BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Opinion / Editorial

Cinikë, hipokritë dhe sharlatanët perfidë biles pa lot, as si të krokodilit!

Cinikë, hipokritë dhe sharlatanët perfidë biles pa lot, as

Çdo 12 shtator në PD e shkatërruar dhe copë cope, luhet një tragjikomedi groteske me “nderimin” që i bëjnë Hajdarit! Kryesori i këtij grotesku është Sali Berisha dhe pastaj vjen e shoqa e të ndjerit! Të tjerët pastaj, janë pak a shumë një kor vajtojcash që bëjnë dhe skenografinë e shëmtuar të një dite që shënjon si demokracinë dhe u përdor për grushin e shtetit të 14 shtatorit të ideuar dhe realizuar nga Berisha! Ishte ai dhe ata që e shpallën Hajdarin spiun të sigurimit dhe tradhëtar të idealeve antikomuniste dhe në shërbim të pushtetit. Ishte gazeta e tij Rilindja Demokratike që ka thënë e stërthënë për Hajdarin. Me 6 janar 98 shkruante: “Pasi e kanë implikuar ne shumë histori të dyshimta të cilat Azemi i di mirë dhe ne do t’i publikojmë në numrat e ardhshëm, duke se padronët kanë vendosur ta përdorin, Azemin, tashmë të pavlerë, si pilot vdekje”. Gati gati paralajmërojnë vrasjen. Por më përpara gazeta e Berishës e kishte paralajmëtuar. Me 7 janar 1997, gazeta Rilindja Demokratike, duke iu referuar grevës në universitete të organizuar nga Azem Hajdari në datën 6 janar, shkruan ndër të tjera: “Duke përdorur nipin e tij, që në vend të librave parapëlqen të mbajë vulën nën jastëk, Hajdari tenton të menaxhojë disa vështirësi të studentëve për të realizuar ambiciet e tij të sëmura politike. Hajdari i eksituar nga egoja e tij e fryrë me marifet nga një tufë bredhacakësh ordinerë, deklaron ringjalljen e trinomeve, sipas parimit ‘fol, fol se diçka do mbetet’. Hajdari, i shndërruar në pak kohë në klloun mjeran të politikës shqiptare, harron se një muaj më parë ishin punëtorët, ishin studentët dhe gjithë qytetarët e Tiranës, që nuk denjuan as të vinin ta përqeshnin mbledhje e tij në një ambient sportiv të stadiumit Qemal Stafa, ku britmat e tij ngjanin me ekstazat e një drejtuesi bastesh”.Ka prap, sepse sërisht përpara në datën 9 janar 1997, Rilindja Demokratike shkruan se grupi parlamentar i PD i ka propozuar forumeve të partisë që të përjashtojnë Azem Hajdarin nga grupi. Ndër të tjera, gazeta e PD-së shkruan: “Kryesia e grupit parlamentar të PD-së ka vendosur t’i propozojë forumeve drejtuesve të PD-së, largimin e deputetit A. Hajdari nga grupi parlamentar. Arsyet që kanë çuar krerët e grupit parlamentar të PD-së të kërkojë largimin e Hajdarit kanë të bëjnë me kundërvënien e tij ndaj programit të PD dhe qeverisë demokratike”. Në atë kohë PD-ja drejtohej nga Tritan Shehu, qaraman sot (me lot krokodili që nuk i ka) dhe si puthamendere e Berishës. Ka prap e prap, sepse në 9 janar 1997, Berisha hedh në sulm Forumin Rinor të PD-së, i cili zhvillon një takim me shoqatat e studentëve. Takimi pasqyrohet në shkrimin e RD-së në datën 10 janar ’97, ku studentët miratojnë edhe një deklaratë, ku deklarojnë distancimin nga Azem Hajdari, duke e quajtur provokator dhe të dështuar.”Gjithashtu ata kërkuan nga studentët zhvillimin normal të mësimit si dhe u bënë thirrje atyre të mos bien pre individëve të dështuar politikë, të cilët në mënyrë provokative dhe të paligjshme duan të përdorin studentët për qëllime ordinere”. E saga e vitit 97 vazhdon në 20 janar, Azem Hajdari flet në Parlament për përjashtimin, të cilin e konsideron të paligjshëm. “Unë aktualisht jam anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i pezulluar pa afat, dhe “pezullimi” si term ndryshon nga “përjashtimi”. Aty nuk përmendet motivacioni që ka thyer programin e PD-së. Ai që vendos për përjashtimin tim është Kongresi i PD-së, që e pranon propozimin e kryetarit ose jo, në rast se një kompetencë e tillë ndodhet në statut. Por kjo nuk është në statut”, tha ai. Azem Hajdari vijoi kritikat ndaj qeverisë së PD deri kur Berisha u rrëzua nga pushteti disa muaj më pas. Në vitin 1995 me 18 gusht Berisha thoshte sipas Rilindjes .. 18 gusht 1995, nga fjala e Sali Berishës për Azem Hajdarin; Bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit dhe nje trafikant dhe vrasës e…!!!!! Berisha ka akuzuar Azem Hajdarin në 96 se ishte i përfshirë në lidhje të shumta kriminale dhe se i kishte shërbyer Ramiz Alisë. “Cili është dhe kujt i shërben në të vërtetë, z. Azem Hajdari? Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem. Ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk e kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Deputeti Azem Hajdari, hyri në grevën e urisë. Kureshtarët e shumtë, tifozët e politikës u gjendën të befasuar nga veprimet e zotit Hajdari dhe sollën versione të ndryshme në shpjegimet e tyre, duke akuzuar më pas Azem Hajdarin për lidhje të shumta kriminale, lidhje me sigurimsat e shtetit, në shërbim të Ramiz Alisë e të tjera me radhë”, është shprehur Berisha për Azemin në ’96. Sot as lot krokodili nuk kanë ata që bëjnë si demokratët përfshi dhe familjen dhe të bijën. Pa dyshim dhe e shoqa që di më shumë se askush aty - pse, kush, kur dhe nga?! Janë thjesht dhe në vendosje kurorash dhe ceremoni - sharlatanë. Janë perfidë dhe të jashtëzakonshëm në cinizmin e tyre. E sigurisht kjo është një nga arsyset pse ajo parti nuk do të mund të përfaqësojë asnjëherë pushtet në Shqipëri. Ata janë pjesë e perfidies politike dhe përdorimit të gjakut mbasi e kanë fyer dhe denigruar njeriun që ka derdhur gjak. Janë të pa arritshëm në maskarellekun e tyre.