BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

CIA zbardh detajet: Ja çfarë e trembte Enver Hoxhën nga aleanca e Jugosllavisë me BRSS, më 1960 Shqipëria i vetmi vend që doli hapur krah Kinës

CIA zbardh detajet: Ja çfarë e trembte Enver Hoxhën nga aleanca

CIA ka nxjerrë të tjera detaje sa i takon regjimit komunist në vendin tonë. Sipas një dokumenti që tregon zhvillimet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara më 1960, Shqipëria ishte shteti i vetëm që mbronte pikëpamjet e Kinës. Ajo që CIA thekson është se Enver Hoxha mungoi në atë mbledhje. Nga ana tjetër, CIA kishte shpresë se shqiptarët do e rrëzonin regjimin, pasi bazohej te rezistenca që ju bë osmanëve.

Gusht 1956

Që prej vitit 1946 Bashkimi Sovjetik ka dhënë rreth 5 miliardë dollarë ndihma ekonomike dhe ushtarake për vendet e bllokut sovjetik, kryesisht ndaj Kinës (rreth 1.5 miliardë) Gjermanisë Lindore (1.4 miliardë) të cilat kanë marrë rreth 58 për qind të ndihmës sovjetike. Ndërsa huatë dhe kreditë ndaj vendeve të tjera llogariten përgjithësisht në 2.1 miliardë për blerjen e mallrave sovjetike ekonomike, 1.2 miliardë në pajisje ushtarake, 1.1 miliardë në projekte zhvillimi ekonomik dhe 550 milionë mallra importesh. BRSS ka dhënë gjithashtu grante që arrijnë një total prej 360 milionë për Korenë e Veriut dhe Vjetnamin. Deri në vitin 1954 huatë sovjetike ishin kryesisht për të zbutur vështirësitë e kalimit të gjendjes së vështirë të pasluftës, ndërsa më vonë kreditë janë fokusuar në blerjen e aksioneve të përbashkëta apo hua ushtarake. Në kongresin e 20 të partisë sovjetike më 14 shkurt 1956, Hrushovi tha se BRSS po ndihmon ndërtimin e 391 ndërmarrjeve të prodhimit në vendet e demokracive komuniste. Ai tha se BRSS ka dhënë ndihma për këto vende 21 miliardë rubla (rreth 5.2 miliardë dollarë), shifër kjo që përputhet dhe me llogaritjet e agjencive të inteligjencës. Masa e ndihmës së dhënë deri tani për Shqipërinë nuk mund të llogaritet, por marrëveshja e parë e kreditimit është nënshkruar në shkurt 1951. Sipas saj, Shqipëria do të marrë gjatë 4 viteve të marrëveshjes pajisje industriale dhe ndihmë teknike, e cila do të shlyhet gjatë viteve. Ndërkohë raportimet thonë se vendi ka marrë asistencë në ndërtimin e shumë instilacioneve industriale si hidrocentrale, rafineri nafte, kombinate tekstili deh fabrika të ndryshme prodhimi lëkurësh, druri e ushqimesh. Në 1954 udhëheqësi komunist Hoxha njoftoi se BRSS i kishte dhënë Shqipërisë kredi të konsiderueshme dhe privilegje ekonomike për zhvillimin e vendit.

