BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Cila është epoka e ndryshimit?!

Cila është epoka e ndryshimit?!

Padyshim se përgjatë epokave historike, kemi figura të shquara nga fusha e politikës, shkencës, letërsisë, artit apo sportit që me veprat e tyre madhore kanë lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën popullore dhe historike.

Epoka e Viteve të Krenarisë Kombëtare

Kohëve të fundit nga analistë të ndryshëm politikë, kemi dëgjuar duke i ndarë padrejtësisht epokat e zhvillimeve politike dhe shoqërore të këtyre tri dekadave të fundit në vendin tonë: Epoka e Ibrahim Rugovës, Epoka e Hashim Thaçit dhe Epoka e Albin Kurtit, duke aluduar në një qeverisje të gjatë të këtij të fundit! Epokën e Ibrahim Rugovës do ta quaja ndryshe si epokën e rezistencës paqësore dhe shtetformimit, epokën e luftës çlirimtare dhe të shtetndërtimit. Vetëm pas përmbylljes së një epoke apo cikli jetësor të një politikani mund të nxirren konkludime logjike dhe përfundimtare. Andaj, pas shkuarjes në amshim të presidentit historik, me të drejtë mund ta quajmë Epoka e Ibrahim Rugovës apo Epoka e Viteve të Krenarisë Kombëtare, epokë kjo në të cilën ndodhi homogjenizimi ynë më i madh dhe i paparë ndonjëherë gjatë historisë, ku ndodhi mrekullia e faljes masive të gjaqeve dhe ngatërresave, e cila kishte prodhuar frikë dhe pasiguri tek regjimi okupues i Serbisë. Thënë ndryshe, në këtë epokë u vunë themelet e shtetit të Kosovës: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 para dyerve të Kuvendit në Prishtinë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 shtatorit e po të njëjtit vit, e mbajtur në Kaçanikun legjendar, Referendumi gjithëpopullor për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur të mbajtur prej 26-30 shtator 1991 dhe zgjedhjet e para të lira pluraliste për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 24 maj 1992, më ç'rast zgjidhet edhe kryetari i parë i Republikës së Kosovës (Ibrahim Rugova) më mandatin e Kushtetutës së Kaçanikut. Pa këto dokumente të rëndësishme historike, Kosova nuk do të arrinte dot as të zhvillimet e tjera të mëvonshme që u kurorëzuan më luftën çlirimtare, e madje as në 17 shkurtin e 2008-s, që shënon fillimin e njohjes formale ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, kërkesë kjo që i rrodhi nga goja presidentit historik Ibrahim Rugova deri në frymën e tij të fundit. Republika e Kosovës për popullin shumicë të saj ekziston që nga 2 korriku i vitit 1990. Ekziston jo vetëm në kujtesën e popullit, por në të gjitha dokumentet e shkruara zyrtare gjatë periudhës së funksionimit të shtetit paralel në rrethanat okupuese e deri në ditët e sotme. Ishte përkrahja e madhe morale e materiale e mbarë popullatës (mërgatës) shqiptare, ajo që e kishte bërë funksionale Republikën e Kosovës në të gjitha nivelet, gjë e cila kishte çuar në shkëputjen totale të institucioneve tona shtetërore nga institucionet e sistemit okupues të Serbisë.

Në pritje të zhvillimeve epokale

Sa i përket “epokës” së personalitetit të dytë, Hashim Thaçit, as që ia vlen të ndalemi në vlerësime, për shkak se ai nuk i krijoi, por ishte produkt i rrethanave politike kombëtare dhe ndërkombëtare, ashtu siç ishte 17 shkurti i vitit 2008. Roli i Hashim Thaçit në ngjarjen e 17 shkurtit 2008, nuk është më pak dhe as më shumë sesa një lexues i nivelit mesatar i “Deklaratës së Pavarësisë”, e pasuar me hymn dhe simbole shtetërore, ndryshe nga ato të projektuara nga arkitekti i shtetit të Kosovës, presidenti historik Ibrahim Rugova! Nuk dëshiroj të ndalem tani në arritjet dhe dështimet politike të Hashim Thaçit në 12 vitet e qeverisjes së tij, për shkak se të gjitha janë të arkivuara në mediat e shkruara dhe elektronike dhe të skalitura në kujtesën popullore. Se vërtet Hashim Thaçi nuk ishte personalitet që e përcaktoi dhe e solli 17 shkurtin 2008 po ua dëshmojë me një argument të fuqishëm. Tetë ditë para se të shpallej Deklarata e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008, kur në Kosovë liderët partiakë dhe shtetërorë bënin garë me njëri-tjetrin, se cili e “dinin” më mirë ditën e shpalljes, në një takim zyrtar të “La Rete Interistituzionale” në Cordignano (TV-Itali), në prezencën e qindra pjesëmarrësve, këshilltari komunal i këtij qyteti, De Carlo Guido më urojë publikisht lindjen e shtetit më të ri në Ballkan (Republikës së Kosovës), duke ua bërë të ditur të pranishmëve, se më 17 shkurt do të ndryshon harta gjeopolitike e kësaj pjese të Europës. Ndryshe, për personalitetin e tretë, atë të kryeministrit aktual, Albin Kurti, është herët për t’u dhënë vlerësime, për shkak të ndryshimit më shumë të personalitetit të tij sesa të rrethanave politike në vend. Se a do të jetë vërtet qeverisja e Albin Kurtit epokë e ndryshimit apo e dështimit politik, mbetët të shihet në muajt apo vitet në vazhdim. E kaluara ka ikur, e tashmja lenë pakë për të dëshiruar, të nesërmes ia kemi frikën!

Lutem për të ardhmen e ndritshme dhe prosperuese të vendit tim!