BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Cilën demokraci do të rikthejë platforma e fundit e Bashës?!

Cilën demokraci do të rikthejë platforma e fundit e Bashës?!

Lulzim Basha, ka marrë përsipër “kthimin e demokracisë” në Shqipëri! Ai biles nga Elbasani ku “plumbat vranë nga njëra anë te tjetra për politikë” para zgjedhjeve si përplasje mes tyre, ka shprehur se ka ndërmend të bindë aleatët dhe opozitën për masakrën zgjedhore dhe do krijojë platformë të rikthimit të demokracisë! Po pra -kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një takim ne demokratët në Qarkun e Elbasanit deklaroi se do të luftojnë çdo ditë për zhbërjen e masakrës elektorale. Gjatë fjalës së tij Basha tha se PD-ja do bindë aleatët për masakrën zgjedhore dhe se opozita do përgatisë bashkë me ta një platformë për të rikthyer demokracinë. Kjo është tashmë një nga retorikat madhështore të Lulzim Bashës ose humbësit më të madh në historinë e pluralizmit shqiptar, i cili na paska ndër mend të rikthejë - demokracinë! Ai në patosin e tij ideologjik, të cilin e di për diskurs politik tha: Njësoj si 31 marsi i 1991-shit, 25 prilli i 2021-shit ishin zgjedhje pa zgjidhje, por ndryshe nga 1991 nuk ishte thjesht dhe vetëm një mbivendosje e një diktature që po jepte grahmat, por është asgjësim jo vetëm i vullnetit të shqiptarëve për ndryshim, por i demokracisë. Fjala demokraci duhet si një koncept imazh dhe mistik, nga greqishtja e lashtë do të thotë sundimi i popullit, në fjalorin e përditshëm do të thotë respektim i vullnetit të shumicës. E kush e thotë këtë gjë? Respektimin e vullnetit të shumicës pra! Dishepulli i mos respektimit të shumicës mbas Sali Berishës që është Lulzim Basha, po të mos shikosh pastaj bashkëpunimin e tij tinzar me Ramën për të bërë shumicë marrëveshjesh Donkishot-eske! Imagjinoni që Basha (pothuaj i ri adoleshent atëherë) zgjedhjet e vetme normale ku PPSH-ja i bëri të tilla sepse donte të ndante parcelën mes saj dhe PD-së i quan të këqija dhe të barabarta me 25 prillin! Vetëm nga kjo, deduktohet se Basha nuk e di se PD nuk ka fituar qoftë dhe një herë të vetme normalisht zgjedhje në Shqipërinë tonë! Biles as në vitin 1992 ku zgjedhjet ishin raport politik me vrasjet e katër djemve në Shkodër! Por në vitin 1991 kjo shoqëri vazhdoi të votonte PPSH-në edhe pse kjo farë partie ia kishte pirë gjakun për 45 vite rresht! Por Basha bën dhe të persekutuarin politik të vetes sot, duke hedhur persekucionin e PS-së ndaj demokratëve. Po pra, ai tha: Njësoj na trajtojnë ne, kundërshtarëve politikë si armiq, njësoj e kanë derdhur helmin, poshtërsinë, hajdutërinë, arrogancën, dhunën mbi anëtarët e Partisë Demokratike, mbi pjesëtarët tanë në fushatë, mbi votuesit tanë, duke i konsideruar ata jo kundërshtarë politikë siç e dikton pluralizmi, por armiq, të cilëve iu shkatërrohet normaliteti i jetës së përditshme. Largohen nga puna, kërcënohen me gjoba në sektorin privat, madje largohen nga puna edhe në sektorin privat kur janë kontraktorë të qeverisë. Kjo është një hakmarrje e verbër e një armiku total të demokracisë, të shkeljes së rregullave demokratike, një armiku total të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Basha i vogël atëherë, ka harruar largimet nga puna, persekucionin e kundërshtarit politik nga mjeshtri i tij Sali Berisha, bile ka harruar rrahjet dhe vandalizmat e ndryshme (deri në media dhe gazetarë) me qëllim persekutimin politik të kundërshtarit politik të PD-së (e bukura e dheut) së Berishës! Basha kujton vetëm kur ka ardhur ai në pushtet ose atëherë kur Fatos Nano iu lëshoi me dëshirë pushtetin dhe pse kishte marrë inat socialistët e tij dhe pse “ndërkombëtarët dhe amerikanët” donin të kthenin dhe një herë Berishën në pushtet! Po kujt demokraci po i referohet Basha! Cilën demokraci do të rikthejë Basha?! Platforma them, sepse “Republika e Re” me sa duket tashmë ka marrë fund! Ajo pra (Republika e Re) që na premtoi kur ishte në çadër dhe që bashkë me “ar-mikun” e tij Edi Rama, e përdorën për të fshirë prapanicën mbas 17 majit! Tani është platforma e rikthimit të demokracisë sipas Bashës ose “trashëgimtarit talent në politikë të Berishës”! Cilën demokraci pra? Ja po mundohem unë ta shpjegoj! E para- demokracinë e rrahjes së komisionerëve të kundërshtarit dhe rrahjen nga policia të eksponentëve politikë (mundësisht në sy të ndërkombëtarëve dhe mediave të tyre) dhe mbushjes me dhunë të kutive të votimit si në 26 maj të vitit 1996! E dyta- reprezaljet e kundërshtarëve në parti që nxorën pastaj “Aleancën Demokratike”! E treta, përgatitjen e kapitalizmit rentier me “piramida” ku u grabit individi shqiptar, populli shqiptar, u prish shteti dhe ushtria dhe u shkatërrua shoqëria, duke u rrezikuar përplasja civile jug veri! Por dhe armatosja e popullit deri në dhëmbë dhe krijimi i bandave të shumta në të gjithë vendin! E katërta, marrja me dhunë dhe puç shteti të institucioneve më 14 shtator 1998! Këto janë “rikthim në demokraci” sipas zotit Basha?! Jo, unë i kuptoj “masakrat” e socialistëve sot, por këto janë rikthimet që do Basha për të larguar “masakrat e Ramës”!? Hë këto do rikthehen?! Mirëpo Basha thotë se në ato vite ka qenë i vogël dhe ishte Berisha aktori i madh që sigurisht duhet respektuar sipas tij, sepse paska “sjellë demokracinë në Shqipëri” sipas Bashës dha atyre që nuk janë dakord me Amerikën e State Department në PD! Bukur fort ato i dinë më mirë – këto gjëra! E pesta, Basha do të rikthejë demokracinë e “21 Janarit” si në vetën e parë kur ishte ministër Rendi?! E gjashta- do të rikthejë demokracinë e “detit me Greqinë” kur ishte ministër i Jashtëm?! E gjashta, do të rikthejë grabitjen masakër të “Rrugës së Kukësit” ku mirë se u harxhuan 40% më shumë, por nuk u përfunduan urat pothuaj të gjitha dhe nuk u përfunduan shumë pjesë të saj dhe për më tepër u ndërtua me një cilësi jashtëzakonisht të dobët për të mos thënë grabitqare!