Nëntor 1960

Dallimet mes vendeve të bllokut sovjetik

Lindja e konfliktit mes Kinës dhe Bashkimit Sovjetik mbi aplikimin e mësimeve të Leninit ka sjellë efekte të ndryshme në demokracitë komuniste të Evropës Lindore. Realitetet gjeografike dhe ekonomike të vendeve të caktuara përcaktojnë masën e nënshtrimit të vendeve satelite ndaj Bashkimit Sovjetik. Varësia e satelitëve ndaj BRSS për lëndë të para i jep këtij të fundit forcë të madhe ndaj bllokut me përjashtim të Çekosllovakisë, Gjermanisë Lindore dhe gjithashtu Shqipërisë, e cila nuk prodhon mallra të gatshme prandaj mund të përdorë burime më të largëta dhe pa përkushtim. Edhe nevojat e Shqipërisë për kredi janë relativisht të vogla. Edhe nga ana gjeografike, sa më afër një vend satelit gjendet ndaj BRSS aq më e vogël është pavarësia e tij. Bullgaria dhe Shqipëria që kishin qenë vendet satelite më të prapambetura, kanë bërë progresin më të madh për nga industrializimi. Arena e politikës shqiptare është e ruajtur hermetikisht dhe pak dimë se çfarë ndodh aty, por duke parë historinë e tyre si luftëtarë fillimisht ndaj turqve dhe pushtuesve të tjerë të huaj, ishte e thjeshtë të mendoje se ata do të flaknin tej edhe komunizmin. Por mesa duket fryma e tyre e lirisë nuk kishte llogaritur shtypjen brenda të njëjtit lloj, apo ndoshta aftësinë e veçantë të Enver Hoxhës të magjepsjes së popullit të tij me frikën e pushtetit jugosllav, për të konsoliduar pushtetin personal. Tashmë Hoxha dhe Shehu duket se ia kanë hipur mirë kalit të pushtetit në Shqipëri, gjeografia e së cilës garanton njëfarë lirie veprimi në lidhje me BRSS, dhe kufizohet vetëm nga vështirësitë e gjetjes së një sponsori alternativ. Diferencat mes vendeve satelite duket se u sheshuan mes tyre në konferencën e Bukureshtit, me përjashtimin e dukshëm të Shqipërisë. Delegati shqiptar raportohet se ishte i vetmi që u ngrit në mbrojtje të pikëpamjeve të Kinës, ndërsa Enver Hoxha ishte i vetmi kryetar shteti satelit që nuk mori pjesë në dëgjesën e Hrushovit në OKB në shtator. Nga ana tjetër Shqipëria ishte i vetmi vend i pranishëm në festimet e tetorit 1960 në Pekin me Zv. Kryeministrin Abdyl Këllezi . Më 4 tetor 1960 ai deklaroi se Kina dhe lideri Mao Ce Dun janë i vetmi vend që interpreton saktë linjën marksiste-leniniste. Edhe kinezët nga ana e tyre, me anë të sekretarit të komitetit të partisë Çen Pei Shin shprehën bindjen se “populli heroik shqiptar nuk frikësohen nga kërcënimet e dhunës apo vështirësisve, dhe nuk ka pasur kurrë iluzione mbi miqtë dhe armiqtë e vërtetë. Ata kanë kundërshtuar politikat imperialiste dhe luftën, e udhëhequr nga SHBA”. Në ditën e këtij fjalimi në portin e Durrësit erdhi një ngarkesë drithi, e cila ishte aq e rëndësishme sa u përmend në njoftim të veçantë nga radio-Tirana. Ngarkesa vinte nga Kina e largët, në një kohë kur vetë Pekini vuante mungesat e drithit. Ashtu si vende të tjera të Ballkanit edhe anomalia e sfidës së Shqipërisë ndaj Moskës me marrjen e pushtetit personal të liderëve të saj. Liderët komunistë të Shqipërisë erdhën me të vërtetë në pushtet pas prishjes së Stalinit me Titon, dhe rrjedhimisht pas prishjes së partisë komuniste shqiptare me Jugosllavinë, çka dhe ndaloi procesin e absorbimit të Shqipërisë nga fqinji më i fuqishëm verior. Si rezultat i kësaj Hoxha e Shehu u ngritën në detyrë nga liderë të një vendi nën-satelit sovjetik (d.m.th fillimisht të Jugosllavisë dhe pastaj të BRSS), në atë të një vendi satelit sovjetik. Prandaj mund të themi me siguri se ata nuk do të donin një rikthim në rendin e mëparshëm inferior, çka mund të duket tani si mundësi reale, pas riafrimit të lidhjeve të Hrushovit me Jugosllavinë. Meqenëse sjellja e Pekinit me Jugosllavinë ka qenë e pakompromis, është natyrale që Shqipëria të mbajë anën e fuqisë së largët komuniste, mbështetja e të cilave si morale dhe politike, mund të mjaftojë për të trazuar qetësinë e Moskës. Praktikisht tani shqiptarët janë të pavarur dhe kjo shton prestigjin e brendshëm të regjimit. As që ia vlen të përmendet se është qesharak pretendimi shqiptar për mbrojtje të ideologjisë dhe pastërtisë komuniste.

Prill 1969

Shqipëri-Jugosllavi-Rumani

Shqipëria ka bërë një deklaratë të paprecedentë publike ku thotë se së bashku me Jugosllavinë e Rumaninë kanë arsye të përbashkëta për t’i rezistuar kërcënimit sovjetik. Në një editorial të 11 prillit organi partiak Zëri i Popullit mbante një editorial me një prej toneve më pozitivë ndaj Beogradit në shumë vite. Në kohën e pushtimit të Çekosllovakisë nga Pakti Varshavës, Shqipëria ndaloi polemikat e saj me armikun e saj kryesor Jugosllavinë. Ajo rifilloi përsëri sulmet verbale ndaj linjës jugosllave në fund të tetorit, por çuditërisht i ndaloi ato përsëri para kongresit të 9-të partisë jugosllave muajin e kaluar. Përveç një rasti të vetëm, shtypi shqiptar nuk komentoi fare mbi Kongresin, i cili më parë kishte qenë objektivi kryesor i sulmeve të Zëri të Popullit. Që prej distancimin nga fuqitë e Paktit të Varshavës në fillim të viteve 1960-të, Tirana ka ruajtur lidhje relativisht të mira me Rumaninë. Megjithëse kanë sugjeruar më parë se kanë kauzë të përbashkët me Bukureshtin, editoriali i Zërit të Popullit është deri tani tentativa më e hapur e Tiranës për t’i bashkuar dy vendet në kundërshtim të politikave të Bashkimit Sovjetik. Qasja e re e kryetarit të partisë shqiptare Hoxha drejt fqinjëve ballkanikë, por veçanërisht Jugosllavisë, reflekton pranimin e Shqipërisë se ajo përfiton nga mbrojtja e politikave të ruajtjes së pavarësisë të Beogradit dhe Bukureshtit.

