BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Opinion / Editorial

Cinizmi mbi punësimet “jo pronë e PS-së” është mitomani folklorike!

Cinizmi mbi punësimet “jo pronë e PS-së”

Tashmë ka ardhur momenti që jetëgjatësia në pushtet, sidomos politikanët folklorikë shqiptarë si me origjinë qytetare dhe ato më periferike t’i transformojë në mitomanë tipikisht folklorikë që arrijnë të besojnë shpesh herë dhe gënjeshtrën e tyre. Po, por mbeten mitomanë patologjikë dhe cinizmi pastaj shkon në vlerat më të larta shoqërore që mundet të kapërcejë dhe rrokë mendja njerëzore. Rama i kaloi 21 vite politikisht dhe shtetërisht i pushtetëruar pa ndërprerje dhe “veset tragjike” të politikës shqiptare e kanë zënë në mos më keq, pothuaj sa paraardhësin e tij Berisha në mitomaninë e të thënës premtim, që është një gënjeshtër që bëhet patologjikisht në mënyrë të përsëritur. Rama ka “mendimin e mirë”, por është në mitomani absurde si me partinë dhe me Rilindjen dhe njerëzit që ai vetë i ka përzgjedhur të gjithë për të drejtuar dhe përfaqësuar. Po po ai personalisht. Imagjino kur në parti dhe qeveri ai çon, katapulton, individë “no name no face” pa merita dhe pa asnjë konkurs, apo kontribut, se çfarë ndodh më poshtë me shtetin. Vetë ai. Mbasi doli nga mbledhja e partisë tha: “Ajo do të nënvizoja shumë të rëndësishme nga kjo mbledhje dhe që falë jush do ta ndaja me të gjithë publikun, por në radhë të parë me të gjithë familjen tonë politike në territor është një vijë e kuqe, e cila është vendosur fort në kongresin e partisë dhe do të thellohet në vijimësi është se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS. Janë pronë e popullit shqiptar dhe janë funksion i qeverisë dhe i gjithë strukturave ekzekutive të Republikës së Shqipërisë bazuar në kushtet dhe ligjet në fuqi. Ta kenë të qartë të gjithë këtë gjë. Kjo nuk është propagandë, është vija ndarëse që do na garantoi kalimin në një nivel tjetër të vetë cilësisë dhe të qasjes së administratës shtetërore në raport me publikun. Nëse në shërbimin civil kemi garantuar tanimë që proceset e rekrutimeve kalojnë në kanale ligjore përmes konkurseve të Departamentit të Administratës Publike, në pjesën tjetër të administratës kemi një problematikë serioze të trashëguar në 30 vjet, por duhet ta qasim me forcë dhe vendosmëri”, tha Rama. E unë them: as nuk ka për të qënë vijë ndarëse, as është praktikë, as konkurset nuk janë të vërteta dhe ka për të qenë gjithmonë një propagandë kjo marrëzi mitomanie e turpshme që ka filluar në vitin 1944 dhe vazhdon akoma më keq në vitin 2021 që administratën në shtet punësimet në shtet, ta bëjë partia dhe lideri sipër saj. Biles në diktaturë pastruesen nuk e vendoste Komiteti Partisë, kurse sot e vendos partia, deputeti dhe sejmenët rrugaçë të partisë që bëjnë “zyrat e punës” në parti. Rama ka vetëm “njetin” (njet shkodrançe ose dëshirën ëndërrimtare) e mirë dhe mitomaninë që beson gënjeshtrën e tij. Kush i vendos drejtorët dhe zyrtarët në dikastere konkursi? Po kjo është të jesh jashtë këtij planeti. Të jesh në “cinizëm ufologjik”. Në rrethet apo provincat e partisë i përcakton punësimet merita dhe konkursi dhe jo partia? Ku, në Shkodër, në Vlorë, në Elbasan, në Tiranë apo në Fier e Korçë dhe gjithë Shqipërinë, pa përmendur vendet më të vogla ku shteti mungon fare dhe ligji bëhet nga pushtetarë partie të bashkuar me të fortët horra partie. Më kë flet Rama? Kujt i thotë kështu, gazetarëve dhe njerëzve që e dinë se çfarë do të thotë të punësohesh në shtet? Kështu sillej dhe në fund të mandatit të dytë në 2013-n Berisha. Fliste si duhej të ishte e “vërtetë” dhe në të vërtetë bëhej plotësisht e kundërta. Rama sot, ka mitomaninë e të folurit në parim dhe të vepruarit kundër parimit. Është bërë njësoj folklorik si Berisha. Kjo është fantastike. E pastaj thotë foltorja. Po e ka më “foltore” se sa mitomania e tij, me punësime në shtet jashtë PS-së dhe sidomos jashtë Rilindjes së Spiropales dhe sejmenëve folklorikë (drejtues qarku) të tjerë, që veprojnë në rrethe se kush bën dhe kush nuk bën për drejtor partie? Mungojnë vetëm folklorikët që të bërtasin “Berisha Berisha” më falni: Rama Rama. Punësimet nuk janë pronë e popullit shqiptar. Ato janë pronë e partisë së Ramës dhe dikur e Berishës. Po të ishin pronë e popullit shqiptar Shqipëria do të ishte disi më e mirë. Punësimet janë pronë e zullumit korruptiv të PS-së dhe PD-së. Dje ishin dhe LSI-së e partive të tjera të vogla që parcelizonin punën në administratë. Shqipëria është fatkeqe me këtë mënyrë të trashëguar nga diktatura. E Rama sot është kryemitomani, sepse e di që është një fatkeqësi madhore pikërisht kjo marrëzi. E di, por ka shkuar deri aty në delir, sa të besojë mashtrimin e tij. E kjo është akoma më keq. Midis një mitomani grotesk dhe atij cinik, ky i fundit është i pandreqshëm. E në këtë pikë kam frikë se Rama “mund” (uroj që jo) do t’ia kalojë Berishës. Po po, në sajë të cinizmit të tij absolut. Do të ishte fatkeqësi. Po pra po, do të kalonim si gjithmonë nga shiu në breshër dhe nuk do të gjenin kurrë paqe sociale dhe as do të ndërtonim kurrë administratë. Po po kurrë as shtet.