BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Cinizmi dhe falsiteti i dy ditëve feste njëra mbas tjetrës!

Cinizmi dhe falsiteti i dy ditëve feste njëra mbas tjetrës!

Ja pra mbaruan dhe festimet e 7 dhe 8 marsit në Shqipëri! Plot lule dhe dhurata, mbrëmje kolektivi dhe darka e dreka, veshje të shtrenjta dhe orë të gjata në parukeri, blerje “fashion” dhe nganjëherë dhe delir në shpenzime, për dy ditë që në fakt duhet të ishin ndryshe!  Nuk ka më cinizëm se sa kaq! Cinizëm dhe kolektiv për fat të keq. Sigurisht, sepse është një sjellje që është indiferente dhe përçmuese përballë vlerave morale dhe sociale! Askush nuk thotë mos gëzohen si mësuesit dhe gratë! Askush por..?! A është 7 marsi një ditë për të pasur lumturi dhe hare gati gati doktrinare!?  Kjo hare e tillë ishte në ideologji (diktatura kështu urdhëronte)  dhe nuk mund të pasohet kështu në kohë që nuk vepron ideologjia. Në Shqipëri po festojnë “festën e mësuesit” sepse kështu jua ka shpjeguar doktrina plot me ideologji e diktaturës, por në fakt 7 marsi është dita e madhe e “Mësonjtores Shqipe!”! Nuk janë e njëjta gjë! Por mirë që ulin nivelin kombëtar me këtë marrëzi festimesh dhe dhuratash, por nuk respektojnë vlerën morale të ditës në fjalë! Më e bukura është kur në intervista thonë: ne kemi një mision! Çfarë ka sot për mision? Mision e kanë pasur arsimin dhe ngritjen e shkollës shqip atëhere, e kanë pasur idealistë që kanë dhënë jetën dhe nuk janë paguar, por kanë ngritur shkollën dhe e kanë përhapur atë! Sot kjo vlerë morale dhe etike por prishet duke e deklaruar dhe duke marrë dhurata që nuk kanë asnjë moral brenda, pa u ndalur një çast te reflektimi për shkollën dhe gjëndjen e arsimit! Një çast të vetëm në këtë ditë! Vetëm hare dhe gëzim, mbrëmje dhe dëfrim, por jo reflektim! Sot nuk ka nevojë për misionarë por për profesionistë arsimtarë! Misioni ngritjes së shkollës sonë dhe arsimit, përhapjes së tij, është kryer nga ata para nesh, kurse sot ju kërkohet të jenë profesionistë të arsimit mësueseve të mbrëmjeve festive! Mësues që paguhen dhe kanë detyrë të edukojnë brezat! Nuk i do askush as heronj as dëshmorë mësuesit, si dikur misionarët tanë të lavdishmëm të shkollës shqipe. Sot, ju kërkohet puna me fëmijët dhe të rinjtë në edukim dhe me sa më shumë profesionalizëm, sepse shoqëria, taksapaguesit për këtë gjë nxjerrin dhe lekët e tyre.  Kur them “cinizmi”  kam fjalën për refuzimin për moral dhe etikë në pikërisht këto dy ditë. Për ti kthyer në ditë jo vetëm lumturie dhe qejfi, por dhe meditimi dhe reflektimi kolektiv. Në se po kryejnë detyrën dhe në se është jo fals ky gëzim. Sepse po kështu ndodh dhe me datën 8 mars! Me një gëzim më shumë fals se të vërtetë. Kur arrin të gëzosh një ditë të vetme dhe ankohesh në 364 ditë të tjera, falsiteti është superior!  Kur me barazinë abuzohet, duke përdorur gruan dhe vajzën! Kur thua barazi dhe nënkupton përdorim nga një burrë sipër të grave dhe nga largimi i kërkesës për të barazuar realisht detyrat mes burrit dhe gruas.  Kur thua barazi dhe akoma nuk po reflektojmë çfarë po ndodh me familjen, me marrëdhënien në çift, me divorcet dhe me fëmijët që po i rrisin gjyshat, me familjet që po shkatërrohen në saj të “lirisë”, që nuk ruan dot familjen ose gjënë më të shenjtë që kemi! Jo, nuk reflektojmë në 8 mars, por bëjmë lumturinë false të pasurisë së pa merituar ose të gënjeshtërt.  Në shumë raste them, por sigurisht jo në të gjitha! Nuk reflektojmë si gratë dhe burrat për të vërtetat që ndodhin me pikërisht marrëdhënien mes tyre! E sidomos me familjen e cila tashmë është goditur nga trauma të mëdha që kanë të bëjnë me interpretimin e gabuar të lirisë të punës dhe të varësisë si nga ajo dhe nënvlersim të familjes. Kur nuk reflektojmë me marrëzitë e fjalimeve që shpërfillin edukimin dhe moralin. Që e  dëmtojnë atë në saj të përdorimit të ideologjive që nuk e duan gruan e lirë, por të angazhuar në robëri fajtore jashtë familjes  dhe në dëm të familjes shpesh herë. Kur burrat e thirrjeve për barazi i burgosin akoma më keq se ata “si qëmoti” gratë! Që ju ngarkojnë detyra gjithmonë të drejtuara nga burrat, por që medemek i bëjnë gratë dhe marrin “lëvdatat” gratë! Po dhe kur janë për keq shahen pikërisht gratë!  Po po dhe nga njëra tjetra, por janë burra ata projektuesit e kësaj marrëzie politike dhe filozofike.  Cinizmi dhe falsiteti i dy ditëve realisht të shënuara dhe të bukura tonat është grotesk në Shqipëri! Nuk është as modernitet dhe as realitet, por është thjesht falstitet. Nuk është gëzim i vërtetë dhe as arritje e vërtetë. Është thjesht një “lëshim” i atyre (burrave)  që nuk i duan gratë e barabarta dhe të vërteta, por thjesht të gëzuara për dy ditë të shënuara si 7 dhe 8 marsi! E sigurisht një pjesë e kuptojnë, por tashmë janë bindur se nuk kanë se çfarë të bëjnë në fakt! Prandaj i bashkohen festës!