BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

"Çlirimtarët" e Shkodrës përballë viktimave shkodrane të bombardimeve në 1913!

"Çlirimtarët" e Shkodrës përballë viktimave

Ka plot varreza (vend varrime) ushtarësh të huaj në territorin shqiptar! Janë turq, serbë, malazezë, grekë, italianë dhe biles ka pasur dhe gjermanë e anglezë! Por kanë diçka, sepse janë në territoret shqiptare, të banuara nga shqiptarë, që flitet shqip dhe që në shumicën e rasteve kanë ardhur si pushtues dhe masakrues të popullatës shqiptare.

Ditët e fundit eksponentë serbë, malazezë, të organizmave nacional religjionare e "patriotike" të dy shteteve, nderuan ushtarët serbë dhe malazezë të rënë në rrethimin e Shkodrës në vitet 1912-1913. Ose më mirë në atë gjakderdhje masive të filluar në 1912-tën dhe të vazhduar deri në 14 maj të 1913-tës kur "Internacionali" i formuar nga austriakët, anglezët, italianët francezët dhe gjermanët, i nxorën jashtë duke zbarkuar në pontilin e Shkodrës! Askush, as unë që kam shumë shkrime dhe emisione për 1913-tën, nuk mund të jemi dakord që "ushtarët" të mos kenë një varr! Kjo sigurisht nuk është "kushtetutë e mendimit normal" timin dhe shumë si unë! Por ka një problem të madh kur eksponentë dhe historianë apo dhe njerëz të pushtetit malazez serb në nderimin që ju bëjnë ushtarëve pushtues të Shkodrës dhe Shqipërisë të konsiderohen (ushtarët) me arrogancë dhe krenari si - çlirimtarë të Shkodrës! Sipas atyre në ceremoni, këto ushtarë kishin rënë duke "çliruar Shkodrën"! E kjo në historinë e qartë, duke derdhur gjakun jo thjeshtë të atyre që po luftonin - por sidomos të mijëra qytetarëve dhe fshatarëve të Shkodrës në masakrat e rrethimit 183 ditor në rrethimin tragjik të madh në historinë e Shkodrës martire! Arroganca dhe padrejtësia shkon deri aty sa ushtarë të tillë, që kishin vdekur duke luftuar me mbrojtësit e qytetit të konsiderohen "dëshmorë të çlirimit të Shkodrës"?! Kjo tani është e pafalshme, e pa tolerueshme si historikisht dhe politikisht! Për më tepër, nuk reagojnë në Shkodër për një "xhenaze" të tillë absurde, me shpallje heronjsh të ushtarëve të cilët kanë vrarë mbrojtës, janë vrarë në luftim për të pushtuar Shkodrën dhe që kanë qenë pjesë e vrasjes masive të qytetarëve të Shkodrës, me anën e bombardimeve më të egra të një rrethim në territoret shqiptare! Nuk reagon katedra e historisë në zhdukje nga universiteti, nuk reagojnë shoqata të ndryshme, nuk reagojnë historianë në Shkodër, nuk reagon bashkia e lodhur deri në sfilitje politike e Shkodrës, nuk reagon pushteti qendror dhe për më tepër, japin leje për një ceremoni të tillë ku malazezë, serbë bëhen bashkë, për të fyer Shkodrën dhe heroizmin e saj, kundër barbarëve serbë dhe malazez në 1913-tën!

Vazhdojnë ta dinë dhe ta besojnë se "Shkodra është e tyrja dhe prandaj flasin për çlirimtarë"?! Mendojnë se e kanë çliruar nga turqit, që në fakt ishin sigurisht pushtues por u renditën kundër urdhrave të Portës për t’ia dorëzuar qytetin Cetinjës në vitin 1913. Nuk ka nevojë për shumë vërtetime mjafton të lexosh patër Gjergj Fishtën për këtë temë! Harrojnë se divizioni Zeta ka bombarduar me topat 155 obuz të dhëna nga serbët dhe Rusët, qytetin kudo, në shtëpi, xhami, kisha, spitale dhe ku kishte më shumë njerëz! Harrojnë se malazezët dhe serbët me rrethimin e tyre, nuk e morën kurrë me luftë qytetin dhe pse qytetarët shkodranë vdisnin me shumicë nga uria dhe bombardimet! Harrojnë se i gjithë qyteti ishte kundra tyre, muslimanë dhe katolikë, duke e konsideruar sulmin dhe rrethimin një pushtim nga forcat e Malit të Zi dhe Serbisë! Harruan rezistencën heroike nga mbrojtësit si turq, po sidomos redifë dhe shkodranë apo banorë të zonave rreth saj, kundra një pushtimi që po vinte me vrasje! Ishte një shtet i vogël malazez, që me anën e ndihmës së Serbisë ushtarakisht dhe po ashtu Rusisë, apo dhe Greqisë me anën e transportit të serbëve - po luftonte me një qytet të vetëm! Nëqoftëse Janina ra menjëherë - Shkodra e madhe, gjigande në heroizëm dhe nga ku mund të fillonte "Lufta e Parë Botore" qëndronte!

