BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Cila është e vërteta për vaksinimin?

Cila është e vërteta për vaksinimin?

Kjo kohë pandemie po i shkatërron njerëzit jo vetëm ekonomikisht, por edhe psikologjikisht. Bashkë me Covidin që filloi para një viti e gjysmë, lindën edhe teoritë e mendimet pro dhe kundër tij dhe pothuajse njerëzit nuk po kuptojnë kush është e vërteta. Fillimisht ishte shqetësim sigurimi i vaksinës, ngaqë prodhimi i saj ishte i paktë dhe për të gjetur e bërë vaksinën e dëshiruar, duhej mik. Pas përpjekjeve të mëdha që u bënë për sigurimin e vaksinave, dolën edhe teoritë e konspiracionit që ngjallën dyshime se “nëpërmjet vaksinave njerëzve po u futen mikroçipe” dhe se “nuk ka fare Covid, por çdo gjë bëhet për politikë dhe fitime ekonomike”. Edhe pse vdekjet shtoheshin nga dita në ditë, gjithologë e politikanë naivë dilnin nëpër ekrane e bënin deklarata të bujshme “se nuk nevojiten të tilla masa shtrënguese”, se “mbajtja e maskës është e paefektshme”, se “këto veprime i bën Kryeministri Rama për qëllimet e tij”, se “distancimi social bëhet për të penguar protestat e opozitës” e të tjera si këto. Të gjithë ata që nënvleftësuan dhe injoruan masat anticovid, heshtën vetëm kur e provuan rrezikun e tij në kurriz të vetes dhe familjarëve të tyre. Tani që janë siguruar me bollëk të gjitha llojet e vaksinave debati po bëhet përsëri më i ashpër rreth vaksinimit të detyrueshëm. Mjaft njerëz, disa me hile dhe të tjerë nga padijenia, shtrojnë pyetjet: duhet apo nuk duhet vaksinimi? Sa është afatzgjatja e imunitetit e vaksinave që po përdoren në vendin tonë? Kush nga vaksinat rrezikon më shumë shëndetin e njeriut? Sa ndikon vaksina në fertilitetin e çifteve dhe sa e rrezikon ajo shtatzëninë? Pse të bëhet vaksinimi me detyrim e të tjera si këto. Megjithë deklarimet dhe provat që paraqesin specialistë të mjekësisë në emisione dhe takime të ndryshme, përsëri në drejtim të bindjes së popullatës për efektin pozitiv të vaksinimit bëhet pak punë argumentuese. Vetë praktika e ndjekur për vaksinimin, si dhe qëndrimi nihilist i disa specialistëve të mjekësisë, lë hapësira për diskutim e dyshime. Deri më tani në vendin tonë janë përdorur disa lloj vaksinash si Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson, Sputnik, Coronavaks, etj., por shkaqet që sjellin pasigurinë tek të pavaksinuarit janë disa. Së pari, pse vaksinat nuk janë të barabarta në efektshmërinë e krijimit të imunitetit ndaj covidit? Pse vaksinat Pfizer dhe Moderna janë rreth 95% efektive dhe vaksina AstraZeneca është mesatarisht 70% efektive? Pse nuk njihen të gjitha llojet e vaksinave për qarkullim jashtë Shqipërisë? Pse duhet të preken nga covidi edhe ata persona që janë vaksinuar, madje preken nga sëmundja edhe ata persona që jo vetëm janë vaksinuar, por edhe e kanë kaluar covidin? Pse në kohën e monizmit vaksina krijonte imunitet të përjetshëm? Rastet e shtruara në pyetjet e mësipërme janë prezente dhe ngjallin më shumë mosbesim e nxisin antivaksinimin, kur në mbrojtje të tyre dalin edhe politikanë e specialistë të mjekësisë. Opinione të tilla si: “Bill Gates në shumë intervista ka