BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Opinion / Editorial

Ç’na bëre more Edi Rama, ç’na bëre!

Ç’na bëre more Edi Rama, ç’na bëre!

Ca të mira i keni bërë, po me këtë që ke bërë këtë radhë, i ke prishur dhe ato. Mos harro, që ne kishim ndërtuar një demokraci, ku njerëzit të bënin ç’t’u shkrepej në kokë. Të ngriheshin në mes të ditës e të vidhnin cilin të mundnin, po dhe të rrëmbenin pushkën dhe të bënin qitje të lirë kundër çdo njeriu, që i shante gomarin. Të vinin te prona jote dhe të shtynin tutje, se ajo u duhej atyre. Të ofendonin e shpifnin me zhargonin më antinjerëzor ku t’u tekej. Edhe në Kuvendin e Shqipërisë të nxirrnin jashtë për zhele, edhe po të protestoje të vrisnin përpara Kryeministrisë. Nëse njerëzve u kanë mbetur edhe pak tru në kokë dhe e kanë ndjekur politikën e opozitës, e dinë që ajo e filloi punën e saj me të sharë, me të shkatërruar e me të shpifur. Akuza për krime, vjedhje, drogë. Tërë këto vite në organet e drejtësisë nuk shpunë asnjë njeri. Si thoni ju, a mund të besojnë njerëzit një forcë politike që vetëm leh? Si mund t’i japësh pushtetin një opozite, që nuk ka paraqitur para njerëzve asnjë alternativë më të mirë nga ajo e pushtetit? Po ç’na bëre, more zoti Rama, ç’na bëre! I hoqe opozitës alternativën e vetme që kishte, shpifjen e sharjen, që ajo e quan fjalë të lirë! Dhe u ngritën si në kor lulushërinjtë e të akuzuan, se kërkon t’i mbyllësh gojën opozitës! E çfarë bën kështu, more zoti kryeministër me atë ligj që na propozon? Mos e bëj atë ligj, se na le opozitën pa alternativë. Ne i dimë ca gjëra, po që të jetë fjalë e lirë dhe alternativë e vetme shpifja e opozitës, nuk e dinim. Prandaj mos e bëj këtë ligj, që ndalon shpifjet e sharjet, se nuk ka kush na shan nga nëna e nga motra. Jeni të lutur, zoti kryeministër, mos e lini opozitën memece, se nuk ka kush merret me problemet personale e familjare, siç u morën me Xinxifilet.

