasysh kur thonë “Profesor i Asociuar!!!!  Sidomos ne Ballkanikët perendimorë. Ne që kulturalisht këndojmë ndryshe, kemi religjon ndryshe dhe histori ndryshe atyre në Europën qendrore dhe perendimore! Pastaj politikisht si pjesë e këtij klubi që mund të thotë jo me lindjen,  por jo dhe kaq shumë me perendimin  e largët apo SHBA-të, gjë që për ne nuk na pështatet fare.  Por Michel u qartësua në zyrë të Ramës për ne! Ai pa aty qindra penarelë me ngjyra dhe qindra flutra e piktura në mure dhe për më tepër topa basketbolli dhe kosh!  Kryeministri, talentet e tij, kualitetete  tij, nuk i ndan nga puna në zyrë si Kryeministër i Shqipërisë. Unë këtë gjë e respektoj!  Ai ka kohë dhe për këto talente!   Imagjinoni sikur profesionin talent të tij Berisha ta kishte në kryeministri me një sallë operacioni të një profesioni si kardiokirurg!! Larg qoftë, por nejse! Larg qoftë them, se do i kishte prishur punë kirurgut  jo për Kryeministrin jo! Michel kuptoi se Rama ka kohë të bëjë kryeminstrin. Ai ka kohë, sepse nuk ka as shumë pengesa! Michel kuptoi se Kryeminsitri jonë është ballkanas, por modern dhe sigurisht perendimor! Europianët duhet të turpërohen dhe për popullin që ka kryemintër Ramën dhe që është edhe ai pro perendimor dhe europian në bindje, sepse kulturalisht ka akoma kohë për të qenë. Por Michel kuptoi se Rama e ka të lehtë me një stalinist, bolshevik dhe që sot i thotë vetes Trumpist konservator si ish sekretari i partisë së PPSH-së Sali Berisha! Michel kuptoi  se Rama kishte përballë një individ që demokracinë e percepton si prostitutë të tijën, të cilën e përdor për pushtet deh para vetëm si do ai dhe familja e tij “non grata në USA”. Michel kuptoi se Rama sa të ketë një individ të tillë (që zgjedhje të lira dhe ndershme ju thotë atyre kur fiton vetëm ai dhe i vetëm në garë si sot),  mund të harxhojë kohën me vizatime dhe kosha në zyrë, pa asnjë problem, sepse shqiptarët tashmë e dinë se mes groteskëve folklorikë dhe të korruptuar si Rithemelimi i Berishës, votojnë më në shumicë një “cinik shfrytëzues pushteti  artist që aktron” shumë më me talent po të dojë, se sa Presidenti aktor i Ukrainës! Po po, është me shumë më tepër talent në të gjitha drejtimet se presidenti Ukrainas.

Michel ka kuptuar se jemi një shoqëri folklorike kurrë kulturalisht Europiane, por që nuk jemi kundër kulturës Europiane. Përkundrazi!  Kur them Michel do të thotë të gjithë (shumica)  burrokratët në Bruksel dhe Strasburg. Bashkimi Europian është në pasiguri si me veten dhe zgjerimin. Kjo pasiguri dhe fajet e mëdha të sanduiçit mes Washingtonit dhe Moskës, por dhe me konkurencën e saj me Kinën, ka probleme të mëdha gjeostrategjike dhe financiaro ekononmike. Jo se nuk ka, por se ka dhe nuk bën dot asgjë sepse i mungon forca politike dhe ekonomike e Amerikës dhe uniteti i saj, por i mungon dhe vendimarrja pa lemza e ngërçe në përgjithësi. Ka kritere absolutiste anti demokraci si bie fjala kundështia e një shteti të vetëm që hedh në erë proçese integruese dhe formuese. Propozimet e ndryshimit të shpejtësive dhe oborreve europianiste si “pitstope” të afateve dhe formës së kritereve apo etapave është dobësi e qartë e tyre. Faji do të shkonte deri aty, sa Ballkani Perendimor dhe kam fjalën dhe Shqipëria të binin në një lloj kaosi ideali apo parimi pro perendimor dhe pro BE! Në fakt janë afër rrëzimit dhe shkatërrimti të këtij ideali dhe prandaj duan me anë të një formë ndryshe, të bindin ballkanikët se po ju rezervojmë një “oborr” për ju! Se po dëgjojmë si të asociuar! Tashmë dhe për ne është e qartë se duan të na trajtojnë si qytetarë të kategorisë së dytë në BE! Por në BE pra...!? Mbase them se e meritojmë. Mbase pra..! E shumica nga ne e ka kuptuar! Të vjen keq për shqiptarët që në fakt në teritorin e tyre kanë kulturën Pellazge dhe Iliro, Heleno Romane, Bizantino, Osmano, Veneciane, që gjëndet shumë rrallë në vendet që marrin vendime intregruese për ne! Por ajo trashëginmi nuk ka më rëndësi sot. Ajo është thjesht krenari antike e mesjetare e jona! Kurse integrimi në BE është një proçes jo kaq shumë i bukur, biles shpesh i shëmtuar si puna e gënjeshtrave me “hapje negociatash” por që ne nuk mund ta lëmë përgjysëm, as të devijojmë anash apo drejt lindjes apo drejtë afrikës apo dhe drejtë tiranokracive! Po, mbase do të ishte e drejtë të shkonim drejt bashkimit kombëtar,  por dhe ky është një model që e bëjmë me shumë zor si pasojë e degradit retro kulturë e shqiptarit shpesh armik i shqiptarit. E për fat edhe këtë e dinë vendet nga ku vjen dhe Michel. Gjithsesi mbase ndonjë ditë na fusin në “oborrin e tyre europian si të asociuar”  për të na thënë: rrini aty tani, se nuk jeni kaq keq.