E shtata, mos ndoshta do të rikthejë demokracinë e Gërdecit?! Demokracinë e hedhjes në erë të një fshati për korrupsion! E teta, apo mos ndoshta do të rikthejë demokracinë e “lënies, tradhtisë ndaj Kuvendit” për t’ia lënë të gjithë skenën politike Ramës?! E nënta, mos ndoshta do të rikthejë demokracinë e bojkotit të zgjedhjeve vendore me të cilat i la absolutisht të gjitha pushtetet Ramës?! Po, absolutisht të gjitha pushtetet që ai të bënte çfarë ti donte... tr... pi. Pra këto do të jenë modelet e rikthimit të demokracisë përballë “masakrës” që Rama u ka bërë zgjedhjeve që Basha na i siguroi se nuk do të mund t’i prekte një “grabitës” si Rama!? Po, që na u betua në mënyrë të përsëritur për ta na dhënë siguri për votën tonë, e cila – nuk do të prekej! Ky është rikthimi i Bashës – në demokraci! Ai sigurisht është në demokraci! Ai ka leverdi që të qëndrojë në opozitë! Sepse ai, pikërisht këtë gjë di! Ai është talenti më i madh politik për të qënë në opozitë! Kushdo tjetër në vend të tij sot do të ishte në qeverisje dhe Rama në opozitë! Po, ai (Basha) di dhe se si mund të na “rikthejë demokracinë” që shumica jonë e di se nuk ka ekzistuar asnjëherë te ne! Që e dinë se është vetëm një iluzion politik. Sepse nuk mund të rikthesh një diçka që nuk ka qenë kurrë! Po kurrën e kurrës!