BREAKING NEWS

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e vet Ballkanin Perëndimor pas refuzimit të BE dhe pse Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk “e fundosi” vetëm Bullgaria

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Nga armët te rezistenca e Kievit, 4 dyshimet e amerikanëve për Ukrainën

Nga armët te rezistenca e Kievit, 4 dyshimet e amerikanëve për
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x

Opinion / Editorial

Cilësinë e shërbimeve popullore nuk e rrisin bashkitë shumëshifrore! 

Cilësinë e shërbimeve popullore nuk e rrisin bashkitë

Po mbushen shtatë vite nga koha kur partitë politike dhe faktorë të tjerë të vendimarrjes, u angazhuan në reformën teritoriale. Shqipëria deri në vitn 2015 kishte 373 njësi vendore, bashki në qytete dhe komuna në zona rurale. Një numër i pafund komunash të cilat kishin në juridiksion vetëm disa fshatra dhe sipërfaqe të kufizuar toke dhe burime të tjera për të siguruar të ardhura. E tërë pasuria e tyre ishin disa zona rurale të zhveshura nga mundsitë për të siguruar të ardhura për arkën e komunave të cilat përgjithësisht financoheshin nga pushteti qendror, qeveria. Ky numër  i stërmadh njësish vendore e kishte ndarë hartën e  Shqipërisë në një mozaik shumëngjyrshë të përbërë nga komuna të zonave rurale, ca rrypa toke, përrenjë, ndonjë lumë dhe më fatlumëve u kishte rënë në pjesë të kishin ndonjë liqen apo baxho për përunimin e produkteve blegtorale.  Shumë prej projekteve të hartuara nga komunat mbeteshin thjesht ilzuzion për qytetarët, fantazi për ata që i promovonin si zgjidhje të mëdhadha të prijsave fuqiplot, agallarëve të rinjë që merrnin fonde dhe i shpërndanin me pikatore ose i investonin në projkete imagjinare të cilat nuk u relizuan kurrë.Komuna të tilla referuar rrethit të Sarandës, po kështu ishte kudo,si Markati apo Vergoi e të tjera, ishin thjesht ca organizime që nuk kishin asnjë perspektivë zhvillimi. Të tilla në shkallë vendi kishte me shumicë për mos të thënë më shumë se shtatëdhjet përqind. Copëzimi i fondeve të investimeve dhe ndërhyrjet e deputetëve për fonde për projekte të domozdoshme, ishin praktika që përfundonin në zhgënjime të thella tek votuesit dhe largim të tyre nga vendimarrja apo pjesëmarrja në votime. Në këto rrethana, për të shpëtuar nga copëzimet pa kufi, u krye reforma teritoriale. Opozita, PD dhe  forcat e tjera politike rreth saj e refuzuan refomën dhe nuk u bënë pjesë e vendimarrjes si për numrin e njësive bashkiake edhe për ligjin e organizimit dhe funksionimit të tyre. Opozita qëndroi në pritje, ashtu siç ka vepruar në tërë këto vite kur ka qënë nevojë emergjente të ishte pjesë integrale  e komisioneve, ku debatohej për numrin dhe mënyrën e ndarjes së zonave mbështetur në traditën shumvjeçare apo resurset që zotronte çdo zonë. Në përfundim pas debateve të tejzgjatura, harta e bashkive u fiksu në 61 të tilla. Në këtë mënyrë nga qindra njësi të pushteit vendor, harta e Shqipërië pësoi konfigurim tërsor. Jo vetëm për numrin  mbi gjashtë herë më pak, po edhe për resureset që zotronin secila nga bashkitë e konfiguruar në reformën e vitit 2015. Mazhoranca, u akzua se bëri reformë politike dhe elektorale. Lëshoi ultimatumin se nuk do ta njihte këtë ndarje.Ishte e pastudiuar.Nuk do kishte të ardhme.Do bojkotonte çdo zgjedhje në të ardhmen. Dhe kështu veproi edhe pse e kishte tagrin të ishte fakor përcaktues pasi debatet u bënë në tavolinën  e komisionit të posaçëm. Mund të mos ketë dhënë rezulatat e ptritshme kjo reformë. Ka hallka të dobëta. Ka ritur