
Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut


Duhet ta dinë ata gazetarë dhe drejtues emisionesh, se për 30 vjet rresht shoqëria shqiptare boll është droguar, e për rrjedhojë jemi ku jemi, në vend numëro, e lere pastaj të përdoret nga të rinjtë e të rejat shqiptare droga, vajhalli ku do përfundojmë. Kemi dëgjuar deri tani kulminacione ekstreme të veprimeve nga më banalet të kryera, deri te veprimi i ditëve të fundit të djalit me nënën e tij në gjendje të dehur, e të tjera e të tjera. Shoqëria shqiptare dhe politikbërësit nuk janë të përgatitur për të stigmatizuar deri në lejimin lirisht të substancave vdekjeprurëse, duke helmatisur jo vetëm rininë tonë, por edhe shoqërinë në përgjithësi. Pra ma thotë mendja se ne jemi të sëmurë mendërisht kur ndërmarrim nisma të tilla. I kemi përcjellur me vëmendje veprimet e politikanëve tanë në parlament, kryesisht të opozitës, deklaratat por edhe shkrimet mediale të analistëve, duket se diçka që është në rregull dhe rrugë të mbarë, trysnohet, ç’vlerësohet, e këto haluçacione të këtyre gojëve të liga, thjeshtë, janë të pashpjegueshme. Fatmirësisht zhvillimet politike dhe social-ekonomike nuk varen nga këta shpirtvegjël, se Shqipëria nuk është pronë e tyre personale. E, me gjithë këtë, edhe zhvillimet arsimore, politike, ekonomike, pra, në përgjithësi zhvillimet shoqërore, nuk varen nga këta pseudopolitikanë. Andaj a jemi ne, shoqëria shqiptare, e sëmurë? Kjo pa dyshim. Kjo bile as që vlen të përmendet. E tash, duhet të gjejmë ilaçin si të shërohemi nga kjo sëmundje, e sovrani beson të mazhoranca qeverisëse. Shoqëria shqiptare ka shprehur vullnetin e saj të bëhet vend demokratik ashtu si vendet e tjera perëndimore por, akoma, në ditët tona, kjo dëshirë dhe nevojë nuk është realizuar duke na lënë në një faze ndërmjetëse që jemi mësuar ta quajmë tranzicion. Në Shqipëri, me të vërtetë u rrëzua rrëgjimi komunist këtu e dy dekada më parë, si dhe u ndërrua fytyra e formës qeverisëse, por pak ndryshoi modeli, duke mbetur në modelin e vjetër në formën e të vepruarit dhe të qeverisurit. E për këtë fajtore është klasa politike shqiptare. Prandaj, krahas impenjimit me përkushtim në thellimin e reformave në vend, për të dalë nga tranzicioni vendi ynë ka nevojë për një frymë të re, për një mentalitet të ri qeverisës të personifikuar me demokracinë moderne perëndimore. Frymën e re dhe mentalitetin e ri askush nuk e përfaqëson më mirë se rinia që po shkollohet duke marrë eksperienca të drejtpërdrejta akademike dhe jetësore në demokracitë perëndimore. Prandaj, kjo rini që mbart vlera përparuese, zhvillimi dhe demokratizuese, duhet jo vetëm të vlerësohet, ashtu siç e meriton nga politika dhe shteti shqiptar, por edhe të përkrahet dhe të mbështetet për t’i dhënë hapësirat e domosdoshme, ku mund të jap ndihmën e saj për të bërë të mundur daljen e vendit tonë njëherë e mirë nga tranzicioni i stërzgjatur. Të rinjtë shqiptarë të shkolluar brenda dhe jashtë vendit, nuk duhet ta lëmë fatin e atdheut në dorën e një klase politike të demoduar e jashtë mode, që nuk mbart asnjë vizion modern në mënyrën qeverisëse dhe në thellimin e reformave integruese. Ne duhet të jemi të vendosur dhe të bindur se vendi ynë meriton të jetë si vendet e tjera në Europë, duke qenë të rinjtë intelektualë ata që do ta çojnë Shqipërinë, atdheun e tyre në vizionin e shekullit të ri, me ndryshim nga paraardhësit e tyre, të një politike ndryshe, por sigurisht duke u përkrahur nga shoqëria dhe opinioni mbarëpopullor.
Më të lexuarat


HUNGARIA – jashtë Bashkimit Evropian?

Zhvillime dhe arritje të Shoqatës Oftalmologjike shqiptare ndër vite

Çfarë nevoje kishim për një tjetër individi jashtë tashmë konsideratës amerikane!

Juve qytetarë, mos kujtoni se “skeçet” e politikës në Parlament e kudo, janë pa kosto !

Qou vadis Bashkimi Evropian?

Shqipëri moj dele e butë, të rrjepin 140 hajdutë

Paradoksi heretik apo retorika e formave!?

Ngjarjet e Himarës dhe togat e zeza atdhetare

Mekanizmi që frenon mekanizmin...

Safet Hasani: UÇK ishte ushtri çlirimtare, qeveria duhet t’u japë më shumë vëmendje veteranëve të luftës, ndërhyrja e policisë së Kosovës në Veri brenda kornizës ligjore
