BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Çmimi i ujit të lali Erit barazohet me çmimin e energjisë elektrike

Çmimi i ujit të lali Erit barazohet me çmimin e

 Të na rrisin pagën as nuk i shkon mendja ndonjërit prej agallarëve që vetë ne shqiptarët e shkretë i kemi fryrë. Sa i pompojmë bëhen menjëherë si të çmendur dhe ia nisin pa prerë duke na plaçkitur, duke na varfëruar, aq sa ne të shkretët nisim e marrim vrapin të ikim sa më larg kësaj Shqipërie, që e shohim se është mbushur me lloj-lloj zorzopësh. 

Me dhimbje po shohim se edhe lali Eri ia ka marrë dorën për të na plaçkitur. Me lloj-lloj taksash nga më qesharaket. Aq sa paga na del vetëm për të shlyer taksat, se për bukën e gojës së fëmijëve askush nuk pyet në këtë Shqipërinë tonë.

Mirë, për gjithçka që ndodh e do të ndodhë në të ardhmen (sepse tashmë e dimë se drejtohemi nga maskarenj që kënaqen vetëm kur na shtyjnë varfërinë e mizerabilitetin në shtëpi), po tani lali Eri po na çudit edhe me çmimin e ujit. Aq sa faturën e ujit na e ka barazuar me atë të energjisë elektrike.

“Këtë muaj më duhet të paguaj 3 mijë lekë për ujin e pijshëm. Më është shënuar në faturë se kam shpenzuar 25 metër kub ujë në një banesë një dhomë e një kuzhinë. A thua se kam ndonjë fabrikë në shtëpi. Të ankohem? Po ku? Sepse ankesat tona hidhen në kanalin e ujërave të zeza. Po të ankohemi, vetëm na tallin zorzopët e bashkisë, “askerët” e lali Erit”, thotë i tromaksur dhe i nevrikosur një banor i Laprakës, kur sheh se duhet të paguajë 3200 lekë për ujin e pijshëm, kur paguan 3400 lekë për energjinë elektrike. “Ore, na e barazoi lali Eri ujin që përdorim për larjen e halesë me energjinë elektrike që na ndriçon”,- thonë të çuditur tiranasit. Se çfarë uji na shet lali Eri, ne tiranasit e dimë mirë. Me akullin e bërë prej këtij uji, tashmë e dimë rrezikun që na gjen nëse e përdorim. Mjekët tregojnë se gjatë këtyre ditëve, si pasojë e përdorimit të akullit të bërë me ujin e lali Erit janë infektuar me hepatitin A tre persona. Ky është uji që lali Eri na e barazon me energjinë elektrike.

Janë të shumtë tiranasit që i ka gjetur belaja me faturën e ujit të pijshëm. “Faturimin na e kryejnë maskarenjtë. Sepse nuk ka mundësi t’i faturohet një banese 1 dhomë e një kuzhinë mbi 20, apo 30 metër kub ujë. Ç’është kjo plaçkitje o lali Eri? Sepse ujin tënd e përdorim vetëm sa për t’u larë që të mos na mbijnë morrat. Sepse për të pirë e për të zierë gjellë, ujin e blejmë me para në dorë. Ju e keni dëgjuar këngën që këndohet nëpër lagjet e Tiranës, “hajde ujë Dajti, ujë Dajti”. Se me ujin që na sjell ti, vetëm halenë mund ta pastrojmë. Dhe për kaq gjë je vënë në garë me OSHEE-në. Sepse edhe ti na merr tashmë para sa OSHEE-ja.

Çfarë duhet të bëjmë? Se si e ka nisur ky lali Eri me taksat, ndonjë ditë do të na thotë: Gjithë rrogën ma dërgoni për të shlyer taksat. Për të ngrënë, hani... Deri në këtë derexhe po na çon ky lali Eri ne tiranasve të rinj e tiranasve të vjetër.

Ne ende nuk e kemi harruar taksën idiote të arsimit. Prej 3 vitesh na mbledh ky lali Eri taksën e arsimit, po askush nuk e di se ku e ka çuar. Sepse tani na thotë se shkollat do t’i ndërtojë me PPP. Pra, të tjera të ardhura do të paguajmë ne të shkretët. Pse lali Eri nuk na thotë se ku e ka çuar taksën e arsimit që na ka mbledhur deri tani? Është për t’u nderuar e kujtuar ish-kryetari i Parlamentit, Pjetër Arbnori, që na tha ne shqiptarëve: Këta nuk janë socialistë, po specialistë. Lali Eri hesht sot për taksën e arsimit, ashtu siç heshtën socialistët (specialistët) për taksën “Majko”, që as sot e gjithë ditën nuk dihet se nga fluturoi. Bile as sot e gjithë ditën, ne shqiptarët nuk dimë sa është kostoja e autostradës së Kombit. Dihet vetëm se janë shpenzuar deri tani rreth 1,3 miliardë euro. Për ta përfunduar gjithë autostradën do të duhen edhe rreth 300 milionë euro. Një djall e gjysmë po na kushton ne shqiptarëve çdo gjë që u shkon mendja për të ndërtuar këtyre farë specialistëve. Ndërsa neve vetëm po na varfërojnë. Për të broçkullisur idiotizma janë të vetmit. Siç bën ministri i Financave, që na tregon se rritja ekonomike është 4,5 herë më e madhe së në vitin 2013. Një idiotizëm me brirë, kur gjithë shqiptarët e shohin qartë se ç’rritje ekonomike kemi. Të gjithë e shohim në sofrën e shtëpisë, që jo vetëm nuk kemi ndonjë rritje, por përkundrazi, varfëria ka marrë përmasa të lemerishme në këtë gjysmë shtetin tonë. Ndodh kështu sepse edhe ne të mbytur nga mjerimi dimë vetëm të heshtim. Heshtim edhe kur i nxehti po na mbyt, ndërsa drejtuesit e autobusëve nuk duan t’ia dinë për të ndezur ndonjë sekondë kondicionerët. Edhe pse çmimin e biletës na e rritën si iu desh qejfi. Ndërsa lali Eri, as premtoi përmirësim të ndjeshëm të gjendjes së autobusëve. Deri tani po shohim vetëm pluhur e pisllëk, por edhe të nxehtin përvëlues. Ndërsa shqiptarët e varfëruar në skaj mërmërisin: Kur do të arrijmë të ngremë një shtet tamam, që t’u shërbejë gjithë shqiptarëve e jo vetëm oligarkëve e maskarenjve në pushtet.

Nga Ermion DULLA