mumrin e punonjësve,ka krijuar gropa në buxhetin e bashkive. Po sidoqoftë mundësitë për më shumë të ardhura u rritën. Marrim vetëm bashkimin, Sarandë- Ksamil. Sot kjo bashki është me mundësi shumë më të mëdha për shtimin e të ardhurave në buxhetin e bashkisë. Pastaj varet si menaxhohen dhe përdoren financat bashikake, si organizhet puna dha sa efektve janë projektet në inters të komunitetit që jeton në këto dy zona.Sot reforma e re teritoriale është debate më i zjarrt mes mazhorancës dhe opozitës.Tërë propaganda e opozitës dhe opozitave, PD foltoristët e rithemelimit, agrarët, lësëistët, republikanët,fokusin e kanë drejtuar tek  reforma e re e pushtetit vendor. Pas ndarjes,opozitarët kërkojnë rindarje. Ndryshime të kënaqin gjoja qytetarët dhe të shkoj pushtetit më pranë tyre për shërbime me cilësore, administrim më efikas të pasurive që ndodhen në teritorin e bashkive përkatse. Po cili është qëllimi real i zhurmës që bën opozita me propazimet bomabsike, kërkesat për rishikim të numrit të njësive vendore? Vërtetë u dhemb qytetari? Kanë hallin e shërbimeve më cilësore? Në këmbnguljen që shpalos opozita ka vetëm një qëllim.Të krijoi mundësi të shtoj në zgjjedhje ndonjë bashki më shumë në numrin e përgjithshëm  në zgjdhjet lokale. Propaganda se me shtimin e numërit të bashkive për të rritur cilësinë e shërbimit dhe zgjidhur shqetësimet e qytetarëve votues  nuk ka hallet e njerëzve të zakonshëm. E tërë përpjekja e opozitarëve për shtimin e njësive vendore, synon  mundësinë e fitores së ndonjë njësie vendore, atje ku gjykojnë se kanë mëbshtetje më të madhe. Numri shifror është ambalazhi me të cilën serviren opsionet në emër të cilësisë së shërbimeve, po që kanë brenda vetes një qëllim, atë të marrjes së një apo dy bashkive më shumë. Praktika e derisotme ka treguar me prova  e fakte se  rritja e cilësisë së shërbimeve, plotësimi i nevojave të qytetarëve, zgjidhjet e ofruar ndaj fermerëve, biznesit apo familjeve në nevojë edhe pse propaganda bëhet pa kufi dhe asnjë reserve, mjafton të duken si kërkesa demokratike për decetralizimin e  pushtetit vendor, afrimin e tij tek qytetarët. Përmirsin e shërbimeve popullore nuk e rrisin bashktë shumëshifrore E kundërta është vërteë. Dhe që të arihet kjo kërkohen studime, Analiza të thelluara, përsosje të organizmit të pushtetit lokal, mobilizim i tërë resurseve njerëzore e ekonomike, projekte të thelluara dhe debatuara me grupe të interesit të gjerë. Po pse jo edhe kontroll dhe lufta të ashpër kundër informalitetit, korupsionit, moblizim të forcava progresiste, këshilla bashkiake rezultative, vendime të baraspeshuara, vendimarrje të kualifikuara në inters të qytetarëve. Ndryshe do kemi takime, si ato të fundit, ku kryetarëve të bashkive, u tërhiqet veshi nga Kreu I qeverisë,  ballafaqohen me treguesit ekonomiko- finaciar dhe kërcënohen për t`u larguar nga kreu i bashkisë në se gjendjen nuk e ndryshojnë.Pra nuk është çelsi i zgjidhjes dhe e keqja numri i bashkive si shifër.  Për reformë të suksesshme kërkohen reforma të thella në të gjithë hallkat e pushtetit vendor që ato të jenë vërtetë në shërbim të qytetarëve në mënyrë të pandërprerë. Dhe kjo kërkon ndryshime të thella në konceptim, organizim, financim, diçitalizim, vendimarje të studiuar dhe projekte që të jenë gjithënjë në inters të shoqërisë. Jo numri, po përmbajtja e punës së njësive vendore është çelsi I suksesit. Rritja e performacës dhe cilësia e shërbimeve  do i bëj bashkitë më funksionale. Është e qartë!Cilësinë e shërbimeve popullore nuk e rrisin bashkitë shumëshifrore!