Shkurt 1954

Organizmi i pushtetit vendor dhe MB

Komiteti ekzekutiv i Tiranës është në fakt ish-organizata e bashkisë së qytetit dhe është vendosur pikërisht në ish-ndërtesën e bashkisë. Ai ka një kryetar, një sekretar dhe 11 anëtarë që kanë secili përgjegjësi për çështje të veçanta të administratës si tregtia, financat, planifikimi, ndritmi, arsimi, strehimi puna e gjendja civile. Zgjedhjet bashkiake mbahet çdo dy vjet; të fundit janë mbajtur në 1952. Anëtarët e komiteteve emërojnë krerët e komiteteve të lagjeve të Tiranës, të cilat edhe ato ndahen në sektorë të ndryshëm të funksioneve. Anëtarët e këshillave të lagjeve zgjidhen pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Në maj 1951 zyra e strehimit u transferua nga komiteti ekzekutiv në qendër, në një ndërtesë në bulevardin Shqipëria e Re, prej numrit të madh të aplikantëve. Funksioni kryesor i ministrisë së Brendshme është në fakt ai i drejtimit të Sigurimit të shtetit. Ajo ka dhe tre degë kryesore sipas tre ndarjeve administrative të Tiranës. Personat e mëposhtëm kanë mbajtur role të rëndësishme administrative në komitetin ekzekutiv të Tiranës deri në vitin 1952: Bim Sina, kryetar i komitetit ekzekutiv, i lindur në Tiranë, i martuar me një punonjëse të zyrave të tij të quajtur Merushe Shaplle. Të dy kanë qenë partizanë gjatë luftës dhe janë komunistë të flaktë. Në raportimet e fundit Sina ka qenë në ngarkim të Arkivës Sekrete.

Selaudin Bekteshi, sekretar i komitetit ekzekutiv, i lindur në Tiranë, 28 vjeç, i martuar pa fëmijë. Edhe ky ka qenë partizan dhe është komunist i flaktë. Murat Mema, anëtar përgjegjës i seksionit të tregtisë. I lindur në Tiranë, 32 vjec, ish-partizan e komunist i flaktë. Qazim Mema (pa lidhje me Murat Mema), përgjegjës i financave. I lindur në Tiranë, ish-partizan.

Tetor 1954

Ushtria

Në fund të vitit 1953 u krye një riorganizim i ushtrisë së Shqipërisë sipas udhëzimeve të zyrtarëve sovjetikë. Disa brigada këmbësorie në Korçë, Tiranë, Gjirokastër e të tjera, u shpërbënë dhe në vend të tyre u krijuan 3 trupa ushtrie me brigada dhe regjimente këmbësorie.

Një njësi me autoblinda u vendos në fshatin Zebmlak, e varur nga regjimenti Korçës. Një njësi këmbësorie është stacionuar gjithashtu në Bilisht. Njësitë janë armatosur me pushkë sovjetike, disa prej të cilave me snajper. Këto batalione nuk kanë automjete transporti, por vetëm kafshë si kuaj dhe mushka me të cilat tërheqin artilerinë. Këto njësi kryejnë stërvitje çdo ditë. Rreth 20 oficerë kanë shkuar në batalionet e Korçës për të marrë pjesë në stërvitjet e kryera në lartësitë e Voskopojës të cilat zgjatën 3 javë. Deri në mes të vitit 1954 komandanti i batalionit të kësaj zone është kapiten Zarifi nga Poloska, i cili u zëvendësua nga kolonel Lul Skëndo nga Kurveleshi. Disa burime kanë konfirmuar se prezenca e kaq shumë oficerëve në një batalion vjen për arsye se brigadat kanë strukturë administrative të ngjashme me regjimentet dhe në rast mobilizimi ato mund të bëhen regjimente. Në kazermat e këmbësorisë së Bilishtit është vendosur dhe njësia e artilerive. Kjo është e armatosur me topa sovjetikë kalibër 75 mm. Transporti i tyre bëhet me mushka. Nuk duhet saktësisht sesa mushka i përkasin njësisë së artilerisë pasi ato rrinë së bashku me mushkat e këmbësorisë, por së bashku arrijnë në rreth 120 kokë.

