BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Opinion / Editorial

“Corona Virusi” vërtetoi sëmundjen e pashërueshme të kapitalizmit dhe imperializmit

“Corona Virusi” vërtetoi sëmundjen e pashërueshme

Dikush, mundet edhe të nënqeshi dhe të mendojë se po ky po na sjell këtu idetë marksiste dhe përcaktimet leniniste të natyrës së imperializmit? Pse jo ?! Se mos vallë Lenini i shpiki këto ide nga mëndja tij? Në fakt ky term, është futur në leksikun botëror që në kohën e Mbretëreshës Viktoria të Anglisë dhe nga Napoloni i tretë i Francës diku aty nga fundi i shekullit të XlX-të për të treguar tendencën për shtrirje (zgjerim), zotërim dhe së fundi sundimin politik dhe ekonomik të një vendi kapitalist mbi një vend tjetër, duke krijuar kështu perandoritë e tyre.

Madje, qysh në vitin 1902 ekonomisti englez John Hobson përcaktonte se...” produkti natyror i prodhimit të përgjithshëm( në vendin e zhvilluar kapitalist) pëson një rritje të përshkallëzuar të të kapitalit ekonomik, i cili i tejkalon mundësitë e vendit të vet, kështu që ka nevojë për tregje të huaja për mallra dhe investime në vende të tjera. Ja pra, që nuk qenka leniniste, por vetë kapitalizmi dhe imperializmi shfaqin natyrën e vet. Do të mjaftonte, që me majën e mprehtë të shpatës së Demokleut një prerje e lehtë e “vellos së demokracisë”, për të parë të vërtetën e egërsisë së “zotit kapital”.

Lenini e përcaktonte saktë, kur theksonte se imperializmi lindi nga evolucioni dhe vazhdimi i drejtpërdrejtë i cilësive themelore të kapitalizmit në përgjithësi. Por kapitalizmi u bë imperializëm vetëm në një shkallë të caktuar dhe shumë të lartë të zhvillimit të tij, kur [...] monopole kapitaliste u zëvendësuan nga konkurrenca e lirë [...] shkurt imperializmi është faza monopoliste e kapitalizmit”Askush nuk duhet të mendojë se luftën e parë ose si i thonë “Luftën e madhe” e hapi krisma eultranacionalistit Gavrilio Princip, sikurse dhe në të dytën nuk ishin fantazmat e ëndrrave që këshillonin Hitlerin për hapjen e luftës. Të dyja luftërat botërore shpërthyen si luftëra imperialiste, me shkatërrim perandorish të vjetra dhe krijime të tjera. Lakmia nuk është ndjenjë e kultivuar te njeriu sikurse pretendojnë klerikët, por është natyrë e kapitalit sundimtar për zgjerimin e territoreve të veta mbi kurrizin e popujve të tjerë. Nuk ka e s'mund të ketë kapitalizëm monopolist shtetëror pa xhelozuar ndaj rivalëve të vet, ku hera herës për interesa ekonomike bashkohen dhe “vëllazërohen” përkohësisht, sikurse dhe në momente të caktuara i skërrmitin dhëmbët njeri tjetrit, ashtu sikurse bën kopeja e ujqërve me njëri tjetrin ndaj presë. Tashmë me krijimin e superfuqive imperialiste edhe vende të zhvilluara në nivelin imperialist edhe kapitaliste, por edhe ato të varfëra, të cilat vuajnë ende neokolonializmin e epokës moderne, përsëri dhe këto lëvizin ashtu sikurse elektronet e fushës magnetike rreth bërthamës së vet. Pavarësisht dëshirave të Japonisë, Britanisë, Indisë apo ndonjë vendi tjetër, polarizimi i gjithë shteteve të rruzullit tokësor ka qenë përcaktuar në tre fuqitë superpotente. Midis Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Evropës së bashkuar e cila kjo e fundit , pra Evropa më shumë është e përçarë nga pikëpamja organizative si union.

Por për çudinë më të madhe në skenën botërore ka dalë dhe një superfuqi e katërt botërore, Kina.. e cila nuk shikohet me sy të mirë nga tre të parat. Të jetë vallë komuniste Kina sikurse pretendojnë ?! Jo aspak! Kina është tërësisht një imitim dhe vazhdim i mëtejshëm i social imperializmit të dikurshëm të Hrushovit, Brezhnjevit e Gorbaçovit. Madje shumë, shumë e rrezikshme, sepse kamuflohet me sllogane komuniste. Është më e lehtë të mashtrosh më “socializmin kapitalist” kinez...se sa me kapitalizmin klasik euro-atlantik edhe pse propagandohet se shteti i tyre tashmë sa vjen e bëhet më human. Krijimi i idesë se Kina është komuniste i vjen për shtat gjithë imperializmit botëror, sepse goditet rëndë ideologjia e proletariatit si klasë por dhe partitë komuniste. (Ndaj dhe sot në botë lëvizja punëtore e komuniste nuk është në nivelin që tu përgjigjet situatave sepse ato( partitë komuniste) aktualisht janë në bisht të tyre ). Në këtë pikë Kinës i dalin si aleatë gjithë imperializmi botëror dhe reaksioni. Jo se ata duan Kinën si superfuqi, por sepse Kina në këtë rast tulat, zvenit dhe e ul hovin revolucionar të masave duke e zgjatur edhe më tej jetën e imperializmi(Në këtë pikë ato puqen) . Ndërsa në aspektin e luftës dhe kontradiktave ndërimperialiste, dalja në skenë e kësaj superfuqie edhe pse nuk e kanë fort për zemër i vjen për shtat vetëm Rusisë së car Putinit.

