BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Cinizëm, arrogancë, polici dhe spektakël politik!

Cinizëm, arrogancë, polici dhe spektakël politik!

Mbi 60 patrulla policie nga Lezha në Shkodër dhe sidomos qyteti i madh i veriut me një forcë policie të pallogaritur numerike në çdo kryqëzim apo vend në dukje, e cila më tepër rrinte kot sepse në atë rrëmujë urbane që ka Shkodra dhe po të duash, nuk ke se çfarë bën. Po pse? Sepse kryeministri Edi Rama do asistonte në vaksinimin e pak individëve të mjekësisë dhe azilit të pleqve ose shtëpisë së të moshuarve dhe si zakonisht do të bënte batutat e tija tashmë cinizëm arrogant dhe spektakël politik. Në anën tjetër, aty ku një pjesë e madhe prej 400 shtëpish nën ujë në fushën e Shkodrës bënte spektakël kryetarja e bashkisë për t’i treguar kryeministrit që nuk merret me përmbytjen dhe të përmbyturit, por bën show-n e radhës. Kur ajo vetë bën show, sepse është kryetarja e bashkisë më pa arritje drejtimi, me keq administruese e Shkodrës nga të gjithë para ardhësit, përgjegjëse në denatyralizimin anti qytetar dhe anti iniciativë e progres sikundër ka në natyrën e vet qyteti i madh dhe kreativ i veriut. Ajo është përgjegjëse për bashkëpunimin morboz politik me këshillin bashkiak socialist dhe të dy bashkërisht për gjendjen e mjeruar urbane dhe administrative të qytetit më të bukur dhe fantastik në resurse natyrore, trashëgimie, malesh, liqenesh, det, monumentesh, multi religjionar dhe historik që nga lashtësia dhe deri më sot në Shqipëri. Cinizmi dhe provokacioni deri në grotesk i manisë së kryeministrit për t’u sjellë arrogant me njerëzit poshtë dhe ato që kujton se i ka kundërshtarë politikë, është në kulm të zhvillimit i ndihmuar dhe nga opozita me gojë plot tul buke. Të vish për një sasi të turpshme vaksinash për të bërë show nuk është vetëm arrogancë, por dhe cinizëm. Nuk ka filluar dhe nuk do të fillojë për një kohë të gjatë vaksinimi masiv dhe pse Rama e do të fillojë përpara 25 prillit, por ai shfrytëzon në mënyrë arrogante çdo gjilpërë (vaksinë singël në krah) për të treguar se është njeriu që ka në dorë “jetën tonë në sulm nga koronavirusi”. E di se BE e ka lënë në baltë me turp jo atë, por shumë si ai në Ballkan dhe nuk kanë bërë asgjë sepse sigurisht janë për të qarë hallin për vete në këtë pikë dhe aty lart, e padyshim shfrytëzon në pakicën cinike të vaksinave të bëjë show personal. E di se kur iu bën mjekëve (duhet) janë të qartë në Shkodër një sasi prej 12. 000 të moshuarish mbi moshën 75 vjeç që duhet të vdesin se nuk ka për t’iu ardhur radha as në shtatorin tjetër dhe imagjinoni këtë sasi impresionante njerëzish të kësaj moshe në Shqipëri. Prandaj është arrogancë dhe cinizëm njëkohësisht show politik, që bën me pak vaksina për mjekët dhe njerëzit e azileve. Për më tepër se terrorizon urbanitetin e munguar të Shkodrës së kryebashkiakes jashtë çdo ligji në atë karrige (në sajë të biografive të mira në garën pa kundërshtarë për pushtetin vendor) me polici që fërkojnë duart nga të ftohtit dhe nuk munden të bëjnë asgjë përballë shkodranëve që nuk mbajnë as maska dhe nuk pyesin fare as për polici dhe as për showman Edi Ramën. Sepse janë jashtë (si kujdesie dhe shërbime) shtetit dhe jashtë pushtetit urban. Nuk pyesin sepse duhet të dalin dhe të fitojnë bukën e gojës për nesër. Nuk pyesin, sepse janë pjesë të mëdha nën ujë dhe ju duhet t’i dalin zot ekonomisë dhe bagëtisë. Nuk pyesin se janë populli më i qartë dhe i vendosur në Shqipëri kundër arrogantëve. Kundër arrogantëve që nuk kanë qoftë dhe një verior të vetëm në qeveri dhe qeveritar. Po në qoftë se quajnë shkodran Majkon si dhëndër Shkodre bie fjala. Por dhe ai ministri virtuale ka dhe sigurisht si korçar i mirë që është, mbase përfaqëson dhe bie fjala Shkodrën