shprehur mendimet e tij se bota është e mbipopulluar. Kjo nuk është pandemi. Është armë biologjike, se ka shkaktuar 4 milonë të vdekur”. “Kjo nuk është vaksinë, por terapi genesh. Për mikroçipin dhe paranë elektronike bëhet gjithçka. Vaksinat nuk do ta zgjidhin këtë çështje”. Madje në një emision televiziv dy doktorë u ngritën hapur kundër vaksinimit të detyruar, duke deklaruar se “po erdhët për vaksinim, do t’u presim me shotgun”. Më tutje këta lloj “doktorësh” deklarojnë me bindje se “vaksinimi i detyrueshëm është shkelje e të drejtave të njeriut, është diktaturë”. Madje mundohen me mendjelehtësi të bëjnë paralelizëm midis një të sëmuri që firmos para se të bëhet operim, me rregullin e përgjithshëm për t’u vaksinuar. A thua nuk e kuptojnë, se veprimi i pacientit që e pranon me dëshirë operimin, ka të bëjë vetëm me jetën e tij personale, kurse vaksinimi i detyrueshëm ka të bëjë edhe me jetën e të tjerëve. Pastaj, po të ishte vaksinimi me pagesë edhe mund të dyshonte dikush, se ka qëllime komercializmi, por në kushtet kur bëhet falas, duhet kuptuar thjesht si shërbim humanitar. Biles ndonjë mjek arrin deri aty sa të shpifë se kryeministri Rama nuk ka bërë vaksinë të vërtetë! Detyrimi i vaksinimit, është i njëllojtë me mbrojtjen që na krijon policia edhe kur dikush kërkon të dëmtojë shëndetin e tij me dashje. Specialistët e fushës së mjekësisë duhet të jenë në unision në mendimet që lidhen me përdorimin e vaksinës. Në rast të kundërt, ndaj tyre që përhapin panik, duhet mbajtur qëndrim i rreptë, se vaksinimi ka të bëjë me shëndetin, gjënë më të shtrenjtë që ka njeriu. Kam lexuar kohët e fundit, se një mjek në Oregon të SHBA, u pezullua nga puna dhe u gjobit nga bordi i spitalit, pasi u thoshte pacientëve qëllimisht se maskat janë joefektive dhe të rrezikshme për shëndetin e tyre. Për këtë veprim, ai u penalizua nga spitali, duke i hequr licencën dhe duke e gjobitur me 10.000 dollarë. Edhe për përdorimin e maskës ka nënvleftësime e spekulime, sidomos në ambientet e mbyllura e në linjat urbane dhe askush nuk kontrollon që të bëjë ndëshkimin e tyre që shkelin këtë element të mbrojtjes së vetes dhe të tjerëve nga covidi. Mbrojtja nga maska është vlerësuar që para 100 vjetësh. Kur bota u prek nga gripi spanjoll, në vitin 1918, maska gjeti një përdorim të gjerë si mjet mbrojtës. Kanë shfaqur foto kohët e fundit nga ai vit i tmerrshëm, ku duken njerëz të moshave të ndryshme, të cilët mbajnë maska të llojeve të ndryshme për t’u mbrojtur nga ajo sëmundje e rrezikshme. Masat e rrepta që ka marrë qeveria, sidomos vaksinimi masiv dhe distancimi social, e kanë zbutur shumë rrezikshmërinë e covidit, por kjo nuk duhet të lejojë askënd të bjerë në vetëkënaqësi. Duhet më shumë argumentim shkencor nga specialistët, duhet më shumë kontroll dhe më shumë luftë me fakte ndaj teorive të konspiracionit. Kryeministri Rama,duke folur për vaksinimin e detyrueshëm në administratë dhe auditore,theksoi edhe një herë se: “Pjesa e shëndetshme, nuk mund të rrezikohet nga ata njerëz që besojnë te teoritë konspirative, askush nuk do t’i marrë me forcë, por nuk mund të qëndrojnë në të njëjtat ambiente”.