BREAKING NEWS

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona
x

Opinion / Editorial

Cilido të fitojë, bota nuk do mund të jetë më ajo përpara!

Cilido të fitojë, bota nuk do mund të jetë më ajo

Ndërkohë që shkruaja, vëmendja në zgjedhjet e Amerikës ishte në betejën e "key state" ose Wisconsin, North Carolina, Nevada, Michigan etj. Ishte pra një nga betejat elektorale nga më të ndryshmet që Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar ndonjëherë. E sigurisht kjo për meritë të Presidentit Trump dhe aftësisë së tij për të tronditur dhe çorientuar elitokracitë dhe burrokracitë në USA dhe padyshim Europë. Por qartësisht në marrëdhëniet e çuditshme e ndryshueshme në raport me Kinën, Rusinë dhe Korenë e Veriut bashkë me Iranin. Presidenti Trump nga "outsider" dhe kalues në përvijimin politik në jetën e tij, si republikan, pastaj demokrat dhe pastaj i lirë dhe tani republikan, ka arritur të ndryshojë dhe botën politike me raportin e tij të të bërit politikë pothuaj personale, duke qenë njeriu më i fuqishëm i globit. Ai nuk ka pyetur shumë si për rregullat e elitokracisë - si demokrate dhe republikane në SHBA, e akoma më shumë për atë elitokraci tashmë gjysmë të atrofizuar në Europë. Trump i ka fyer nga njëherë me sjelljen e tij dhe show-un e bërë posaçërisht. Në këtë drejtim cilido që të fitojë në zgjedhjet shumë jo natyrore dhe me përballje të ashpër poshtë dhe fjalë të mëdha lart, bota nuk mund të jetë më ajo që ka qenë deri tani. Po përfshi dhe problemin e madh të quajtur Covid 19-të. Presidenti Trump në ndryshim të madh me demokratët, por dhe me një pjesë të establishmentit republikan në nuhatjen e tij të zgjidhjeve politike, strategjike ndërkombëtare me ekonominë të parën, ka imponuar ndryshim. Po demokratët ose Partia Demokratike Amerikane në qëllimin e saj botëror dhe lidershipin amerikan ka eksportimin e demokracisë dhe ajo pastaj sjell dhe mirëqenien, shtetin ligjor dhe ekonominë si teori dhe praktikë. Zoti Trump këtë skemë nuk e refuzon apriori, por ai ka përdorur dhe në rastin konkret mes Kosovës dhe Serbisë – ekonominë, e cila pastaj imponohet me rregulla loje të instalojë demokracinë. Pra qetësim ekonomik dhe rrezatim i Amerikës e pastaj...? Për të gjithë ata që merren me politikë dhe dinë si funksionon SHBA-ja në botë, ky ndryshim është tashmë një fakt dhe mënyrë për të kuptuar atë luftë kundër disa establishmenteve të cilat abuzuan prej kohësh me eksportimin e demokracisë pa u kujdesur për ekonomitë dhe suksesin e tillë dhe pa marrë rezultate dhe në parimet e mëdha politike të lirisë dhe shtetit ligjor. Tjetër kërkesa elektorale janë në USA dhe tjetër konceptim kemi ne, por padyshim Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri dhe kombi i dashur i joni drejt lirisë dhe demokracisë. Me fitoren e rastit Trump kjo mënyrë e të bërit politikë do të vazhdojë akoma më e theksuar. Në rastin e fitores së kandidatit Biden (unë po shkruaj në mbasditen e datës 4 nëntor) kjo skemë e Presidentit Trump nuk do të funksionojë më, por absolutisht nuk do të ketë më një Amerikë e cila përkëdhel vetëm lojërat me demokraci dhe harron rëndësinë e ekspandimit dhe sigurisë në ekonomi. Po dhe me agresivitetin e Trump ndaj Kinës dhe me partneritetet e tij të jashtëzakonshëm sa andej dhe këtej, për të bërë atë që ka thënë "të madhe Amerikën sërish".