E nderuar opozitë, nëse jeni e tillë, nga e keni psonisur këtë fjalë të lirë, që cënon dinjitetin e tjetrit!? Nëse fjala e lirë fut në konflikt një fis të tërë, ajo e ka emrin shpërdorim i fjalës dhe krijon tragjedi si ajo e Matit e të tjera që kanë ndodhur në Shqipëri. Fjalori i drejtshkrimit tonë ka turli fjalësh që mund t’i zgjedhësh për të bërë debate politike ose biseda miqësore. Nëse demokracia erdhi vetëm për të shpifur e sharë, mos e gëzoftë asnjë nga ditët e saj. Shqiptarët nga natyra janë të ndjeshëm dhe nuk durojnë dot shpifje e sharje si këto që keni përdorur deri tani. Kjo që bëni ju dhe Kuvendi i Shqipërisë, është vetëm nxitje për konflikte e tragjedi të reja. Ç’patët që kërcyet nëpër ekrane sikur u ishte cënuar nderi? Juve u cënohet alternativa e vetme, që keni përdorur deri tani, shpifja e sharja, po harroni që njerëzve u keni cënuar nderin dhe dinjitetin me atë zhargon rrugaçëror. Nuk janë në natyrën e popullit tonë këto zhargone dhe ngjarje që kanë ndodhur këto vite të ashtuquajtur demokraci, kush na i psonisi si demokraci. Pavarësisht asaj pjese të vogël, që mbështeti pushtuesit, të tjerët kanë jetuar si vëllezër. Familjet vetëm burrat kishin të ndarë, të tjerat i kishin të përbashkëta. Dhe me atë pjesë që ishte e mënjanuar na është bashkuar kjo farë opozitë ballisto-legalisto-demokrate. Populli e deshi fjalën demokraci, po nga mënyra se si erdhi ajo, tani është bërë fjalë e ndyrë. Demokraci nuk do të thotë ndarje, siç bën i ashtuquajturi lider i PD, që deklaron, se nuk do të komunikojë më me kryeministrin! Nëse kryeministri ka ato që mund të ketë, opozita me argumente duhet të ngulë këmbë që kryeministrin ta nxjerrë nga Kuvendi, jo të iki vetë. Të mos pranosh të dialogosh me kryeministrin, do të thotë se të mungon autoriteti politik e burrëror. Ajo që ka bërë deri tani kjo farë opozite ka qenë vetëm fjalë në erë, që i dëgjon vetëm ajo. Demokraci nuk do të thotë mëri ndaj njëri-tjetrit, por dialog. Nëse tjetri të bind me argumente, korrigjohu, ose nxirr alternativën tënde që ta bindësh. Po alternativë nuk është shpifja e sharja. Opozita vete merret me një teatër, që bëhet për popullin dhe nuk i prish punë as opozitës, po nuk merret me problemet themelore që ka vendi, të cilat s’janë të pakta. Fakti që ajo merret me vogëlina do të thotë se nuk ka aftësi të tjera. Atëherë si pretendon të marrë pushtetin e të drejtojë vendin? Në opozitë ka shumë kuadro që dinë t’u japin rrugë problemeve, po përse rrinë në heshtje? Ata presin ç’do të ndodhë, se edhe po flasin nuk i dëgjon më njeri. Brenda opozitës ka njerëz që të duken sikur heshtin, por janë ata që ndërsejnë ca mendjefyle për t’i hedhur në greminë me ndonjë premtim, që nuk e kanë ende në dorë. Për t’u bërë një çikë ministër kur të hipi gomari në majën e arrës, korbi Salianji vajti u fut në një qorrsokak, që nuk dihet a do të dalë dot më. Kujt i duhet kjo armiqësi mes shqiptarëve, që ka mbushur burgjet sa s’marrin më? Vrasje nëpër kazino, vrasje nëpër prona, vrasje mes subjekteve politike! Armik kemi veten tonë! Dhe opozita me lulushërinë kundërshton ligjin që ndalon vrasjet, se shpifjet në vrasje të shpjenë. Lulushëria propozon të rikthehet ligji me vdekje! A nuk u duket një çudi kjo? Pak shqiptarë po vriten, po të vrasë dhe ca ligji. A e dini, që shumica e atyre që janë në burg, me rikthimin e ligjit për vrasjet, të gjithë pushkatohen?

Opozita e ka detyrë funksionale të kundërshtojë e të korrigjojë gabimet e qeverisë, por jo t’i bëjë nul të gjitha arritjet e saj. Ato të mira që bëhen nuk i shërbejnë qeverisë, por të gjithë popullit. Por kjo politikë që ndjek opozita deri tani ka qenë kundër Shqipërisë. Ata nuk e kuptojnë që janë edhe kundër vendit, edhe kundër vetes. Megjithatë ndërkombëtarët e kanë kuptuar dhe nuk ua kanë vënë veshin rrumpallës së tyre, edhe pse ajo u është kundërvënë edhe atyre si të blerë nga Rama! Ndërkombëtarët nuk e besojnë opozitën tonë, se tek ajo nuk shikojnë asnjë alternativë në të mirë të vendit, por vetëm fjalëtogsh toktançe. Na vjen keq, po kjo lloj politike nuk e sjell dot kurrë në pushtet këtë farë opozite, që me këtë nakatosje që ka bërë, do të ndezi sherrin brenda vetes. Pas miratimit të ligjit kundër shpifjeve, opozita ose do të kthehet në rrjedhën normale të shoqërisë, ose do të jetë e tëra në burg. Po ç’na mëre, more zoti Rama, ç’na bëre!

Nga Enver CAKAJ