Në këto kushte Kina hë për hë ka krijuar aleancë me Rusinë. Kjo aleancë i bashkon në luftën ekonomike për dominimin e tregjeve dhe për hir të së vërtetës Kina jo vetëm është shtrirë në Azi në Indokinë, por dhe në disa vende të Lindjes së Mesme, në Amerikën e Jugut në Afrikë e deri në Evropë. Po si mundet, a do ta pranojë Amerika këtë konkurrencë dhe a do të dëshironte këtë gjë lidershipi botëror që të humbas kontrollin politik dhe ekonomik të globit?!.. Aspak dhe Amerika i ka dhënë provat, se atje ku ajo ka interesa, nëse nuk arrin ta nënshtrojë dot nga pikëpamja ekonomike ndërhyn ushtarakisht me forcën e armëve . Këtë e vërteton fakti se vetëm në gjithë rruzullin USA ka 686 baza ushtarake duke kontrolluar 75% të globit me një efektiv afërsisht 300 mijë ushtarë dhe një buxhet ushtarak, (vetëm për këto baza) më shume se 600 miljardë dollarë. Këto baza u shërbejnë për të mbajtur nën kontroll vendet e rajonit dhe qëllimi i tyre është thjesht sigurimi i sundimit ekonomik i rajoneve ku dominojnë. (Në këtë pikë ato ndahen me njëra tjetrën) Për momentin, Amerikën nuk e tmerron vala revolucionare e masave, por konkurrenca ndërimperialiste, madje dhe vet tendencat centrifugale të aleatëve të tyre të cilat kërkojnë pavarësi ndaj kapitalit amerikan. E para është Gjermania e cila kur presidenti amerikan Tramp u kërkoi të mos ndërmerrnin hapin për ndërtimin e gazsjellsit “Nordstream”, Merkel ju përgjigj negativisht duke i thënë presidentit amerikan se kjo është punë e Gjermanisë dhe jo e Amerikës.

Sfidat anti- amerikane e kanë xhindosur këtë superfuqi të madhe ekonomiko- ushtarake e cila përdor dhe ka për të përdorur të gjitha mjetet e mundshme për të vazhduar ta ketë të sunduar ekonomikisht pjesën më të madhe të globit. Prandaj dhe pak ditë më parë nën maskën e luftës së përbashkët kundër virusit të”koronës” Trampi i kërkoi Presidentit Makron një qëndrim të përbashkët të Francës dhe vendeve të tjera të Evropës. Por Trampi, nuk ka hallin te shëndetësia, sepse dihet që vërtetë shumë koka shkencore në fushën e mjekësisë ndodhen në Amerikë, por sikurse dhe dihet se Amerika ka sistemin më të keq të shërbimit social në këtë fushë . Jo ! Nënteksti i bisedës së Trampit është që Evropa të mbajë qëndrim të njëjtë dhe të ashpër kundër Kinës, sepse është ajo qendra e përhapjes së virusit dhe e keqja e botës. Në këtë rast “viruskorona” shërben si pretekst, sikurse shërbeu ai i një shekulli më parë për vrasjen së Franc Ferdinantit. Kaq u desh dhe filloi lufta e parë e cila në fakt ishte e përgatitur qysh më parë nga vetë fuqitë imperialiste dhe aspak nga popujt. Popujt fatkeq u përdorën si mish për top për intersat e tyre.

Të dyja këto luftra, kanë treguar se tragjeditë e popujve nuk i shkaktojnë as dëshirat personale të diktatorëve apo kastave, por oligarkia e madhe ekonomik- financiare e ndodhur përballë krizave. A nuk ishte kriza e viteve 29-33 të shekulli të kaluar kambana që njoftonte për tragjedinë e së afërmes ?! Mbase korona virusi u injektua qëllimisht si vazhdimësi e luftës ekonomike në kushte të tjera të presionit bllokadës dhe shantazhit që i bëjnë superfuqitë njëra-tjetrës për dominime të reja. Mbase dhe prelud i luftës së tretë botërore. që këto superfuqi po e afrojnë çdo ditë e më shumë. Sikurse nuk mund të anashkalojmë faktin se dhe pandemitë natyrale, epidemitë shfarosëse edhe pse të dhimbshme, janë të përkohshme, teksa pandemia e fatkeqësive që shkakton imperializmi në përgjithësi dhe superfuqitë në veçanti, sikurse dhe luftrat e tij, janë të përhershme dhe shoqërojnë imperializmin dhe këto superfuqi, deri ditën që ato do të japin shpirt. Në këtë rast proletariati i shtypur dhe i shfrytëzuar, do të jetë varrhimësi i tij. Ajo ditë, do të shënojë përfundimisht dhe lirinë- barzinë- vllazërinë e gjithë popujve të botës pa shtypje e shfrytëzim klasor. Një luftë e tretë botërore mund të fillojë si luftë ndërimpriliste, por e sigurt se do përfundojë me shfarosjen një herë e mirë të kapitalizmit dhe imperializmit si burim i gjithë tragjedive në rruzullin tokësor. Nuk ke ç’i bën sepse ai e çon vet zhvillimin e tij deri në atë pikë saqë fati i tij do të jetë domosdoshmërisht tragjik dhe këtë fat nuk ja kanë përcaktuar as socialistët utopikë francezë, as Adam Smithi, as Marksi e Lenini por vet historia. Fundi i tij është i pa shmangshëm !