Trajnimi, rekrutimi

Një numër oficerësh që janë të liruar nga ushtria thirren herë pas here me letra për stërvitje dymujore. Rezidentët e zonës së Devollit kanë raportuar për stërvitje të batalionit të këmbësorisë të stacionuar në Bilisht. Në fillim të tetorit 1954 në zyrën e rekrutimit të Bilishtit u paraqitën banorët e zonës që duhet të kryenin shërbimin ushtarak. Njerëzit u ekzaminuan nga komiteti dhe ata që u zgjodhën për shërbimin e rojeve kufitare filluan menjëherë stërvitjen. Ndërsa të tjerët u liruan dhe flitet se do të nisnin shërbimin disa muaj më vonë. Prej vitit 1954 kohë zgjatja e shërbimit ushtarak në Shqipëri është zgjatur nga 2 në 3 vjet, ndërsa për forcat ajrore dhe detare nga 3 në 4 vjet. Informacionet vijnë nga njerëz që shërbejnë në ushtri.

Kazermat e Bilishtit

Kazermat ndodhen në daljen juglindore të qytetit pranë rrugës automobilistike Korçë-Kristalopigi. Ato janë dy ndërtesa një-katëshe guri dhe një dykatëshe, ku janë vendosur batalioni i këmbësorisë dhe njerëzit e artilerisë. Në ndërtesën dy-katëshe ka gjithashtu marangozë, rrobaqepës e këpucëbërës. Uji për kazermën vjen nga depozita e Bilishtit, ashtu si dhe energjia elektrike nga rrejti kryesor. Kazerma është e rrethuar me tela me gjemba, ndërsa po ndërtohet edhe një mur ndarës me rrugën automobilistike. Gjatë ditës kazermat ruhen nga një roje e vendosur në hyrje të kampit dhe ka gjithashtu dy poste të përhershme me mitralozë. Kisha e Argjia e Parashqevisë pranë varrezave të Bilishtit shërben si depo municioni për batalionin dhe është e rrethuar me tela me gjemba.

Ushtria e punës

Në fund të gushtit, komandanti i policisë së Bilishtit, kapiten Beqir Alia mblodhi banorët dhe dha një fjalim ku përpiqej të bindte të rinjtë t’i bashkoheshin ushtrisë vullnetare të punës, duke argumentuar se puna ishte e nevojshme për të ndërtuar rafinerinë e naftës së Cërrikut. Por prej fatit se vetëm një person pranoi të aplikonte, autoritetet u detyruan të merrnin punonjës me pagesë. Në fshatin e Bilishtit ka dhe rreth 15 banorë të armatosur, të cilët duhet të ndihmojnë policinë sa herë që është e nevojshme për të ngritur prita ose në operacione ndjekjeje. Një nga këta është Ahmet Cakeri, i cili është më i besueshmi për autoritetet sepse është komunist. Sa herë që ka nevojë për ndihmë, policia i drejtohet atij.

Fortifikimet e kufirit

Deri në prill 1954 banorët e Kapshticës nuk mund të kalonin nga rruga automobilistike Kapshticë-Kristalopigi për të arritur te kullotat e bagëtive në anën jugore. Por më vonë rruga u hap dhe fshatarët mund të kullosnin kafshët deri pranë kufirit. Më parë një zonë e atjeshme ka qenë e minuar e cila u spastrua nga autoritetet. Rreth 75 për qind e banorëve të Bilishtit janë myslimanë dhe 25 për qind janë kristianë ortodoksë. Por fshati nuk ka Hoxhë dhe xhamia është kthyer në kinema prandaj banorët nuk i kryejnë ritet fetare. Po ashtu dhe popullsia ortodokse nuk shkon në kishë sepse ata që e bëjnë këtë tallet nga të rinjtë komunistë të fshatit. Në Bilisht ka vetëm një prift ortodoks që jep meshën të dielave në Kishën e Shën Anasthasios. Emri i tij është Kristo Llafazani. Bilishti ka një spital me rreth 60 shtretër. Spitali ka një doktor që është diplomuar në Tiranë dhe 5 infermierë (3 femra e 2 meshkuj). Vizitat mjekësore janë falas për të gjithë. Të shtruarit në spital duhet të paguajnë 40 lekë çdo ditë për trajtimin plus mjekimet, të cilat duhet t’i blejnë nga persona që marrin pako nga jashtë shtetit, prej mungesës së mjekimeve në Shqipëri. Prej kushteve të rënda të jetesës shumë banorë janë të prekur nga tuberkulozi, veçanërisht të rinjtë.