Me z Biden, Europa do të qetësohet disi dhe mbase pjesa e establishmenteve të saj të "lëna mënjanë disi nga Trump" do të japin një shfrim lirimi, por jam i sigurtë që nuk do të jetë më e njësojtë si dikur dhe për të. Vetë PD e Amerikës ka në përbërje pjesën e Sanders dhe që mund të quhet "socialiste" duke e detyruar presidentit Trump në fushatë t’i quante marksistë, por sërish ato janë Amerikanë dhe padyshim vendi i lirisë pavarësisht folklorit dhe show të presidentit Trump nuk ka marksistë sikundër ai i ngjyros. Amerika tashmë (në qoftë se) dhe me Biden që mund të quhet një vazhdim i presidentit Obama nuk mund të bëjë me fajet e zonjës Clinton me "pranverën arabe" nuk mund të bëjë më gabimet me lënien e lidershipit amerikan në rend të dytë që pastaj presidenti Trump do ta rregullojë me metodat e veta të ditura tashmë. Nuk mund të veprohet më me lejen e dhënë Fondacionit Soros që të blejë elitokracitë e vendeve në zhvillim sidomos si ky i yni dhe t’i përdorë pastaj për të degraduar si demokracinë dhe thyer dashurinë e shqiptarëve për Amerikën pse krerët e PS, PD dhe të tjerët me radhë përfshi dhe të gjithë spektrin e shoqatave i shërbejnë një fondacioni që prish raportet mes popullit dhe qeverisë, por dhe mes Amerikës dhe shqiptarëve. E jo vetëm te ne, por në shumë vende të Europës Lindore dhe në zhvillim. Sepse Perëndimi nuk e "pje..ë" më këtë fondacion. Po pra sepse qeveritë sorosiane në Shqipëri i kanë shërbyer Sorosit shpesh herë për shumë keq dhe pastaj është shitur si "shërbim ndaj qeverisë së SHBA-ve". Po po dhe janë dy krerë si Rama dhe Basha tipikisht të tillë. Meta zemërohet pse ata ishin (janë) më të besuar të fondacionit se ai... Kjo nuk dihet nëse do të jetë më kaq e hapur dhe kaq brutale si dikur me administratat Klinton dhe Obama. Soros te ne ka prodhuar të gjithë të akuzuarit e politikës për korrupsion dhe grabitje të popullit të tyre. Janë dhe sot e kësaj dite në majë të piramidave politike, bordeve dhe mediave e sidomos qeveri e shoqata. Po dhe janë të pamëshirshëm dhe arrogantë. Janë fajtorë që nuk ka drejtësi dhe janë fajtorë që nuk ka shtet ligjor dhe janë fajtor se nuk ka demokraci dhe pse fondacioni ka emrin "shoqëri e hapur". Te ne ka rezultuar "shoqëri e hapur vetëm drejt korrupsionit". E kjo është bërë në sajë të njerëzve që kanë marrë bursa, janë sponsorizuar dhe i kanë bërë fresk këtij fondacioni në të mirë apo të keq të tij. Shpresoj të mos jetë më ky fondacion po të fitojë Joe Biden, pjesa që drejton në Shqipëri në politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po në zëvendësim të politikës së jashtme të State Department. Do ishte e tepërt. Nuk do të mund të jetë më bota njësoj. Po dhe me Pandeminë. Nuk mund të zgjasë më tepër ky eksperiment tragjik. SHBA-të do të vendosin lidershipin anti kovid dhe si Zoti Trump dhe zoti Biden e kanë një zotim në këtë drejtim e kjo mbase përbën dhe interesin imediat, sepse përndryshe bota po rrezikohet nga "fashizmi demokratik" i modelit kinez, i urdhrave kovidiane, rrëzimit të demokracisë nën këmbët e urdhrave që tashmë janë të padurueshme kudo në botë. Beteja për Presidentin e SHBA-ve është çështje amerikane, por cilido qoftë fituesi demokracia duhet të vazhdojë dhe bota tashmë ka pësuar goditjen që ka dhënë zoti Trump shpesh herë ashtu në "show" e tij dhe shpesh herë drejtësisht për një establishment amerikan dhe europian të vjetërsuar dhe aspak të qartë për të nesërmen botërore. A do të jetë konsolidimi i politikave të tija për katër vjet apo do të jetë koha Biden-Harris, të cilët do të kenë shumë punë për të bërë dhe daljen e butë nga një ndryshim kaq i madh për të bashkuar dhe një herë botën e qytetëruar - kjo do të shikohet në përfundim të leximit të votës dhe mbase dhe vendimeve gjyqësore të mundshme. Një gjë e kam të qartë, bota nuk do të jetë më ajo përpara – kushdo të fitojë prej dy njerëzve në garë në zgjedhjet e SHBA. Jo, nuk do të jetë më ajo dhe shpresoj të jetë më e mirë.