si kryeqendër e veriut. Kryeministri nga që nuk ka përpara dikë apo shumëkë që t’ia kthejnë me po të njëjtën monedhë, me të drejtën e pafajësisë dhe krahasimit në të keq, bën si cinikun dhe arrogantin në showman-in që e bën mirë, ose më mirë se të tjerët në politikë. Arrogancë me polici si ushtri në rrugë, arrogancë me fjalët e tashmë përsëritura dhe bajate ose batutat që duhet të gudulisesh për të qeshur për ditë e më shumë ai po i ngjan shokut Enver mbas iktusit të dytë. Ka filluar të besojë pikërisht në ato “marrina” që dikur tallej me të tjerët dhe përdor standardin e dyfishtë të autoironisë për të bërë ironi me të tjerët që në përgjithësi është tallje. Edhe me plqtë e shkretë të azileve i del punë për të bërë humoristin dhe njërës prej tyre i tha: “Të kanë thënë që do vij unë dhe je vesh si për nuse”. Po po, i del punë me gjithkënd dhe në çdo vend një njeriu që ndërton shtetin me si “puzzle” të realizuar nga piktura e tij moderno –fantazmagorike. Një mjekeje i tha kur po shpjegonte shërbimin në spitale se: nuk e ndjeve fare gjilpërën, sa për t’i ndërprerë fjalën që nuk i leverdiste. Mjafton të bëjë shown e tij të radhës dhe nuk ka rëndësi se ku. Popullit që drejton ai ia ka marrë dorën me groteskun që ka dhe i përdor arrogancën e cinizmit që e ka me shumicë. Po dhe si “udhëheqësi i madh dikur” të gjithë të tjerët qeshin ose nënqeshin me “shakatë e kripura të... ” jo nuk po e them batutën e filmit “Në fillim të verës”. Nuk u soll një herë të vetme serioz, i përgjegjshëm, i përmbajtur, jo cinik, jo grotesk dhe jo “piktor” në një moment që nuk i vlen, ose nuk kërkohet qenia artist. Nuk e përmban dot veten ose të besojë disi në “selfcontrol” lidershipi serioz dhe kjo është fatkeqësi për një shoqëri që akoma mban mbi kokë individë të tillë, që nuk ndalojnë si arrogantë të cilësive dhe veseve artistike dhe folklorike të tyre. Të gjitha këto për spektakël politik. Me qëllim të dobët moral i cili përjashton shfaqjen kur duhet të bësh punë. Kështu ai porosit dhe ministreshat e tija. Të cilat imitojnë pa shumë sukses cinizmin e tij, por me sukses arrogancën e tij. Spiropalja dhe sidomos Manastirliu dhe Balluku, e cila thotë në borë se “jam në punë” kur nuk ka nevojë për “ministren për lopatë, duke hapur borën apo dalë në TV”, por për të marrë masat përpara se të bllokohet rruga. Pra jo mbasi bllokohet. Janë vetëm për spektakël dhe formë si qeveri pa përmbajtje dhe ky është cinizmi më i madh i shfaqur në arrogancën më të madhe. Por sëpaku në kushtet kur vaksinat janë akoma më keq se sa autorizimet për TV në kohë të Enverit pjesë më e mirë është të kursehet spektakli politik. Pse? Sepse duket sikur nga koronavirusi jetën në dorë na e ka Rama, Manastirliu apo PS-ja e Rilindja (si Enveri dhe Partia) dhe të gjithë sistemet politike të shëndetësisë të ngritur në këtë mënyrë. Gati gati duket sikur Rama do të na shpëtojë nga vdekja, kur në fakt vaksinimi do të jetë një e keqe e madhe administrative (jo për faj të Ramës krejtësisht), e cila do të zgjasë në kohë dhe do të kthehet në fund në “grotesk” politik dhe moral. Arroganca e tillë është një turp dhe cinizmi si ves, një e keqe e madhe në lidershipin e tashmë shëmtuar të Ramës. Sa më tepër shkon bota drejt thjeshtësisë dhe konformimit me të mirën, të qetën, thjeshtën dhe thelbësoren, aq më shumë cinizmi i tij shkon në konformimin me groteskun, sipërfaqësoren, ndërlikuarën që sjell korrupsion dhe gënjeshtrën të shitur për të vërtetën e shenjtë. E sigurisht kjo mënyrë e të bërit politikë sa vjen dhe do të rëndohet te kryeministri ynë dhe me kalimin e moshës (asaj të kohës së stërgjatë në pushtet, jo asaj biologjike) duke u ngjarë tiranokratëve në lindje, por me “sharm grotesk artistik” gjysmë perëndimor dhe gjysmë folklorik shqiptar.