Sot megafonave të njerëzve që vijnë të hanë dreka në Shirokë, për nderimin e "çlirimtarit të Shkodrës" u duhet thënë se ishin pushtues, të cilët lanë në betejë mijëra e mijëra të vrarë! I shkaktuan Shkodrës si popullsi nga bombardimi dhe uria 12.000 të vdekur. Prishën 1200 shtëpi sëbashku me shumë xhami e kisha! Bombarduan konsullatat dhe spitalet! Ku shikonin flamurin e bardhë me kryqin e kuq, bombardonin duke vrarë dhe të plagosur dhe njerëz në rrugë, krejt të pa fajshëm! Këta ishin "çlirimtarët" e Shkodrës, të cilët vetëm dorëzimi me marrëveshje dhe tradhti i bëri të hyjnë në Shkodër! Harruan se vetëm nga sëmundjet dhe makabritetit i urisë, kanë vdekur kush e di sa njerëz, të cilëve një shumice nuk i dihen varret në Shkodër! Kanë harruar të tillë "xhahilë" se nuk ka shtëpi shkodrane pa dëmtime, pa të vdekur dhe pa të plagosur apo të vdekur nga sëmundjet në atë kohë në Shkodër! Këta janë çlirimtarët, të cilët nderohen nga njerëz, që duan të luajnë role nacionalistësh në kurriz të Shkodrës! E për më tepër, media i lejon, pushteti vendor i "vdekur i gjallë" në Shkodër i lejon, pushteti qendror pazarxhi po ashtu dhe shumë e shumë shoqata deprimente dhe vetëm për llafe në Shkodër po në këtë linjë! Nuk reagon dot sot patriotizmi shkodran dhe kjo është për të ardhur keq! Shumë keq! Jo për armiqësi të reja me Malin e Zi apo shtetin mik sot për në integrimin Europian, por për padrejtësinë që i bëhet historisë në këtë drejtim nga koka të nxehta atje dhe qytetarë të minoritetit këtu! Cetinja e vjetër ka mbetur gjithmonë një marrëzi e kërkesës për të marrë Shkodrën dhe pikërisht kjo po përsëritet nga emisarë provokatorë në Shkodër. Të rënët malazez dhe serbë në Shkodrën e viteve 1913-të kanë vdekur në luftën për mbrojtjen e Shkodrës nga sulmi i tyre sa idiot (kurrë nuk do ta merrnin dot) dhe kriminal për të marrë qytetin që nuk ju ka takuar asnjëherë! E kanë pushtuar dikur, por kanë dalë jashtë! Nuk kanë qenë dhe nuk do të jetë kurrë i tyre, por nostalgjia për një mrekulli të tillë, i bën të qajnë dhe të provokojnë me lejen e "batutaxhinjve dhe të barsoletaxhinjve në Tiranë dhe Shkodër", duke gërvishtur plagën e vjetër!

Po, kanë vdekur malazezët dhe serbët sepse ka pasur mbrojtës trima! Kanë vdekur me shumicë (edhe shumë nga familja e Knjaz Nikollës) sepse Shkodra nuk merret me luftë! Kanë vdekur se kanë merituar të vdesin, për "aventurën e tyre" për të marrë Shkodrën! Gjithmonë kanë vdekur në Shkodër rrethuesit e saj dhe si përfundim, ka ardhur koha e kanë dalë jashtë! Gjithmonë!

Nga Besi BEKTESHI